LAJMI I FUNDIT:

Arsenal

Info

 

 

Arsenal 3-0 Southampton: Nota e Xhakës, Brojës dhe të tjerëve

Arsenal 3-0 Southampton: Nota e Xhakës, Brojës dhe të tjerëve

Premier League
Arsenali fiton lehtësisht ndaj Southamptonit

Arsenali fiton lehtësisht ndaj Southamptonit

Premier League
Arsenali kërkon këndelljen, Southamptoni për befasi – formacionet zyrtare

Arsenali kërkon këndelljen, Southamptoni për befasi – formacionet zyrtare

Premier League
Arsenali po punon për rikthimin e Wijnaldum në Ligën Premier

Arsenali po punon për rikthimin e Wijnaldum në Ligën Premier

Premier League
Newcastle kërkon Pepen si transferimin e parë të madh në janar

Newcastle kërkon Pepen si transferimin e parë të madh në janar

Premier League
Newcastle përpilon një listë dëshirash me pesë lojtarë që synon t’i transferojë në janar

Newcastle përpilon një listë dëshirash me pesë lojtarë që synon t’i transferojë në janar

Premier League
Arsenali shfaq interesim për transferimin e Richarlisonin

Arsenali shfaq interesim për transferimin e Richarlisonin

Premier League
Tifozët e futbollit do të detyrohen të tregojnë pasaportat e vaksinimit për të hyrë në stadiume nga kjo fundjavë

Tifozët e futbollit do të detyrohen të tregojnë pasaportat e vaksinimit për të hyrë në stadiume nga kjo fundjavë

Premier League
Everton 2-1 Arsenali, vlerësimi për Granit Xhakën dhe të tjerët

Everton 2-1 Arsenali, vlerësimi për Granit Xhakën dhe të tjerët

Premier League
Evertoni mposhtë Arsenalin me rikthim

Evertoni mposhtë Arsenalin me rikthim

Premier League
Everton pret Arsenalin, Xhaka kthehet nga minuta e parë – formacionet zyrtare

Everton pret Arsenalin, Xhaka kthehet nga minuta e parë – formacionet zyrtare

Premier League
Arsenali gati të shpenzojë 70 milionë euro për një sulmues

Arsenali gati të shpenzojë 70 milionë euro për një sulmues

Premier League
Notat e lojtarëve: Manchester United 3-2 Arsenal, Ronaldo i pandalshëm

Notat e lojtarëve: Manchester United 3-2 Arsenal, Ronaldo i pandalshëm

Premier League
Unitedi e fiton ndeshjen e bukur ndaj Arsenalit

Unitedi e fiton ndeshjen e bukur ndaj Arsenalit

Premier League
Unitedi dhe Arsenali zhvillojnë kryendeshjen e xhiros – formacionet zyrtare

Unitedi dhe Arsenali zhvillojnë kryendeshjen e xhiros – formacionet zyrtare

Premier League
Hajdutët i kërkuan çelësat e makinës, celularin dhe orën – Gabriel u ofroi vetëm grushte

Hajdutët i kërkuan çelësat e makinës, celularin dhe orën – Gabriel u ofroi vetëm grushte

Premier League
Milani shënjestëron Lacazetten

Milani shënjestëron Lacazetten

Serie A
Gabigol preferon kalimin në Ligën Premier

Gabigol preferon kalimin në Ligën Premier

Premier League
Lacazette pranon planin për largimin e tij nga Arsenali

Lacazette pranon planin për largimin e tij nga Arsenali

Premier League
Aubameyang humbi një rast të jashtëzakonshëm ndaj Newcastle, ylli i Arsenalit vendos kandidaturën për ‘huqjen e sezonit’

Aubameyang humbi një rast të jashtëzakonshëm ndaj Newcastle, ylli i Arsenalit vendos kandidaturën për ‘huqjen e sezonit’

Premier League
Tomiaysu më i miri: Arsenal 2-0 Newcastle, notat e lojtarëve

Tomiaysu më i miri: Arsenal 2-0 Newcastle, notat e lojtarëve

Premier League
Arsenali merr fitoren komode ndaj Newcastles

Arsenali merr fitoren komode ndaj Newcastles

Premier League
Arsenali kërkon tre pikë ndaj Newcastles – formacionet bazë

Arsenali kërkon tre pikë ndaj Newcastles – formacionet bazë

Premier League
Arsenali i gatshëm t’i ndajë rrugët me Nicolas Pepen

Arsenali i gatshëm t’i ndajë rrugët me Nicolas Pepen

Premier League

ars

Klubi futbollistik i Arsenalit është themeluar në vitin 1886 në Woolwich, ndërsa në vitin 1893 u bë klubi i parë nga jugu i Anglisë që u përfshi në ‘The Football League’. Në vitin 1913 u zhvendos në veri të Londrës në Stadiumin e Arsenalit në Highbury. Në vitin 1933, Herbert Chapman i ndryshoi ngjyrat e tyre tradicionale duke përfshirë mëngët e bardha.

Nga viti 2006, klubi është vendosur në Emirates Stadium në afërsi të Holloway. Nga viti 1919 e këndej, asnjëherë nuk ka rënë nga liga superiore që është kohë rekorde në futbollin anglez. Në vitet e tridhjeta fituan pesë kampionate dhe dy Kupa FA, ndërsa pas luftës fituan edhe një tjetër Kupë FA dhe dy kampionate.

Në sezonin 1970/1971, Arsenali për herë të parë fitoi kupën e dyfishtë, atë të Ligës dhe atë FA. Në vazhdim, George Graham dhe Arsene Wenger shijuan pesë titujt kampioni, shtatë Kupa FA dhe dy dyshe të tjera (së bashku me Kupën e Ligës) dhe arritën në finale të Ligës së Kampionëve. Nën drejtimin e menaxherit aktual, Arsenali ka regjistruar rekorde për më së shumti ndeshje radhazi pa humbje dhe më së shumti fitore radhazi, ndërsa përfunduan një sezon të plotë (38 ndeshje) pa humbje, duke thyer rekordin e Preston North End, i cili kishe qëndruar për 115 vite.

Topçinjtë janë një prej klubeve më të dekoruara angleze me 41 trofe vendore dhe dy evropiane, duke përfshirë 13 tituj kampionalë dhe rekord prej 12 trofesh të FA Cup. Bën pjesë në klubet me më së shumti tifozë dhe besohet të jetë në dhjetë vendet e para. Revista Forbes në vitin 2015 e ka vlerësuar klubin në vlerë prej 1.3 miliard dollarësh.

hentitull

TROFETË kryesore

Vendore

Liga Premier (Divizioni i parë deri në vitin 1992) (13): 1930–31, 1932–33, 1933–34, 1934–35, 1937–38, 1947–48, 1952–53, 1970–71, 1988–89, 1990–91, 1997–98, 2001–02, 2003–04.

FA Cup (13): 1929–30, 1935–36, 1949–50, 1970–71, 1978–79, 1992–93, 1997–98, 2001–02, 2002–03, 2004–05, 2013–14, 2014–15, 2016–17 (rekord)

League Cup (2): 1986–87, 1992–93.

FA Community Shield (FA Charity Shield deri në vitin 2002) (15): 1930, 1931, 1933, 1934, 1938, 1948, 1953, 1991 (shared), 1998, 1999, 2002, 2004, 2014, 2015, 2017.

Mercantile Credit Centenary Trophy (1): 1988–89.

London Challenge Cup (10): 1921–22, 1923–24, 1930–31, 1933–34, 1935–36, 1953–54, 1957–58, 1961–62, 1962–63, 1969–70 (rekord).

Sheriff of London Charity Shield (4): 1931, 1933, 1965, 1966 (rekord)

Southern Professional Floodlit Cup (1): 1958–59

London Senior Cup (1): 1890–91.

London Charity Cup (1): 1890.

Kent Senior Cup (1): 1890.

 

Evropiane

European Cup Winners’ Cup (1): 1993–94

Inter-Cities Fairs Cup (1): 1969–70

 

Të tjera

Premier League Asia Trophy (1): 2015

Kupat dyshe

1970–71: League dhe FA Cup

1992–93: FA Cup dhe League Cup

1997–98: League dhe FA Cup

2001–02: League dhe FA Cup

arsenalrivals

Rivaliteti

Derbi kryesor i Arsenalit është ai kundër Tottenham Hotspur, klub me të cilin ka rivalitet lokal. Sipas një sondazhi të bërë në dhjetor të vitit 2003, tifozët e Topçinjve i kanë etiketuar pikërisht Spursat si rivalët kryesorë. Klubi i dytë rival i Arsenalit konsiderohet Manchester Unitedi. Edhe pse me Chelsean ka po ashtu rivalitet të madh, në këtë sondazh, Blutë janë renditur si të tretët në listën e ‘armiqve’ të Topçinjve. Manchester City dhe Liverpooli pasojnë këtë renditje.

 

Nofkat

Tifozët e Arsenalit zakonisht etiketohen si ‘Gooners’, emër që daton nga nofka e klubit, ‘Gunners’ (Topçinjtë).

The Untouchables (Të Paprekshmit)

The Invincibles (Të Pamposhturit)

emirates

Stadiumet

Gjatë kohës kur ishte në juglindje të Londrës, Arsenali ka luajtur në Manor Ground në Plumstead, pos në një periudhë trevjeçare (1890-1893) kur ka luajtur në Invicta Ground. Pas zhvendosjes në veri të Londrës, klubi ka luajtur në Arsenal Stadium, më së shumti të njohur si Highbury, i cili ishte shtëpi e klubit nga viti 1913. Highbury kishte kapacitet prej 57.000 ulësesh, por gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve kapaciteti ishte shumë më i zvogëluar. Për këtë arsye, Arsenali i zhvillonte ndeshjet e garës evropiane në Wembley para 70.000 spektatorëve. Pas problemeve me stadiume, në vitin 2000, klubi vendosi që të ndërtonte një stadium të ri në Ashburton Grove të quajtur Emirates Stadium me kapacitet prej 60.361 ulësesh. Ndërtimi përfundoi në vitin 2006 para fillimit të atij sezoni (2006/2007), dhe vazhdon të jetë shtëpia e klubit edhe në ditët e sotme.

Faqja zyrtare e Arsenalit.