LAJMI I FUNDIT:

Arsenal

Info

 

 

Xhiroja e 19-të dhe ajo e 20-të mund të shtyhen në Ligën Premier

Xhiroja e 19-të dhe ajo e 20-të mund të shtyhen në Ligën Premier

Premier League
Arteta e pëlqen shumë, Arsenali gati ta transferojë Arthurin

Arteta e pëlqen shumë, Arsenali gati ta transferojë Arthurin

Serie A
Leeds United 1-4 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve

Leeds United 1-4 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve

Premier League
Arsenali fiton me rezultat të thellë në udhëtim te Leeds United

Arsenali fiton me rezultat të thellë në udhëtim te Leeds United

Premier League
Granit Xhaka vjen me një super asistim tek goli i dytë i Martinellit ndaj Leeds United

Granit Xhaka vjen me një super asistim tek goli i dytë i Martinellit ndaj Leeds United

Premier League
Arsenali kërkon fitore ndaj Leeds për të mbetur në pjesën e epërme, formacionet zyrtare

Arsenali kërkon fitore ndaj Leeds për të mbetur në pjesën e epërme, formacionet zyrtare

Premier League
Juventusi konsideron transferimin e Aubameyangut në janar

Juventusi konsideron transferimin e Aubameyangut në janar

Serie A
Portieri në huazim i Arsenalit ka pësuar lëndim horror në kokë – ishte një veprim i pamenduar mirë

Portieri në huazim i Arsenalit ka pësuar lëndim horror në kokë – ishte një veprim i pamenduar mirë

Ndërkombëtare
Aubameyang lidhet me një kalim te Barcelona, por dikur kishte bërë një premtim për Real Madridin

Aubameyang lidhet me një kalim te Barcelona, por dikur kishte bërë një premtim për Real Madridin

Premier League
Arsenali duhet të pranojë ofertë të reduktuar për të shitur Aubameyangun

Arsenali duhet të pranojë ofertë të reduktuar për të shitur Aubameyangun

Premier League
Martin Keown shqetësohet për shëndetin mendor të Aubameyang pas heqjes së shiritit të kapitenit

Martin Keown shqetësohet për shëndetin mendor të Aubameyang pas heqjes së shiritit të kapitenit

Premier League
Arteta flet përsëri për situatën e Aubameyangut te Arsenali

Arteta flet përsëri për situatën e Aubameyangut te Arsenali

Premier League
Notat e lojtarëve, Arsenal 2-0 West Ham: Vlerësimi për Granit Xhakën dhe të tjerët

Notat e lojtarëve, Arsenal 2-0 West Ham: Vlerësimi për Granit Xhakën dhe të tjerët

Premier League
Arsenali nënshtron West Hamin, kalon në pozitën e katërt

Arsenali nënshtron West Hamin, kalon në pozitën e katërt

Premier League
Formacionet zyrtare: Arsenali në përballjen ndaj West Hamit për pozitat e para

Formacionet zyrtare: Arsenali në përballjen ndaj West Hamit për pozitat e para

Premier League
Juventusi dhe Barcelona i shtohen garës për Aubameyang

Juventusi dhe Barcelona i shtohen garës për Aubameyang

Serie A
Tuchel: Do të kontaktoj me Aubameyangun

Tuchel: Do të kontaktoj me Aubameyangun

Premier League
Guardiola ‘eklipson’ Kloppin, Fergusonin dhe Wengerin me vendosjen e rekordit të ri të golave ​​në Ligën Premier

Guardiola ‘eklipson’ Kloppin, Fergusonin dhe Wengerin me vendosjen e rekordit të ri të golave ​​në Ligën Premier

Premier League
Aubameyang lidhet me një transferim te Barcelona pasi iu hoq shiriti i kapitenit te Arsenali

Aubameyang lidhet me një transferim te Barcelona pasi iu hoq shiriti i kapitenit te Arsenali

La Liga
Pas dënimit të Aubameyang, kapiten mund të kthehet Xhaka

Pas dënimit të Aubameyang, kapiten mund të kthehet Xhaka

Premier League
Zyrtare: Arsenali ia merr Aubameyangut shiritin e kapitenit

Zyrtare: Arsenali ia merr Aubameyangut shiritin e kapitenit

Premier League
Liga Premier rrezikon t’i shtyjë të gjitha ndeshjet shkaku i COVID-19, ndikim direkt në Kupën e Botës

Liga Premier rrezikon t’i shtyjë të gjitha ndeshjet shkaku i COVID-19, ndikim direkt në Kupën e Botës

Premier League
Galliani: Ibra për pak sa nuk e rrahu Allegrin pas humbjes së Milanit nga Arsenali në vitin 2012

Galliani: Ibra për pak sa nuk e rrahu Allegrin pas humbjes së Milanit nga Arsenali në vitin 2012

Liga e Kampionëve
Arteta dhe Aubameyang me raporte të tensionuara, trajneri e la sulmuesin jashtë skuadrës për shkaqe disiplinore

Arteta dhe Aubameyang me raporte të tensionuara, trajneri e la sulmuesin jashtë skuadrës për shkaqe disiplinore

Premier League

ars

Klubi futbollistik i Arsenalit është themeluar në vitin 1886 në Woolwich, ndërsa në vitin 1893 u bë klubi i parë nga jugu i Anglisë që u përfshi në ‘The Football League’. Në vitin 1913 u zhvendos në veri të Londrës në Stadiumin e Arsenalit në Highbury. Në vitin 1933, Herbert Chapman i ndryshoi ngjyrat e tyre tradicionale duke përfshirë mëngët e bardha.

Nga viti 2006, klubi është vendosur në Emirates Stadium në afërsi të Holloway. Nga viti 1919 e këndej, asnjëherë nuk ka rënë nga liga superiore që është kohë rekorde në futbollin anglez. Në vitet e tridhjeta fituan pesë kampionate dhe dy Kupa FA, ndërsa pas luftës fituan edhe një tjetër Kupë FA dhe dy kampionate.

Në sezonin 1970/1971, Arsenali për herë të parë fitoi kupën e dyfishtë, atë të Ligës dhe atë FA. Në vazhdim, George Graham dhe Arsene Wenger shijuan pesë titujt kampioni, shtatë Kupa FA dhe dy dyshe të tjera (së bashku me Kupën e Ligës) dhe arritën në finale të Ligës së Kampionëve. Nën drejtimin e menaxherit aktual, Arsenali ka regjistruar rekorde për më së shumti ndeshje radhazi pa humbje dhe më së shumti fitore radhazi, ndërsa përfunduan një sezon të plotë (38 ndeshje) pa humbje, duke thyer rekordin e Preston North End, i cili kishe qëndruar për 115 vite.

Topçinjtë janë një prej klubeve më të dekoruara angleze me 41 trofe vendore dhe dy evropiane, duke përfshirë 13 tituj kampionalë dhe rekord prej 12 trofesh të FA Cup. Bën pjesë në klubet me më së shumti tifozë dhe besohet të jetë në dhjetë vendet e para. Revista Forbes në vitin 2015 e ka vlerësuar klubin në vlerë prej 1.3 miliard dollarësh.

hentitull

TROFETË kryesore

Vendore

Liga Premier (Divizioni i parë deri në vitin 1992) (13): 1930–31, 1932–33, 1933–34, 1934–35, 1937–38, 1947–48, 1952–53, 1970–71, 1988–89, 1990–91, 1997–98, 2001–02, 2003–04.

FA Cup (13): 1929–30, 1935–36, 1949–50, 1970–71, 1978–79, 1992–93, 1997–98, 2001–02, 2002–03, 2004–05, 2013–14, 2014–15, 2016–17 (rekord)

League Cup (2): 1986–87, 1992–93.

FA Community Shield (FA Charity Shield deri në vitin 2002) (15): 1930, 1931, 1933, 1934, 1938, 1948, 1953, 1991 (shared), 1998, 1999, 2002, 2004, 2014, 2015, 2017.

Mercantile Credit Centenary Trophy (1): 1988–89.

London Challenge Cup (10): 1921–22, 1923–24, 1930–31, 1933–34, 1935–36, 1953–54, 1957–58, 1961–62, 1962–63, 1969–70 (rekord).

Sheriff of London Charity Shield (4): 1931, 1933, 1965, 1966 (rekord)

Southern Professional Floodlit Cup (1): 1958–59

London Senior Cup (1): 1890–91.

London Charity Cup (1): 1890.

Kent Senior Cup (1): 1890.

 

Evropiane

European Cup Winners’ Cup (1): 1993–94

Inter-Cities Fairs Cup (1): 1969–70

 

Të tjera

Premier League Asia Trophy (1): 2015

Kupat dyshe

1970–71: League dhe FA Cup

1992–93: FA Cup dhe League Cup

1997–98: League dhe FA Cup

2001–02: League dhe FA Cup

arsenalrivals

Rivaliteti

Derbi kryesor i Arsenalit është ai kundër Tottenham Hotspur, klub me të cilin ka rivalitet lokal. Sipas një sondazhi të bërë në dhjetor të vitit 2003, tifozët e Topçinjve i kanë etiketuar pikërisht Spursat si rivalët kryesorë. Klubi i dytë rival i Arsenalit konsiderohet Manchester Unitedi. Edhe pse me Chelsean ka po ashtu rivalitet të madh, në këtë sondazh, Blutë janë renditur si të tretët në listën e ‘armiqve’ të Topçinjve. Manchester City dhe Liverpooli pasojnë këtë renditje.

 

Nofkat

Tifozët e Arsenalit zakonisht etiketohen si ‘Gooners’, emër që daton nga nofka e klubit, ‘Gunners’ (Topçinjtë).

The Untouchables (Të Paprekshmit)

The Invincibles (Të Pamposhturit)

emirates

Stadiumet

Gjatë kohës kur ishte në juglindje të Londrës, Arsenali ka luajtur në Manor Ground në Plumstead, pos në një periudhë trevjeçare (1890-1893) kur ka luajtur në Invicta Ground. Pas zhvendosjes në veri të Londrës, klubi ka luajtur në Arsenal Stadium, më së shumti të njohur si Highbury, i cili ishte shtëpi e klubit nga viti 1913. Highbury kishte kapacitet prej 57.000 ulësesh, por gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve kapaciteti ishte shumë më i zvogëluar. Për këtë arsye, Arsenali i zhvillonte ndeshjet e garës evropiane në Wembley para 70.000 spektatorëve. Pas problemeve me stadiume, në vitin 2000, klubi vendosi që të ndërtonte një stadium të ri në Ashburton Grove të quajtur Emirates Stadium me kapacitet prej 60.361 ulësesh. Ndërtimi përfundoi në vitin 2006 para fillimit të atij sezoni (2006/2007), dhe vazhdon të jetë shtëpia e klubit edhe në ditët e sotme.

Faqja zyrtare e Arsenalit.