Eh moj Serbi, qysh tu bë “zemra” tortë
Dikur për Kosovën thoshe se është djepi, shpirti dhe zemra jote. Je përmjerrë duke u përkundur me ëndrra se prej atij djepi do të rritesh e bëhesh vigane. Duke pasur në duar makinerinë e tmerrshme të leviatanit tënd APJ ia fillove aventurës prej Triglavi e teposhtë. Iluzionet e zgjerimit t’u shndërruan në bumerang të dështimit. Ish-djepi yt më pas t’u bë varri yt.
I thoshe Kosovës shpirt, sepse Trepça punonte e Beogradi ndërtonte. Rreth vetes kishe shumë qenë, të cilët i quaje besnik e (shqiptarë) të ndershëm, sepse ta ruanin shpirtin. Mirëpo tani ai shpirti yt, është bërë gogoli yt.
Po ashtu Kosovës i thoshe edhe zemër, sepse në saje të saj e pulsoje euforinë e nacional-shovinizmit tënd. Thoshe se arterie të asaj zemre ishin kishat e manastiret fantazmë, që i ngrite mbi themelet e kishave shqiptare. Çfarë s’të polli ajo mendje, saqë për këtë shkak e quajte Kosovën edhe metohi. Në emër të atyre kishave, i festove edhe humbjet e tua (Gazimestan – 1989, Beteja e Kosovës 1389).
Kurrë nuk ke besuar në drejtësi. Ish-presidenti yt Zoran Liliç (1993-1997) pat thënë se edhe në ëndërr ta shohësh Kosovën Republikë është marrëzi, absurditet dhe diçka e pakapshme. E po de. Ti shpresoje tamam se Kosova është shpirti dhe zemra yte, prandaj s’mund ta paramendoje veten pa të, prandaj klithje ‘Život dajemo, Kosovo ne dajemo!’.
Tashmë kur drejtësia erdhi në vend, kur është bërë kjo rokadë që të lë pa frymë dhe ka ndryshuar gjendja me përmasa të paimagjinueshme (për ty), mezi po e pranon se mbete pa shpirt e pa zemër. Kërkesa yte e fundit për ndarje të Kosovës, dëshmon se t’i më në fund po e pranon se Kosovën nuk e ke më zemër, sepse po kërkon vullnetarisht ndarje (çarje të zemrës?!).
Tani Kosova siç po shihet po të duket tortë dhe po dëshiron ta marrish një copë të saj. Po ta ka ënda a?! Unë ta sjell ndërmend një thënie që ka buruar nga populli yt: ‘Kasno Janko za Kosovo polje’. Kjo vlen edhe për hartuesit e memorandumit më të ri për ndarjen e Kosovës!
Serbi! Rreth Kosovës s’ke më çfarë sillesh. S’ke as gjasa minimale, se sa për fytyrë s’po ta them se t’i s’di të skuqesh për të gjitha ato që ke bërë në këtë vend. Zmbrapsu njëherë e përgjithmonë, sepse sa më parë aq më mirë për ty!
Sa për ndarje, nëse tekefundit edhe insiston, çfarë mendon ti, kjo formulë do të vlente vetëm për ty? Hartat ekzistojnë, edhe atë jo vetëm në faqet e historisë sonë, por edhe në dokumentet ndërkombëtare. Shikoni se deri ku ishin kufijtë tanë më parë (gjer në Nish e Leskovc)! Sipas logjikës së ndarjes, ju më tepër duhet të na jepni sesa të na merrni.
Pastaj logjika e ndarjes s’mund të jetë e drejtë ekskluzive e juaj. Sipas kësaj logjike ne duhet t’i trazojmë edhe kufijtë e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë. S’mund ta pranojë bota një të drejtë për ty, e atë të drejtë ta mohojë për ne. Prandaj trus e rri, e mos shkruaj memorandume në hi. Kuptoje se koha e karaxhorgjëve ka mbaruar.
Para së gjithash duhet të kesh turp për të bëmat tua: për qindra e mijëra të vrarë, të zhdukur, të burgosur, të helmuar, të dhunuar, shtëpi e bagëti të djegura e shumë të zeza tjera që s’numërohen dot. Ti duhet të japësh llogari (reparacion) e jo të kërkosh diçka.
Ndërkaq nëse Kosova tani të duket torte e të pëlqen ta marrish një copë prej saj, mund vetëm t’i nuhatësh (si zagari) nga largësia, e asgjë më tepër.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?