LAJMI I FUNDIT:

E meritojmë pranimin apo!

Çelësi kryesor i masivizimit, zhvillimit dhe i përparimit të basketbollit është pranimi në asociacionet e ndryshme ndërkombëtare. Shtrohet pyetja për pranimin e basketbollit tonë në FIBA a e meritojmë apo jo? Në javën që lamë pas në vendin tonë patëm dy ngjarje me rëndësi për të u treguar se sa jemi të gatshëm për të u pranuar në shtëpinë botërore të basketbollit. Rasti i parë ishte e shumëpritur, ardhja e trajneri të NBA-së, Randy Pfud, i cili mbajti leksione me përmbajtje të seminareve për trajnerët e basketbollit tonë, e që ky seminar zgjati vetëm një ditë, përkatësisht është përmbyllë për vetëm disa orë. Ndërsa, rasti i dytë ishte po ashtu ardhja e skuadrës së Athlets in Action, përkatësisht lojtarët e kolegjeve të cilët e zhvilluan ndeshjen miqësore me reprezentacionin e basketbollit.

Me këto dy ngjarje të basketbollit është dëshmuar gjithçka, sidomos ajo se çka, sa dhe si punohet tek ne me qëllim të avancimit e të ndërkombëtarizimit. Përveç kësaj ishte rasti i mirë për të vërtetuar se a kemi ngritje e cilësisë të cilën po e kërkojmë për çdo ditë që të ngrihet vetvetiu pa punuar fare, pa qenë të përkushtuar sa duhet për basketboll, pra pa investuar sa duhet në gjeneratat e reja. Çka është më e papranueshme në këtë rast që nuk është dashur të ndodhte, jo vetëm për këto dy aktivitete që janë zhvilluar, por edhe nuk u është bërë ndonjë pritje apo nderim nga institucionet tona kompetente të cilat merren me zhvillimin e sportit, në veçanti nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Për herë të parë


Ardhje e trajnerëve të huaj për ne duhet që të jetë një privilegj, sepse të gjithë këta te ne vijnë për të mirën e basketbollit kosovar, për të mirën e rinisë. Mirëpo në vendin tonë ndodhë e kundërta, ndodhë ajo që nuk duhet të ndodhte. Pjesëmarrja e trajnerëve tanë të basketbollit është e vogël, morën pjesë pak trajnerë, të cilët merren aktivisht me basketbollit. Mund të thuhet se në këtë seminar me shumë prezent kishte studentë të Fakulteti të Edukimit Fizike dhe Sportit “Eurosport”, se sa trajnerët tanë të elitës së basketbollit të Kosovës. Pse ne atëherë për çdo ditë bëjmë zhurmë dhe kërkojmë pranimin nga ndërkombëtarët, pse ne kërkojmë që të kemi cilësi, kur trajnerët e elitës së basketbollit nuk janë pjese e këtyre trajnimeve që organizohen nga FBK-ja. Ndërsa trajneri i NBA-së Randy Pfud erdhi për neve nga Amerika.

Ne kemi nevoje të dëgjojmë e të shikojmë demonstrimet, të marrim mësime, kemi nevojë për më shumë leksione nga trajnerët e nivelit të NBA-së. Edhe pse jemi kritikë rreth masovizimit të basketbollit, mirëpo e vërteta është e hidhur se në shumicën e shkollave të basketbollit po ashtu edhe në klube, të rinjtë paguajnë e shpenzojnë shumë për të ikur nga rruga, ndërsa disa trajner aplikoje metodën tani të njohur “vetëm gjuaje topin”. A thua FIBA e dëshiron këtë nga trajnerë tanë të jemi të pranuar kështu. Mbi 80% të trajnerëve kosovar janë vetëm ‘kukulla’. Janë vetëm sa për të qene, për arsyen sepse nuk kanë as të vetmin shkollim të duhur. Ka edhe të atillë që sportistët nuk dinë t’i edukojnë në aspektin sportiv.

Humbjet e përfaqësueses sonë nuk kanë të ndalur

Dihet që SHBA është vatër e basketbollit si dhe në piedestalin e shumë degëve sportive. Kjo është dëshmuar edhe në përballjen e fundit ndërmjet përfaqësueses së Kosovës në basketboll me skuadrën e kolegjit ‘Athlets in Action’. Mirëpo kjo nuk është për t’u çuditur shumë, sepse kjo nuk është hera e parë që përfaqësuesja e jonë pëson disfatë nga një ekip. Po të rikujtojmë edhe këtë, para pak muajsh përfaqësuesja jonë është mposhtur nga një skuadër e ligës së dytë të Kroacisë. Me saktësisht nga Zrinjevaci me rezultat prej 64:59 që ishte organizimet për nderë të përvjetorit të tretë së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ndërsa në përballjen e fundit pikërisht përfaqësuesja jonë është mposhtur me -49 pikë nga skuadra Athlets in Action.

Mund të japim edhe një shembull i cili nuk guxon të përsëritet, përfaqësuesja e femrave të basketbollisteve tash një kohë nuk është mbledhur asnjëherë, të paktën të kenë një ndeshje miqësore apo edhe ndonjë stërvitje të përbashkët nga të përzgjedhurat. Këto janë vetëm tre raste të cilat janë të paqarta rreth pozitës së reprezentacioneve tona. Pra, tani për tani mos të mendojmë shumë për pranim në FIBA, por më shumë të mendojmë e të merremi për investimet në lojtar dhe të punës nga ana e trajnerëve. Prandaj, me një përkushtim të madh për punë mendojmë se basketbolli ynë do të ngritët me një afate të shkurtër. Pasi që tek ne ka talent të shquar, ndërsa puna me basketbollistët e moshave të ndryshme është nën mesataren karshi nevojave, e mundësive që i kemi. Për këtë neve na duhet një strategji me afate gjatë për të gjitha kategoritë.

Pse duhet të kërkojmë pranimin

Pranimin në FIBA duhet që të kërkojmë për të investuar në basketboll. Ne kemi nevojë që të kemi basketboll të qëndrueshëm, gjithashtu të kemi përfaqësuese për të gjitha grupmoshat. Kemi nevojë për të bërë investime materiale dhe ndërkombëtarizimin e basketbollit jo të mendojmë për t’u ballafaquar me skuadra nëpër ligat më të cilat pritet që të konkurrojmë. Sepse neve si shoqëri e basketbollit na duhet që të punojmë për ta formuar trungun e ekipeve të nivelit ballkanik. Nuk duhet që të jemi kritikë apo autokritikë për kryetrajneret që janë të angazhuar në përfaqësueset tona në të gjitha kategoritë. Mirëpo, duhet të formojmë një trupë koordinuese profesional për ngritjen e nivelit të cilësisë si dhe për qëndrueshmërinë e basketbollit në të gjitha aspektet. Të mos harxhojmë shumë energji se si të pranohemi në FIBA. Nëse ndërmerren masat për një punë më serioze dhe një përkushtim më të madh në ngritjen e cilësi për të gjitha nivelet e basketbollit atëherë ne do të jemi të pranuar edhe në FIBA pa kurrfarë problemi.

(Autori është pedagog sportive si dhe njohës i çështjeve të basketbollit)

Në trend

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kalo në kategori