LAJMI I FUNDIT:

Arteta flet përsëri për situatën e Aubameyangut te Arsenali

Arteta flet përsëri për situatën e Aubameyangut te Arsenali

Mikel Arteta ka refuzuar të thotë nëse Pierre-Emerick Aubameyang do të thirret për ndeshjen e ardhshme të Arsenalit, ndërsa ‘dënimi’ i sulmuesit vazhdon.

Aubameyang nuk u ftua në skuadër të mërkurën pasi Arsenali mposhti West Hamin me rezultat 2-0 në Emirates Stadium për t’u ngjitur në top katërshe të Ligës Premier.


Ishte ndeshja e dytë radhazi që Aubameyang humbi në një javë që e ka parë atë t’i hiqet shiriti i kapitenit të ekipit pas një shkeljeje disiplinore.

Zyrtare: Arsenali ia merr Aubameyangut shiritin e kapitenit
Lexo po ashtu Zyrtare: Arsenali ia merr Aubameyangut shiritin e kapitenit

Pas fitores ndaj Çekanëve, Arteta u pyet nga BT Sport nëse Aubameyang do të paraqitet në ndeshjen e ardhshme të Arsenalit.

“Ai nuk kishte të drejtë për këtë lojë dhe kaq. Kjo lojë ka ikur. Do ta diskutojmë në të ardhmen e afërt”, u përgjigj fillimisht Arteta.

Arteta vlerësoi gjithashtu reagimin e skuadrës së tij në një javë të trazuar.

“Ata ishin plotësisht të përqendruar. Donin të tregonin se sa të fortë jemi ne si ekip. Performanca, qëndrimi dhe përkushtimi që treguan sot është pikërisht ajo që jemi ne si klub”.

“Unë pres nga çdo lojtar – t’i përmbahemi vlerave tona. Ne do të flasim për Aubameyang një ditë tjetër. Sot dua të flas për lojën”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/