LAJMI I FUNDIT:

E keqja nuk vjen vetëm

E keqja nuk vjen vetëm

Një studim i ri tregon se meshkujt të cilët në moshë të re përjetojnë disfunksionin erektil janë shumë të rrezikuar për të zhvilluar sëmundjet e zemrës, në krahasim me ata të cilët nuk kanë probleme të këtilla.

Shkencëtarët nga klinika e njohur amerikane “Mayo” kanë zbuluar se meshkujt të cilët përjetojnë disfunksionin erektil apo impotencë, janë të rrezikuar për 80% që të sëmuren nga sëmundjet e zemrës, ndërsa rreziku është më i madh nëse disfunksioni erektil ndodh ndërmjet moshës 40 deri 49-vjeçare.

Këto rezultatet bazohen në studimin dhjetëvjeçar, në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 1.400 meshkuj, shkruan revista “Mayo Clinic Proceedings”.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori