Edhe Ballkani duhet në UE, por…
Ballkani ky regjion i cili në vetë ngërthen jo vetëm konceptin gjeografik me një pozitë të volitshme gjeografike, me pozitën e tij të përshtatshme në paralelen e 40, me 270 ditë me diell, gadishull me ujë, me klimë alpike-kontinentale dhe mesdhetare, por edhe konceptin tjetër, atë të miteve, legjendave, idoleve, autoktonisë dhe origjinalitetit, burimores, historisë, traditës, virtyteve, vlerave, filozofive të ndryshme, bastion i mburrjeve dhe i krenarive të tepruara.
Mburrjet dhe krenaritë e tepruara ballkanike përpos që kanë zënë një vend të rëndësishëm në analet botërore, kanë senzibilizuar udhëheqës të mëdhenj, perandorë, mbretër, gjeneralë… që të ndërmarrin hapa të nevojshëm dhe domosdoshëm për të ndaluar impaktet e kësaj mburrjeje të tepruar dhe krenarie të egzagjeruar edhe në pjesë të ndryshme të globit.
Ky rajon i cili cilësohet si rajon problematik, për shkak të luftërave dhe konflikteve permanente në të kaluarën e deri në fund të shekullit të kaluarë ka sfiduar Evropën e vjetër, të qytetëruar dhe të civilizuar. Ndonëse popujt e Ballkanit janë tejet solidarë dhe gjeneroz, ata njëkohësisht janë edhe tejet impulsiv dhe nuk mund ta durojnë njëri tjerin, respektivisht prezencën e njëri tjetrit. Kjo ka qenë si shkak i fillimit të shumë luftërave dhe konflikteve të cilat kanë pasur edhe impakte botërore.
Me të drejtë është konkluduar se Ballkani (s)është prodhuesi më i mirë i historisë, e shumë pak konsumues i saj, sepse ai edhe pse ka prodhuar shumë histori, nacionalizmat e shfaqura në aspekte negative dhe në dëm të popujve të tjerë, shpesh në performimin e shovinizmit kanë krijuar vetëm probleme. Është koha që ky rajon të lërë pas të kaluarën e bujshme dhe problematike, e të fokusohet në aktualitetin dhe në futurologjinë e tij.
Edhe pse Bizmarku thoshte vazhdimisht që “Mos u merrni me popujt e Ballkanit, se ata janë grindavec dhe konfliktuoz” realiteti dëshmoi të kundërtën. Duke mos u marrur me Ballkanin, Evropa shpesh ndodhej në pikat kulminante të rrezikshmërisë të qenësimit si Evropë. Kjo u dëshmua edhe në luftërat e fundit në rajon. Ajo duke mos u marrur sa duhet me këtë rajon lejoi symbyllurazi luftërat e përgjakshme dhe gjenocide të cilët nuk ishin parë që nga lufta e dytë botërore. Andaj besojmë se tani Evropa e ka kuptuar rëndësinë primordiale të Ballkanit dhe të mos leçitjes së tij. Por, Evropa nuk mund të fajësohet për leçitjen që ja bëjmë ne vetvetes tonë si ballkanas. Pse, sepse viteve të fundit Evropa është senzibilizuar mjaft për ta futur edhe këtë rajon në familjen e madhe evropiane. Kjo dëshmohet me marrëveshjet e shumta të UE-së me shtetet e ballkanit, me marrëveshjen për stabilizim dhe asocim, ndërmjetsimi për ndërprerjen dhe prevencionin e konflikteve në Ballkan, e së fundi edhe me heqjen e vizave, respektivisht me lehtësimin për lëvizshmëri të qytetarëve të ca shteteve të Ballkanit, nëpër Evropë.
Ballkani si rajon duhet të jetë koshient, se nuk duhet të pritet asgjë nga Evropa, pa mos u vetdijësuar dhe ndërmarrë diçka pozitive nga vet Ballkani. Ballkani duhet të ketë të qartë se sa kohë që vonohet për integrim në Evropë, aq më shumë qytetarët e vet iritohen dhe aq më shumë probleme do të ketë. Për këtë shtetet e Ballkanit duhet të kenë parasysh se integrimi në UE është investim, respektivisht demonstrim i kapaciteteve dhe një lloj gare apo kompeticioni.
Shtetet ballkanike nuk duhet absolutisht të harrojnë Kriteret e Kopenhagës të vitit 1993: kriteret politike, ekonomike dhe juridike si dhe ato të Madridit të 1995, si shtojcë apo suplement, kriteret e kapaciteteve administrative të shtetit.Që Ballkani të jetë pjesë e UE-së, dhe të integrohet ose në formë të grup shteteve ose secili shtet veç e veç, (kjo nuk ka rëndësi) më me rëndësi është që të kultivohen raporte të mira ndërfqinjësore, të respektohen të drejtat e njeriut e shumë gjëra të tjera. Si kritere politike llogariten këtu: stabiliteti politik, i cili mungon në Ballkan me gjithë përparimet prej breshke, demokracia, si koncept më i përdorur teorik nga goja e ballkanasve dhe nga politikanët ballkanas, me ç`rast është dëshmuar se ende Ballkani është larg demokratizimit të duhur, sundimi i ligjit, ku dihet se kjo është pika më problematike për Ballkanin apo për shtete e Ballkanit.
Ballkanasit janë të parët që sjellin ligje, që stërzgjasin procedurat parlamentare, që i zgjasin fjalimet nëpër foltoret e parlamenteve, që sjellin vazhdimisht ligje, por që nuk implementojnë praktikisht shumicën e atyre ligjeve që sjellin, të drejtat e njeriut, që janë me rëndësi primordiale dhe të patjetërsueshme, e dihet dhe shihet se ky kusht apo parim është më i keqpërdoruri në Ballkan, sepse ende ka shtete ballkanike si Serbia që refuzon denacifikimin, nuk kërkon falje për krimet e bëra ndaj shteteve fqinje, pengon zhvillimin normal dhe konsolidimin e institucioneve kosovare, nuk dorëzon kriminelët e luftës, etj.
Si kritere ekonomike llogariten ekonomia e lirë e tregut e cila duhet të jetë konkurruese me ekonomitë e shteteve të UE-së, e dihet se ekonomitë e shteteve ballkanike janë në letargji, ende janë larg të qenunit në shkallën e duhur, ende prodhimet bujqësore nuk dihet se a shiten a jo, ende bujqit janë kategoria shumë e ngjajshme me shoqërinë skllavopronare, ende shtetet ballkanike nuk kanë vizione dhe parashikime për të ardhmen, e as për të tashmen, por merren me të kaluarën, ende krijohen debate dhe polemika mbi identitetin e kombeve në Ballkan, ende ndërtohen statuja për të dëshmuar lashësinë, e harrohet ardhmëria, ende statujat monstra dhe përmendoret gjigande, kishat dhe kryqet provokojnë dhe sfidojnë ekonomitë e shteteve ballkanike, sepse paratë harxhohen në gjëra absurde dhe alogjike, e jo në gjëra profitabile.
Parimet juridike që kanë të bëjnë me përshtatjen e legjislacionit kombëtar me atë të UE-së ende janë larg të qenunit objektive dhe të implementuara praktikisht, sepse nacionalizmi negativ ka zënë peng shtetet ballkanike, ende nuk është bërë katarza e Serbisë, e nuk mund të ketë përshtatje me legjislacionin e UE-së, kur prezente në legjislacione kombëtare janë projekte shfarosëse dhe antinjerëzore të Nacertanies e kështu me radhë. Dhe së fundi, kriteret administrative të shtetit kanë të bëjnë me kapacitetin dhe gadishmërinë e shteteve për të implementuar politikat dhe të drejtën e UE-së.
Shtetet ballkanike në vend të perfeksionimit të administratës shtetërore ata partizojnë administratën shtetërore dhe monopolizojnë atë, ata në vend të standardizimit të institucioneve dhe afirmimit të kuadrit cilësor, afirmojnë kuadro jo cilësore, analfabetë me diploma të blera dhe të kontestuara, militantë partiak dhe pse jo edhe komandantë që diplomat i kanë marrur me forcë apo në forma tjera koercitive, korrupsioni dhe nepotizmi janë pjesë e pandashme e administratave shtetërore të shteteve ballkanike.
Pra, marrur në përgjithësi mund të konkludohet se afirmativisht vendi i Ballkanit dhe i shteteve ballkanike është padyshim në UE, por ka rrugë të gjatë për t`u realizuar kjo. Nëse dëshirohet të shihet dhe dihet se çfarë rruge, duhet të merret rruga për ekskurzion drejt shtetit të Sllovenisë, e mandej vetëm të vazhdohet më tutje gjetiu dhe do të jetë gjithçka e qartë. Sepse edhe pse mëtohet nga shtetet ballkanike se janë plotësuar kushtet për integrim në UE, ajo është vetëm një ëndërr miope e cila është pa justifikim.
Sepse suksesi nuk arrihet me bërtitje, por me urtësi, punë dhe dituri. Me fjalë të bukura dhe të ëmbëla, pa punë nuk arrihet asgjë. Sepse papunësia është nënë e të gjitha të këqijave, e puna është babai i çdo gjë të mire. Në Ballkan varfëria ëshë mburrje. Ajo nuk duhet të jetë krenari, por fatkeqësi. Varfëria ekonomike është më e keqe se skllavëria. E Evropa, edhe pse në dukje është vegjetariane ajo nuk han bar. E neve nuk mund ta mashtrojmë atë. Sepse gjithçka që bëjmë ndikon në të ardhmen tonë. E lulet e ardhmërisë gjenden në farën e së tashmes.
(Autori është ligjërues i gjuhës frenge në Universitetin e Europës Juglindore dhe magjistër i Studimeve të Diplomacisë dhe Shkencave Politike)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/banjo3-780x439.jpg)
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
![Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kurti_Grenell.jpg)
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër