E mira e përbashkët dhe shteti
Kosova, duhet ta kultivoj idealin e mirëbërjes, që ky ideal të krijoj atmosferën e të mirave të përbashkëta dhe vlerave të përbashkëta. Pa këto ideale, shteti krijohet për grupe dhe individë dhe e mira e përbashkët, që është postulati thelbor i perëndimit, nuk ka sesi të arrihet. Prandaj, duhet që të përpiqemi maksimalisht ta ndërtojmë Kosovën kulturalisht dhe ekonomikisht, si një atdhe të mirave të përbashkëta dhe vlerave të përbashkëta. Pikërisht në këtë betejë, politika duhet të ndërgjegjësohet, ndërkaq elitat e përgjumura, duhet të marrin përgjegjësinë që u takon, për ta ndihmuar kauzën e drejt kombëtare.
Në periudhën pas pavarësisë së Shqipërisë, një nga mendjet e ndritura, Vangjel Koça, shkruante: “Shqiptari ka parime për jetën e tij vetjake, për jetën familjare, por nuk ka dhe nuk çmon parime për atë që thuhet ‘interes i përgjithshëm’. Kjo gjë rrjedh edhe nga fakti se Shqiptari përmes kaq shekujve robërie u mbyll në veten e tij, në familjen e tij, dhe nuk pati rast që të derdh këtë ‘ego’ në sheshin altruist të interesit të përgjithshëm”.
Kanë kaluar dekada nga koha kur është shkruar ky shkrim, por realiteti ynë i zymtë ende vazhdon të mbizotëroj mbi idealet e kamotshme shqiptare për të ndërtuar një Shqipëri të atillë çfarë e donin dhe e kërkonin idealistët e mëdhenj.
Sot kemi një klasë intelektuale dhe kjo duhet të jetë e gatshme të marrë përgjegjësinë që i takon. Ajo duhet të luftoj pa kompromis për lirinë e shpirtit (Lazër Shantoja), pa të cilën, liria e plotë, asnjëherë nuk merr kuptimin e saj real.
Ku është Kosova sot?
Ka një kohë qysh kur liria jonë ka filluar të na shkallmoj. Idealet tona, janë shkërmoq keq, ndërkaq identiteti ynë, për të cilin kemi luftuar dhe sakrifikuar çdo gjë, është hedhur në treg. Kjo ka bërë që shqiptarët të keqen ta krahasojnë me një të keqe më të madhe dhe jo me të mirën. Vlerësuar në një perspektivë më të gjerë, ky është sindrom i zinxhirëve të mendjes, prej të cilëve, duket se ende nuk jemi liruar. Ky sindrom ka krijuar mentalitetin e turmës. Prandaj, shoqërisë sonë i mungojnë individualitet e fuqishme, të cilët i përpinë turma. Tek ne, shumica, për t’ia bërë qefin grupit, shpeshherë janë apo përcaktohen vetëdijshëm me të keqen. E gjithë kjo ndodh ngase mungon ideali të mirave të përbashkëta.
Nëse pajtohemi se ekziston një e keqe dhe për këtë duket se ka pajtueshmëri të gjerë, atëherë duhet të kërkojmë çlirimin nga e keqja. Çlirimi nga e keqja vjen nëpërmjet njohjes dhe pastaj nëpërmjet ndëshkimit dhe dënimit të saj. Ndryshe, e keqja rrezikon të behet normë dhe të legjitimohet në shoqëri, siç po ngjet me politikën tonë, e cila nga gabimet nuk mëson, por vetëm krijon alibi për t’u shfajësuar dhe për të shkuar në gabime tjera. Ky nuk është misioni i politikës.
Dikujt nga politika mund edhe t’i interesojë kjo agoni shoqërore, por kjo nuk i ndihmon shëndetit tonë kombëtar, e veçmas Kosovës sonë si një shtet në konsolidim e sipër. Prandaj, kërkohet të këndellemi, që të forcojmë idetë dhe idealet tona të përbashkëta, për të përmirësuar imazhin e brendshëm, jo me retorikë, por me punë dhe veprime konkrete. Puna e parë që duhet bërë është çlirimi i arsimit nga prangat e politikës. Vetëm një arsimim i shëndoshë, cilësor dhe kreativ, hap perspektiva të shumëfishta për gjitha sektorët e shoqërisë.
Tani kërkohet nga gjithë ata që e duan shëndetin tonë kombëtar, të çlirohemi njëherë e mirë nga të këqijat e brendshme. Për këtë, kërkohet të krijohet një ide për të luftuar këtë të keqe, si një parakusht i domosdoshëm me hap shtigje për ndryshime pozitive.
Gjithë ata që i marrin problemet tona me seriozitet, e kuptojnë se jetës sonë shoqërore dhe kombëtare i mungon një ide e shëndosh. Asaj i duhet një ide e fuqishme dhe gjallëruese, një ideal shtytës, që e bën të lëviz nga kjo gjendje anemike, kur lajmet e këqija dhe idetë e këqija kanë filluar të ngufatin çdo gjë pozitive dhe të dobishme për mirën e përbashkët kombëtare.
Jetesës sonë kombëtare i mungon ideja e shëndoshë kombëtare, i mungon homogjiniteti i domosdoshëm për konceptet bazike kombëtare, i mungon një kujtesë e pastër dhe e qartë historike që ia pamundëson ecjen e sigurt drejt të ardhmes. Kjo nuk do të thotë se gjendja jone kombëtare është pa shpresa. Jo. Shpresat janë dhe ato duhet t’i gjallërojnë ata që duan një jetë kombëtare ndryshe.
Shumë mendimtarë shqiptarë, problemet tona kombëtare i kanë ndërlidhur me mungesën e qëllimeve të larta kombëtare. Shqiptaret në histori, në pak periudha kanë pasur qëllime kombëtare. Këtu vlen të përmendet periudha e Gjergj Kastriotit, ajo e Rilindjes, epoka e Ibrahim Rugovës dhe ajo e Luftës së UÇk-së. Mungesën e qëllimeve shpeshherë e kanë penguar rrethanat historike, ndërkaq tash, kur kemi lirinë, e pengon shpirtngushtësia, përtacia, sharlatanizmi, bajraktarizmi etj.
Konica thoshte se "është nevoja t’i japin shpirt kombit shqiptar. Ky është problemi me i madh i Shqipërisë".
Pas kaq dekadash, qysh kur Konica pikasi me pedanteri prej eruditi këto nevoja shqiptare, për t’u bërë Shqipëria, ne në Kosove e shohim sa e nevojshme është t’i jepet një shpirt Kosovës, që të behet Kosova dhe të sendërtohet idealet e tona të kamotshme, që të ecim krahas kombeve të qytetëruara. Tani Kosovës dhe popullit të saj i duhet një ide e qartë për të ardhmen, një ideal i shëndoshë dhe i fort, për të triumfuar kundruall kësaj gjendjeje dhe mendësie anarkiste.
Shqiptaret duhet të çlirohen nga zinxhirët e robërisë se mendjes, që na lanë sundimet e huaja barbare. Për ta zhdukur të keqen, duhet të krijojmë idealin e të mirave të përbashkëta. Në këtë synim madhor, duhet ta kemi pararojë për të sotmen dhe udhë rrëfim për të ardhmen, filozofinë e pastër perëndimore, që të ecim pa ekoivoke drejt të ardhmes evropiane. Asnjë rruge tjetër nuk është e sigurt, veçse e shton agoninë tone të gjatë dhe klithmat tona të pafundme!
Realiteti ynë i mjere, paaftësia jone me ecë krahas kombeve të qytetëruara, ku degradimi i madh moral, intelektual dhe politik duhet me na vetëdijesua,. Te vetëdijesuar duhet të krijojmë parakushte që të përmbysim këtë kohë të keqe të klithmave, o moj Shqypni e mjera Shqypni.
Deri me tash, politikat joperëndimore të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e kanë lanë vendin jashtë proceseve të integrimit dhe assesi mosgatishmëria e BE-së për ta inkuadrua Kosovën në gjirin e saj të natyrshëm. Kritikat prej qaramani që bëjnë liderët tanë në korin e të cilëve nganjëherë çuditërisht ndodh të jetë edhe ndonjë gazetar a analist, s’janë asgjë tjetër përpos dëshmi e paaftësisë sonë me iu përgjigj standardeve perëndimore, duke krijuar shtet për të gjithë.
Kritika na bën mirë, por kur është qëllimmirë, e jo kur përpiqet me fsheh të metat dhe paaftësinë tonë.
Klasa jonë politike dëfton çdo dite e më shume se s’ është e aftë me formua shtet sipas standardeve perëndimore, një shtet ne shërbim të gjithëve, ku funksionon ligji dhe jo të grupet e individëve.
Liderët tanë nganjëherë si mjeranë përpiqen me vu "kushte" për BE-ne, edhe pse e dinë fare mire se nuk janë në gjendje me vu kushte bash askujt, e nuk munden as me u rreshtua dika tjetër, sepse edhe projektet tjera gjithashtu presin para portës perëndimore.
Me këtë diskurs, po bëhet gjithnjë më e dukshme se ata dështimet e tyre i shfajësojnë me kritika shterpe para popullit të hutuar.
Tani duhet të bashkohemi, që ta krijojmë idealin e së nesërmes. Këtë mund ta bëjmë, nëse pranojmë të ushqehemi nga idetë e të mirave të përbashkëta, shtetit të përbashkët dhe ardhmërisë së përbashkët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhenja-780x439.jpg)
Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim
![Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/89E3925D-036E-4242-9B09-636353A56807_w1597_n_r1_st-780x439-1.jpg)
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/BLERA.jpg)
Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës
![Trump thotë se ka folur me Putinin - zbulon detajet e bisedës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-76.jpg)
Trump thotë se ka folur me Putinin - zbulon detajet e bisedës
![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re