E marrim një ide dhe e ziejmë tri herë. Në të njëjtin ujë. Kështu supa bëhet më me yndyrë. Asgjë nuk lëshon më shumë yndyrë se sa e vërteta. Populli, i cili përndryshe mezi e mbush barkun me bukë të thatë, e gjen shpëtimin në supë. Pra, kjo supë është bërë me ide. Me idenë e së vërtetës.
Kush e ha – e ha! Kush nuk do me e hangër, prapë e ha! Pushteti që thirret në të vërtetën të detyron me e hangër supën, nolens volens. Me hir apo me pahir! Tash, jo veç pushteti. Edhe opozita. Edhe ata që nuk janë fare pjesë e sistemit. Të gjithëve, për të vu në lëvizje rrotën e madhe të ngjarjes, u duhet… e vërteta. Kështu: o me dhunë o me supë!
Do jua jap një lajm të hidhur, o njerëz të mirë. E di se pikërisht në këtë fjali të zymtë, gjysma e lexuesve do të ikin në fletën tjetër. Nuk duan lajme të hidhura njerëzit. Por, duhet thënë! Aq më tepër që nuk është lajm. E kemi ditur. Pra, të mos e zgjatim. E vërteta ka vdekur o njerëz! Zoti ju lashtë shëndosh! Qofshi vet!
E di, kjo nuk ka kuptim për ju që po protestoni, nëpër sheshe. Jeni aq afër sa nuk e shihni se po merrni pjesë në varrimin e saj. Sa herë që dilni në shesh në emër të së vërtetës, dhe “vrisni” të tjerët, në fakt ju po bartni kufomën e saj.
E si mund të mos jetë e vërtetë, kur në një natë të kthjelltë vere e shikon qiellin e pastër përplot yje. Apo kur shikon në sytë e saj. Shikon e nuk kupton. Përplot dyshime. Më do apo nuk më do? Si të përballemi me pafundësinë tash? Si të përballemi me iluzionin, i cili na duket aq i vërtetë, më i vërtetë se vetë e vërteta?
Do të thoni se po flas për “Fundin e historisë…”! E merr idenë, ndërro ambalazh dhe… parimi i njëjtë vëlla. Fundi i historisë, fundi i së vërtetës. Fundi i ideologjisë. Kemi celular tash. Ku ne, ku Ismail Qemali! Ku Stalini! Ku Homeini! Fundja kush i dallon, krejt të vërtetat e kësaj bote?!
Na çmendën sytë e saj të shkruar! Duket aq bukur e vërteta, aq joshëse… ah! Po vajza me emrin Shqiponjë?! Femra joshëse me emrin proletare. Apo Shehrezade. Çfarë ka nën mbulojë? Ajo me… uh!
E di se do të thoni se po e prish disponimin publik me dyshimet e mia! Gjithë ata flamuj që valojnë nëpër bebëzat tona dhe na bëjnë të ecim me marsh ushtarak. Tamam filluam të kuptojmë vetveten, të gjejmë kuptimin, të duam vetveten, të gjejmë të vërtetën tonë. E ti na thua – s’ka! Paska vdekur… e vërteta!
Nuk ka vdekur, do të thoni! Të gjitha luftërat të cilat lanë pas vetes shkretëtirë të pafund, miliona jetë, fatkeqësi, oqeane me lot, krejt këto u bënë në emër të së vërtetës. Të gjitha diktaturat, të gjitha kampet e përqendrimit, qoftë me emra gjermanë, rusë, kinezë, kilianë, arabë, anglezë… shqip, pra me emra në të gjitha gjuhët e botës, të cilat u hapën dhe mbyllën deri më sot, të gjitha kishin një fije të përbashkët (jo)logjike. Për të gjitha kuptimi ishte dhe do të mbetet i njëjtë! U hapën në emër të së vërtetës. Për t’u mbyllur u mbyllën në emër të jetës. Miliona jetë, tortura, u morën dhe u kryen në emër të saj. E vërteta që kërkon jetë, për të marrë kuptim.
Ah e vërteta! Kjo muzë që e bëri botën aq të bukur, të dëshiruar, ajo që jetës i jep kuptim që… lëre fare! S’jam poet që e ndryshon botën. Kam dyshimet e mia.
Ajo që shihni edhe sot nëpër pankarta, brohorima që dëgjoni nëpër tubime masive, nëpër ekrane të sheshta, nëpër gazeta, shkruar ose pikturuar me ngjyrat më të ndezura, ajo është veç një kufomë. E vërteta nuk ekziston. Ndjesë pastë! Ajo ka vdekur brenda nesh. Ne dyshojmë.
Po debatoja kështu me vetveten. Nuk është e mundur i thashë vetes. E vërteta ishte dhe mbeti motori i njerëzimit. Kjo bëri revolucionet. Kjo bëri kundërrevolucionet. Miliona njerëz u vranë duke marshuar përpara nënë flamurin e së vërtetës, duke mos ditur ose duke harruar se toka është e rrumbullakët dhe komanda “përpara” nënkupton që të sillesh në rreth. E keni harruar filmin militantët?! Të kuq, të zinj, të gjelbër?! Mos u shikoni dhëmbët, militantë janë!
A nuk na kujtohen filmat e vjetër bardhezi? Përpara partizanë! Ta çojmë komunizmin deri në mal! Kur e çuam në mal komunizmin, dhe e formësuam kuptimin në formën e sloganeve me gurë, krejt të vërtetën e mblodhëm në një emër, padashur shikuam poshtë dhe e pamë shkretëtirën që kemi lënë pas vetes. Sizifi me emrin popull i ngriti gurët në mal, por ajo që u rrokullis teposhtë ishte besimi. E pamë se prapa mjegullës së Olimpit kishte veç gurë. Shkreti! E vërteta absolute u bë relative.
E vërteta i lumturon njerëzit, do të thoni?! I lumturon? E përse thonë se e vërteta dhemb?
“Vetëm antikomunistët” i urrej më shumë se komunistët, pat thënë dikur Vaclav Havel. Krejt kjo ishte bërë në emër të drejtësisë absolute. Në emër të lirisë. Në emër të barazisë. Këto të dyja janë produktet e vetme, të cilat njerëzve u jepen me zor. Ose me supë. Nuk janë si mallrat e tjera.
Me një fjalë nuk i donte militantët. Ata që vihen në veprim me mekanizmin e quajtur “kundër”. Në emër të së vërtetës. E vërteta jote domosdo është kundër. E kundërta e bën të vërtetë.
Doli se në historinë e gjatë të njerëzimit e vërteta të ketë qenë vrasësi më i madh. Vrasës masiv.
Ke bërë një milion në sheshe? Ti je vetë e vërteta! Secili do që të imponojë të vërtetën e vet, kryesisht me numra. Kush i bën një milion klikime për… ka ndërruar veç teknologjia. Në shesh apo në rrjet! Ah, e vërteta ime!
Disa dekada më parë, e pamë me sytë tanë se si ajo vdiq. E vërteta e tyre! Në varrimin e saj morën pjesë një milion njerëz. Në Gazimestan. Atëherë kur menduan se u mblodhën aq shumë njerëz, kundër të tjerëve, ata nuk e kuptuan se po merrnin pjesë në varrimin e saj. Të vërtetës, e cila i mblodhi.
Sepse, kur e vërteta vesh çizme ushtarake dhe marshon, lufton dallimet, ajo… prodhon kundërshtarë. Prodhon të vërtetën tjetër. Në emër të… diçkaje.
Interesat! Nuk është e vërteta, por interesat që nisin luftërat, do të thoni! E vërteta është ideologji. E kush thamë më herët se vdiq? E vërteta apo interesat? A nuk është e vërteta ambalazh për interesat? Në fakt, interesat negociohen. E vërteta jo. E vërteta marshon me çizme… edhe nëpër rrjete sociale. Lavdi!
Ne që dyshojmë, ecim zbathur. Doni supë?
E marrim një ide, e ziejmë tri herë. E marrim lugën dhe e provojmë. Hahet?! Hyr në rresht!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet