Ecejaket “filmike” shqiptare
Ia kam lakmi për punën që bëjnë në PriFilmFest! I lumtë tashmë për nisjen e mbarë të një festivali të tillë, siç është PriFilm Fest. Natën e hapjes solemne pashë si nëpër ëndërr se si defiluan me “glamurozitet” (zhargon tashmë i njohur e iritues që doli në kohën e ideimit të këtij festivali) kineastë, aktorë, dashamirë të filmit, ajka e kinematografisë shqiptare në përgjithësi (sidomos të ardhur nga Shqipëria etj.), pastaj njohës të kulturës dhe artit, në përgjithësi, mosnjohjes në rrënjë dhe injorues të artit dhe kulturës, dilerë të rrugëve dhe të kulturës në Kosovë, që edhe për herë të parë e shkelin teatrin (jam tmerruar kur më kanë pyetur se nga është dera e daljes!!!, sepse ka hyrë me glamurozitet dhe kur hyn për herë të parë nuk di edhe të dalë). Shumica në bashkëshortësi etj., etj. Nuk mungoi “Familja jonë” moderne. Dhe, në fund, edhe gazetarët e më shumë fotoreporterë! Pak ose aspak gazetarë dhe asnjë fotoreporter, pas përfundimit të filmit “Lindje – Perëndim – Lindje”.1)
S’paska pas “faj” që një gazetare në një medium në Shqipëri e titullon shkrimin e saj “PriFilm Fest në garë me Shqipërinë”. Një çiklisti kampion i kërkohet që ta formojë një ekip për ta përfaqësuar Shqipërinë në Tour de France. Por, udhëtimi i tyre ndërpritet në Trieste, kur mësojnë se duhet të kthehen në shtëpi. Vendet, ambientet, kufijtë, situatat e krijuara, i vënë çiklistët në sprovë për kthim. Personazheve Ballkani u krijon një imazh ironik dhe lehtë të pranuar nga intriga rrëfimtare e Xhuvanit, që shikuesi ta ndjejë një kohë jo shumë të largët. Jemi në thyerjet e mëdha që “aksidentalisht” ndodhin mu kur çiklistët ishin në Itali. Në një qytet, siç është Trieste. Një vend “i gurtë” dhe i heshtur, por që rreth tij dhe për të është grindur shumë. Por, ishin italianët dhe sllovenët që e bënë atë pajtim. Nëpërmjet atij vendi, personazhet hyjnë në ish-Jugosllavi dhe përgjatë territoreve e mentaliteteve arrijnë në Shqipëri. Nëse e ndajmë në dy pjesë, siç edhe po flitet, e nuk po shkruhet, filmi ka rënë në pjesën e dytë!
“Lindje, Perëndim, Lindje” ka protagonistë aktorët Ndriçim Xhepa, Helidon Fino, Fation Pustina, etj. Po Ndriçim Xhepa edhe një herë ia dha vijën e fuqishme narrative të një karakteri të interpretimit madhështor të imponuar në situatat e krijuara. Po “Koha e Kometës” i regjisorit Fatmir Koçi, i cili u kthye mbas në një kohë të largët, kur luhej me fatin e kufijve të Shqipërisë. Edhe pse kthehemi në një kohë më të largët, mblidhet një “ekip” entuziastësh për luftë dhe e krijon dramën e mentalitetit ballkanas, e sidomos shqiptar. Që të dy filmat pasqyrues! Me mesazhin e ndërthurjes së veseve e virtyteve me mbizotërimin e karakterit! Të dy filmat me çështjen e kufijve! Me ikjen dhe kthimin në shtëpi. Të gjithë duam të kthehemi në shpi! Edhe çiklistët, pas dështimit dhe rrënimit të sistemeve! Edhe luftëtarët, pas zhgënjimit nga pritja e luftës! Derisa çiklistët nisen nga Tirana e Durrësi për në Perëndim (d.m.th. në Francë nëpërmjet Italisë), komitët nisen për luftë përreth “lindjes” së Ballkanit. Të parët ndërpriten në Itali, të dytët në Maqedoni. Për të parët, rruga e kthimit në shtëpi është e vështirë, për të dytët zhgënjyese!
Regjisori i filmit “Koha e Kometës” këtyre ditëve më thotë se për ta kuptuar sjelljen tonë duhet rrugë e gjatë! “Ka ardhur dita që shqiptarët t’i marrin vlerat që i takojnë secilit. Mjaft më me helm e me keqdashje. Shiko ç’bëjnë maqedonasit kundër nesh!”, shprehet plot mllef Koçi. 2)
Shikoni fletushkën e “Kalendari i ngjarjeve” te Prishtina International Film Festival?!
DEEPO ndodhet te QAFA dhe është njëri nga klubet më të njohura në 12 vjetët e fundit. Ejani dhe kuptojeni pse. HYRJA E HAPUR PËR PUBLIK. Ndërsa diku tjetër: HYRJA VETËM ME FTESA VLEN VETËM PËR MYSAFIRËT E AKREDITUAR. (NUK ËSHTË E VLEFSHME PËR MEDIET E AKREDITUARA). 3) Dhe, pastaj shihni se ku është me ftesa, për mysafirë, se ku nuk është e vlefshme për media etj., etj. A s’është një festival i personalizuar në ekstrem?! Dhe, ekstremi mbahet në vete, duke u rikthyer në dy edicionet e Festivalit të Durrësit! Dhe rikthehemi te hapja solemne e PriFilmFest-it! Pjesëmarrja ime e paftuar ishte në nivelin e pritur. Kisha shkuar vetëm për filmin e Xhuvanit! Pas filmit dhe pas leximit të kësaj fletushke, e kuptova se ku mund të hyja dhe ku nuk mund të hyja! 4)
1. S’ka të bëjë me realitetin e ndonjë analogjie poetike
2. E kopjuar nga MSN
3. Vargu lindi në një takim në caffe-n përballë DEEPO-s
4. Më gjerësisht vizitojeni me kritikët e filmit gjatë këtij festivali Titanic-un e fundosur
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame