Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit ul rrezikun për shfaqjen e kancerit në prostatë. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën “Cancer Research da Esther John” i kryer nga “Northern California Cancer Center” dhe “Keck School of Medicine”.
Ekspertët kanë arritur në këtë përfundim pas krahasimit të pigmentit të dy grupeve të individëve që jetonin në San -Françisko, 450 prej të cilëve me kancer dhe 455 të shëndetshëm. Pas matjes së pigmentit me refletrometër, është vënë re se ndërkohë që në lëkurë nuk viheshin re ndryshime të pigmentimit mes dy grupeve, ashtu si pritej, lëkura e ballit të personave të shëndetshëm ishte më e fortë se ajo e atyre të sëmurë. Si konfirmim i mëtejshëm i teorisë së tyre, ekspertët u kanë kërkuar pjesëmarrësve në studim detaje të aktivitetit të tyre në ambientin e jashtëm dhe të tregonin se sa ishin ekspozuar më parë në diell. Përgjigjet kanë konfirmuar teorinë se personat e shëndetshëm ishin ekspozuar më shumë në diell, sesa ata që ishin prekur nga tumori.
Ekspertët besojnë se efekti mbrojtës i diellit ndaj kancerit të prostatës i atribuohet vitaminës D, që aktivizohet nga rrezet e diellit. Në fakt, shkencëtarët kanë arritur të tregojnë se gjenet që ndihmojnë për marrjen e ngjyrës së bronztë janë ato që ulin rrezikun për shfaqjen e kancerit dhe njëkohësisht ato që përthithin vitaminën D. Nëse studime të mëtejshme provojnë më tej këtë teori, atëherë personat e predispozuar të kenë kancer në prostat mund të përdorin vitaminë D. Ndërkohë, këshilla më e mirë është: sa më shumë banja dielli, veçse këto me kujdes, sepse rrezet e forta të diellit janë të dëmshme për pjesën tjetër të organizmit, pra Ok-i diellit, veçse të mbrojtur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe