LAJMI I FUNDIT:

Edhe një zyrë në veri

Në mungesë të një plani i cili do t’i kënaqte të gjitha palët, Qeveria e Kosovës përmes optikës së vizionit të saj – e që në qasjen ndaj veriut të Kosovës është dëshmuar pa rezultat – hapi edhe një zyre për Mitrovicën: të ashtuquajturën të veriut.

Siç e dimë, deri më sot Qeveria Thaçi ka hapur edhe dy zyra në pjesën veriore të Kosovës, ku është e koncentruar popullata serbe e cila devotshmërisht funksionon sipas ligjeve të Serbisë, përmes institucioneve të instaluara në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës.

Zyrat e deritanishme, pra Zyra për Regjistrim Civil dhe zyra Koordinuese për Strategjinë e Veriut, përveç që u bojkotuan nga pjesëtarët e komunitetit serb, ato patën vetëm një përparësi: u bënë vende pune për disa. Që të dyja zyrat e hapura nga Qeveria e Kosovës, vërtet treguan përkushtimin dhe interesin e Republikës së Kosovës për të shtrirë integritetin shtetëror e institucional në të gjithë territorin shtetëror. Por, do të duhej të ishin udhërrëfyes që mos të bëhej edhe një hap pa ndonjë efekt, siç ishte deri më tani, si ky i hapjes së zyrës së tretë për Veriun.


Zyra Administrative për Mitrovicën e Veriut është hap në vazhdën e zgjidhjeve kreative që ka ofruar shteti i Kosovës, por jo se ishte e paraparë me ndonjë dokument – siç shprehet kryeministri – se “themelimi i kësaj zyre është në përputhje të plotë me procesin e decentralizimit”.

Plani Gjithëpërfshirës i Statusit nuk parasheh hapjen e secilës nga këto zyra të dedikuara për veriun e Kosovës. Sipas këtij Plani, Zyra administrative e UNMIK-ut do të shuhej brenda 120 ditëve dhe më pastaj Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë do të hapte një zyre të tillë për të filluar procesi i formimit të Komunës së Mitrovicës Veriore, e më pastaj kjo Komunë do të funksiononte si gjithë komunat tjera të Republikës së Kosovës. Edhe katër vite pas, kjo nuk u pa të ndodhte.

Për të gjykuar drejt, përderisa mos të ndodhë sanksionimi, kufizimi apo kushtëzimi rigoroz ndaj Serbisë nga ana e Bashkësisë ndërkombëtare për defunksionalizimin e institucioneve të saja të instaluara në kundërshtim me ligjet shtetërore të Republikës së Kosovës, çdo vendim i Qeverisë do të ngelet vetëm tentim. Pra, funksionalizimi i mekanizmave artificial, e të cilët janë mjaft të kushtueshëm, pa mbështetje nga të gjitha palët do të jenë humbje kohe.

Nisma e Qeverisë për Zyrën Administrative për Mitrovicën e Veriut sikur edhe të tjerat zyre të hapura do të pësojnë dështim, kjo edhe për faktin se Bashkësia ndërkombëtare nuk ka sinkronizuar veprimet për të pas sukses të pritshëm e të dëshiruar. Po ashtu, mund të themi padyshim se Bashkësia ndërkombëtar deri më tani nuk ka pas qasje, por as qëndrim të çartë se çfarë do të bëjë Kosova, çoftë duke lëvizur edhe me gjysmë hapa drejt integritetit të plotë territorial të sajin.

Me tu kumtuar lajmi nga Qeveria e Kosovës për hapjen e kësaj zyre, pala serbe pohoi se “serbët i kanë institucionet e tyre dhe se hapja e kësaj zyre është provokim nga ana e Prishtinës”. Përveç kësaj, kjo zyrë nuk është zgjidhje e nevojshme, edhe pse do të ketë kapacitet të plotë të një komune, me 7 drejtori dhe mbi 50 nëpunës, ngase është në kundërshtim me procesin e decentralizimit. Në asnjë nga komunat e decentralizuara nuk është përdorur formimi i zyrave të këtij lloji. Plus, duke shtuar faktin se serbët në veri të Kosovës janë plotësisht të dirigjuar e të kontrolluar nga Serbia, pa një presion të fuqishëm për heqjen e strukturave penguese të integrimit dhe institucionalizimit të plotë të Republikës së Kosovës, nuk do të shtyjnë efektin integrues të serbëve në institucionet e Kosovës.

Fakt tjetër i mos dobishmërisë së kësaj zyre është edhe te mënyra se si e fillojë jetën ajo. Pra, nisma u fillua pa një konsultim me misionin për ligj EULEX, ku siç dihet ky mision është neutral, e përmes këtij neutralitetit më shumë i ka mbajtur anë palës kundërshtues të rendit ligjor në Veriun e Kosovës.

Përfundimisht, Zyra Administrative në veri të Mitrovicës do të mbetet vetëm projekt në tentativë i Qeverisë së Kosovës, ngase serbët që e administrojnë aktualisht veriun e nuk e kanë dhënë pëlqimin për hapjen e saj, dhe se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë mekanizëm që t’i shtyjë serbët ta pranojnë këtë zyrë.

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori