LAJMI I FUNDIT:

Edhe kjo ndodh në Kosovë: 11 vjet vozitë pa patentë shofer

Edhe kjo ndodh në Kosovë: 11 vjet vozitë pa patentë shofer

Ndonëse është i vetëdijshëm se është duke e shkelur ligjin, L.B nga Prishtina tash e 11 vjet vozitë veturën pa patentë shofer. 26 vjeçari nga Prishtina, i cili me profesion është programer, ka rrëfyer për Telegrafin historinë e tij të vozitësit.

L.B ka sqaruar se në moshën 15 vjeçare kishte mësuar të ngasë automobilin dhe që nga ajo kohë ka qenë i dhënë pas veturave.

“Për dallim se në atë moshë kam qenë i fiksuar pas shpejtësisë, sot jam më i vetëdijshëm dhe shumë më i kujdesshëm në komunikacion. Tash në këtë moshë, pasi që kam krijuar familje, jam shumë më i qetë kur jam në timon”, ka theksuar ai.


Ai thotë se prej momentit kur ka filluar të vozisë veturën, në moshën 15 vjeçare e deri në moshën 18 vjeçare ka qenë në stres kur voziste, sepse vazhdimisht ka pritur momentin se kur do ta ndaloj policia.

“Kur i mbusha 18 vjet, ishte rasti që ta pajisem me patentë shofer, por që fatkeqësisht për shkak të neglizhencës dhe angazhimit për të mësuar në test, rashë. Deri në moshën 20 vjeçare iu kam nënshtruar tri herë testit, dhe të tria herët nuk kam arritur ta kaloj. Sepse në asnjë rast nuk jam angazhuar seriozisht…”, ka theksuar L.B.

Ai ka theksuar se prej asaj kohe ka vendosur që nuk do të pajiset me patentë shofer, duke shtuar se ka pasur mundësi që ta marrë patentën duke dhënë para, po që nuk dëshiron ta bëj një gjë të tillë.

“Unë në realitet i di rregullat jam shumë i sigurt gjatë vozitjes, sepse edhe përvoja tash e 11 vite në timon më ka bërë desha apo nuk desha t’i mësoj rregullat, sepse në komunikacion nuk jemi vetëm”, ka shtuar L.B.

26 vjeçari nga Prishtina tregon se më herët ka pasur stres kur në rrugë ka parë policë, por që tash më nuk e ka atë ndjenjë. Ai duke qeshur i porositë të tjerët që ta marrin patentë shoferin, sepse sipas tij, nuk ia vlen barra-qeranë, stresi i shkaktuar duke u ruajtur nga takimi me policinë.

“T’ju them të drejtën familjarët e mi nuk është se kanë qenë shumë të kënaqur që vozisë kështu, sepse asnjë prind veçanërisht, nuk i pëlqen kur fëmijët e tij mund të kenë problem me ligjin”, ka shtuar ai.

Programeri nga kryeqyteti duke vazhduar me sagën e tij të ‘shoferit’, tregon se si pak kohë më parë e kishte ndaluar një policë, dhe për fat të mirë kishte kaluar pa pasoja.

“Më ndaloi dhe mi kërkoj dokumentet. Përveç që nuk e kisha patentë shoferin, vetura ishte me tabela të huaja. Mu afrua dhe isha shumë i qetë. Kur ma kërkoj patentën i thash se kam me vete, por mundesh me verefiku emrin tim se a kam ose jo patentë. Ai më kujtohet më shiqoi pak, dhe çuditërisht me besoi. Një rast tjetër që i pata shpëtuar nëse mund të themi nga ndonjë ndëshkim ka qenë kur me patentën e vëllait, më të cilin ngjaja shumë e kalova sfidën më policët”, tregon L.B.

26 vjeçari ka sqaruar se arsye tjetër që ta ndalë policia deri më tani, ka qenë se ai ka vozitur vetura të cilat nuk janë krejt të zakonshme, duke shtuar “se si familje kemi pasur fillimisht Audi; A6, A8, R8, X5, X6, Hummer H3”.

Por tregimi i të riut nga Prishtina bëhet më interesant kur tregon se si ka kaluar me veturë në kufirin Kosovë – Maqedoni dhe Kosovë – Shqipëri pa patentë shofer.

“Në Maqedoni kam shkuar dy ose tri herë, ndërsa në Shqipëri vetëm një herë. Në Shqipëri pata shkuar, sepse me kujtohet se ka qenë një lojë e kombëtares. Këto tentime të suksesshme janë të para disa viteve. Në të gjitha rastet kur afrohesha të kufiri e bëja renditjen e dokumenteve; pasaportave të shokëve, autorizimin e veturës. Nuk kisha asnjë lloj panike. Nuk e di si, po policët kufitarë mi kthenin dokumentet dhe më thonin mund të vazhdosh. Unë e llogaritja mundësinë shumë të madhe që të kthehesha prapa”, ka treguar L.B.

Sipas tij, “babai nuk e besonte se e kisha kaluar kufirin. Më qortonte për veprimin, duke më pyetur se si ka mundësi që të ndodh një gjë e tillë”.

Ai duke sqaruar për historinë e tij si vozitës, tregon edhe për kohën kur ka punuar si distributor – shpërndarës i produkteve ushqimore.

“Kam vozitur nëpër të gjitha qytetet e Kosovës dhe atë çdo ditë. Kam punuar për një kohë në këtë punë dhe asnjëherë nuk më kujtohet që më ka ndaluar policia”, ka shtuar L.B.

26 vjeçari thotë se nuk e ka për mburrje gjestin e tij dhe i porositë të rinjtë që të pajisen me patentë shofer dhe mbi të gjitha, që sipas tij, është tepër e rëndësishme t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.

“Kemi numër të madh të aksidenteve dhe po besoj që në të shumtën e rasteve si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë”, ka theksuar ai.

Duke folur për veten e tij edhe njëherë e thekson se nuk beson që do të pajiset me patentë shofer, “por prapë ndoshta në ndonjë rrethanë të rëndë nuk kam nga t’ia mbaj ndoshta edhe do ta merrja patentën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori