LAJMI I FUNDIT:

Arsenali fiton lehtësisht ndaj Southamptonit

Arsenali fiton lehtësisht ndaj Southamptonit

Arsenali është rikthyer te fitoret në Ligën Premier, pasi ka mposhtur Southamptonin  me rezultat të thellë 3-0.

Që nga fillimi i ndeshjes, londinezët ishin më të mirë dhe pas 21 minutave gjetën golin e parë.


Bukayo Saka asistoi për mrekulli te Alexandre Lacazette i cili realizoi një gol të bukur për 1-0.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Topçinjtë shënuan edhe golin e dytë, ku kësaj radhe Tierney asistoi për Martin Odegaard i cili ngriti epërsinë e tyre në 2-0.

Me epërsinë prej dy golave të londinezëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Kur kaluan një orë lojë, Arsenali shënoi edhe golin e tretë, me brazilianin Gabriel që ishte realizues.

Me këtë fitore Arsenali është ngritur në pozitën e pestë me 26 pikë të tubuara.

Ndërkohë Southampton mbetet në vendin e 16-të me 16 pikë të grumbulluara pas 16 ndeshjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori