LAJMI I FUNDIT:

E hodhën si ushqim për peshq, por mbijetoi i gjallë për shtatë vite

E hodhën si ushqim për peshq, por mbijetoi i gjallë për shtatë vite

Peshku i artë që u hodh në akuariumin e peshqve mishngrënës, ka arritur të ikte dhe të futet në njësinë e filtrimit, ku ka jetuar i vetmuar për shtatë vite.

Punonjësit e Shima Marineland në Japoni, e kishin hedhur peshkun pasi akuariumi tij ishte dëmtuar dhe nuk kishin ku ta linin, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, shtatë vite më vonë, ata janë befasuar kur e kanë gjetur atë të rritur afro 25 centimetra.

Ekspertët e peshqve janë duke e ekzaminuar këtë peshk, që arriti të jetoj në errësirë dhe vetëm me mbeturinat që linin peshqit tjerë. /Telegrafi/