LAJMI I FUNDIT:

E zhgënjen Milani, por edhe gruaja: Kap bashkëshorten në “mat” pozitë

E zhgënjen Milani, por edhe gruaja: Kap bashkëshorten në “mat” pozitë

Nuk ka qenë pa dyshim një fundjavë e bukur për një 45-vjeçar nga Vigevano në Itali.

Tifoz i Milanit, kishte shkuar në bar për të parë ndeshjen mes Sasuolos dhe skuadrës së tij të zemrës, duke shpresuar në një fitore të kuqezinjve.

Goli i Berardit (3-2) e ka zemëruar aq shumë sa që vendosi të braktisë lokalin dhe të shkonte në shtëpi për të kaluar zhgënjimin që i shkaktoi Milani.

Por fati i keq nuk e braktisi 45-vjeçarin as kur shkoi në shtëpi, sepse kur ka hyrë brenda ka gjetur të shoqen në krahët e të dashurit.


Në këtë mënyrë, burri, duke parë skenën ka reaguar duke goditur me shuplakë gruan para të dashurit, shkruan shtypi italian. Bashkëshortja e tij ka njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë për të qetësuar burrin të tradhtuar dyfish.

Pas një rreth një orë diskutimesh, policia arriti të qetësojë situatën në banesë dhe e këshilluan të zotin e shtëpisë të largohej për disa ditë nga gruaja.