Edhe një palë zgjedhje (para)historike?!
Dikur, kur bota ishte mbarë, sondazhet ishin veçse një parashikim, ndërkaq zgjedhjet përfaqësonin vullnetin real të qytetarëve. Pastaj filluan lojërat. Sondazhet e porositura u bënë veç një udhëzim se si duhet të duket rezultati final. E kur votat e numëruara nuk përputheshin me sondazhet e “pavarura”, militantët dilnin në (prapa)skenë, dhe fjala e ”parashikuesve” vihej në vend. Ju kujtohet kur “parashikuesi” thoshte 30 për qind? Pastaj pat filluar turri i marrë për me i mbushë kutitë natën, për me i vjedhë votat e opozitës, për me u bë objekt tallje në përmasa planetare! Derisa u mbush norma 30 për qind! Aq u duheshin! Pastaj krejt këto u shpallen zgjedhje historike!
Por, ranë këto votime e u pamë, po thonë, tashmë, të gjallë e të vdekur. Kështu ka derivuar shprehja e moçme! Dikur, nëpër të pame shiheshin e çmalleshin i gjithë farefisi i shkapërderdhur. Jo vetëm të gjallët, por po paralajmërohet se edhe shumë të vdekur tashmë do të dalin sërish nëpër votime. U ka mbetur ëmbël nga zgjedhjet e kaluara! Ky nuk është veç humor i zi qeveritarë, por është një mekanizëm i sigurt për me i mbushë kutitë e me e përmbushë fjalën e “parashikuesve” të motit, ups, të zgjedhjeve.
“Ardhja e tyre” në zgjedhjet e kaluara dhe “historike”, sidomos nëpër disa komuna pat krijuar një kaos të paparë duke ngritur shifrat dhe përqindjet si në kohën më të mirë të komunizmit. Qytetarët deklaroheshin me 140 për qind, pro një partie apo lideri. Disa votonin me dhjetëra herë! Në disa qytete! Ishin kohë të arta ato! Eh!
Nejse, ndoshta edhe nuk ”dalin” të gjithë, pasi opozita është këndellur pak, por një pjesë me siguri se do të përvidhen deri te kutitë e votimit për të votuar për linjën qeveritare. Ndoshta jam gabim, por kështu po shkruajnë mediat, duke përmendur edhe emrat e të vdekurve nëpër listat e votimit. Tashmë e dimë se kur lëvizin listat e votuesve, apo kur nuk funksionojnë llambat detektuese, militantët e partisë dhe votuesit profesionistë do të ndërmarrin turrin e tyre nëpër Kosovë për të shpërndarë nëpër kutitë e votimit vullnetin e oligarkisë tonë të re! Pastaj do të vijnë zëdhënësit e korporatave “multi” të infiltruar në organizmat ndërkombëtarë dhe do t’i shpallin zgjedhjet historike. Se, korporatat globale i përshtaten mentalitetit lokal. Pastaj, Qeveria ua shpërblen me kompromise! Ky është modeli i zgjedhjeve (para)historike!
Kur jemi te bazat e sistemit, mu kujtua një shembull interesant, nga e kaluara. Ju kujtohet që dikur e blinit bukën një kilogram që peshonte 1000 gramë? Ta dini se tash kilogrami ndër ne peshon 500 gramë! Ndër ne ka dështuar sistemi ndërkombëtarë i peshave. E kur lëvizë standardi, asgjë më nuk mund të matet realisht. Duhet me një qeverisje të ndershme, qytetare, me e rikthye standardin! Kjo, pa një ndërhyrje serioze ndërkombëtare, nuk rikthehet dot! Për këtë duhet edhe të rilindë vullneti i qytetarëve të këtij vendi të ri të marrë peng nga një grup oligarkësh të cilëve nuk u përshtaten standardet evropiane. Ende po flenë në një shtrat me krimin! Ende nuk janë ngi!
Asgjë nuk mund të matet saktë në këtë vend i cili tashmë i ka harruar plagët e luftës dhe po përpëlitet në plagët e urbanizmit të shpejtuar dhe kaotik. Ashtu si është kaos në ndërtime, aq më kaotike është gjendja në demokracinë tonë të kurdisur. Idealistët, nga pafuqia, janë bërë agresivë dhe po përpiqen të krijojnë një rregull dhe një orientim të qartë, ndërkohë që makiavelistët po bëjnë pazare, pazare dhe vetëm pazare. Vendore dhe ndërkombëtare.
Zgjedhjet e radhës me gjasë do të zhvillohen në mes të idealistëve dhe të atyre që ndërtuan më shumë rrugë të cilat po prishen ende pa u promovuar dhe banesa të cilat vështirë se ofrojnë siguri dhe ngrohtësi. Në mes përfituesve që (sh)përlanë miliona në infrastrukturë dhe atyre idealistëve që duan të krijojnë një rend në këtë kaos paraurban.
Këto ditë stacionet e autobusëve në kryeqytet, u gdhinë me harta të reja të linjave të kryeqytetit. Pas shumë kohësh për herë të parë vizuelisht, qytetarët arritën me e pa kuptimin e numrave që shohin në xhamat e autobusëve të “lodhur” të kryeqytetit. Numrat 1,2,3,4,5 etj. të shoqëruar edhe me shkronja ose pa to fituan një hartë! Një parti politike, opozitare, e pa të arsyeshme që në vend të një fushate me fjalë të zhurmshme të provojë të ndihmojë qytetarët të orientohen në kaosin e një qyteti që ka gufë nga ndërtimet me leje e pa leje. E qytetarëve nuk u nevojitet veç një hartë me linjat e trafikut (ndër)urban! Ka konfuzion edhe në trafikun (inter)nacional!
Urime, qytetarë të republikës! Zgjedhjet janë shpallur zyrtarisht, e partitë kanë filluar zhurmën parazgjedhore! Mos u lodhni! Nga ju pritet të jeni statistë! Krejt punën e bëjnë militantët. Ata që paguhen apo i mbanë shpresa për ndonjë vend pune në kompanitë publike apo institucionet tona publiko-private ! Ata janë bërë agresivë jo vetëm në media, por edhe nëpër lagje e madje edhe brenda të së njëjtës familje. Kujdes! Kafshojnë!
E, kryeministri, njëherazi edhe kryetari legjendar, e ka gjetur mënyrën e mirë se si me i rrënua kundërshtarët e vet në parti. Duke u premtuar nominime për kryetar komunash. Fotografohet me ta, pastaj, krejt papritmas emëron të tjerë. I ka kapë për ambicie shefi. Kjo i bie sikur me i kapë për hunde.
Kështu, kandidatët e rinj/të vjetër sërish garojnë në Prizren, Skenderaj, Gjilan, Viti etj.! Disa viktima të pehlivanllëqeve të kryetarit legjendarë të partisë më të fortë se vet Partia e Fortë, e lëshuan krejt PDK-në, e disa u rehatuan duke vuajtur në heshtje.
Rikandidimi i kandidatëve të vjetër, qoftë nën hetime, qoftë nën arrest, tregon vetëm se opinioni dhe qytetari nuk vendosë asgjë në këtë vend. Krejt është nën kontroll. Përfshirë edhe gjykatat, komisionet, pjesa më e madhe e mediave etj.!
Do të shkojë ngjashëm me zgjedhjet e kaluara, veçse kësaj radhe pritet të bëhen më pak gabime publike. Risia është se, si duket, në mbrojtje të interesave të përbashkëta janë bërë edhe disa pazare, ku në disa komuna do të ndërrohen gjoja partitë, por grupet e interesit do të mbesin të njëjta.
Në fund fare, të kuptohemi, se kandidatët janë veç figura në tabelën e shahut. Ata nuk e dinë se si është parashikuar rezultati. Se sa kandidatë, ministra dhe zyrtarë të lartë aktualë, besojnë në fitoren e tyre, tregon fakti se asnjëri nga ata nuk ka dhënë dorëheqje nga postet aktuale. Përpos Mimozës!
E Mimoza….! Por, të lëmë edhe diçka për javën e ardhshme…! Po e ndërpresim kur është kureshtja më e madhe! Se, zgjedhjet nuk veç janë film tashmë i shikuar. Janë serial që përsëritet!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet