LAJMI I FUNDIT:

E gjatë do të jetë epoka e ‘qeverisjes Thaçi’, sepse Kosova e meriton këtë

1. Në fillim

Paslufta solli një klasë të re politike në Kosovë, prejardhja e së cilës tejet sfiduese, edhe për shkak se rridhte nga një politikë e dëshmuar kombëtare, po edhe për shkak se hapat e parë gjigante në politikë, kjo klasë e re, i kishte bërë në një Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje.
Lideri i klasës së re, Hashim Thaçi kishte dëshmuar guximin, përkushtimin e duhur, largpamësinë dhe vendosmërinë për të marrë vendime të mëdha e të guximshme në momente të vështira.
Për këto motive, kjo klasë e re politike e drejtuar nga Hashim Thaçi po masivizohej e po bëhej profesionale me hapa të sigurt, duke garantuar qëndrueshmëri dhe vazhdimësi.

2. Uniteti Politik


Sfidat e pasluftës patën kryeprotagonist, përsëri Hashim Thaçin, qoftë demilitarizimi dhe themelimi i TMK-së, apo vendosja e institucioneve demokratike, respektivisht krijimi i sistemit qeverisës në të gjitha nivelet, por edhe koordinimi me faktorin politik e diplomatik ndërkombëtar, por edhe me trupat e NATO-s në Kosovë dhe misionin UNMIK. Të gjitha këto zhvillime, bashkë me pasojat e luftës, përsëri bartës patën Hashim Thaçin, prandaj synimet u vendosën në binarë normal që garantonin ecje të sigurt përpara për Kosovën.
Ky lider i ri, në këto vite pas këtyre zhvillimeve, u përball dinjitetshëm edhe me sfidat e quajtura zgjedhje disa herë, duke u bërë figura qendrore e unitetit politik dhe ecjes së Kosovës drejt shtetësisë.

3. Sfida e qeverisjes dhe shpallja e Pavarësisë

Hashim Thaçi pati qëndrueshmërinë, që subjektin e tij politik PDK-në, ta forcojë e masivizojë, ta ruaj bërthamën e prejardhjes, ta dëshmojë fuqinë e tij politike, dhe më 2007 të shpallet fitues i zgjedhjeve, dhe tani të përballet me sfidën e qeverisjes, që krahasuar me sfidat e kaluara për z.Thaçi, nuk ishte më e vështira. Atij historia i dha të drejtën legjitime që edhe njëherë të bëhet pjesë e saj, me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës si dhe ndërkombëtarizimit, njohjes dhe afrimit të Kosovës me Institucionet relevante ndërkombëtare – BB, FMN apo edhe synimet drejt BE-së e NATO-s.

Në rrafsh tjetër, qeverisja në nivel shtetëror dëshmoi unitet të jashtëzakonshëm politik mes subjekteve në pushtet deri ne prishjen e koalicionit, zhvillim të gjithëmbarshëm infrastrukturor të Kosovës dhe perspektiva të reja, tejet premtuese zhvillimi e integrimi, dhe kjo është meritë e Qeverisë Thaçi dhe ekipit të tij.

Sfida e quajtur prishje e koalicionit me LDK-në

Kryeministri me maturi arriti që te ruaj imazhin e institucioneve shtetërore dhe të jetë pragmatike në zhvillimet që ishin jo në koherencë me kohen e që i krijuan të tjerët. Ne mënyrë shumë të qartë ai dëshmoi se është lideri i cili edhe kur gjendja dhe pozita institucionale vështirësohet, kur dikush mundohej të dekompozoj jetën institucionale, t’i jep formë dhe të drejtoj qeverinë deri në zgjedhje të jashtëzakonshme. Tri vite të qeverisjes se tij treguan se si duhet të punohet për vendin, për zhvillimin e tij, infrastrukturën e tij. Dinjitetshëm u përball dhe po përballet me të pabërat që po mundohen të ia mbështesin. Asnjëherë nuk paragjykoi as edhe kur rivalet politik po silleshin dhe po sillen egërsisht ndaj pozitës së tij dhe qeverisjes. Qytetari i din mirë të mirat qe i solli kjo qeverisje. Prandaj proceset janë sikur ligjet e natyrës dhe si të tilla nuk mund të ndërrohen për shkak të tekeve dhe kapricave të njerëzve apo organizimeve që nuk shohin më shume se ardhja deri në pushtet. Zgjedhjet e jashtëzakonshme u imponuan të mbahen me një politikë perfide për të krijuar anarki në sistemin e qeverisjes. Por këtë nuk e lejoi kryeministri i vendit. Sepse ai rezonoi mbi interesat e partisë, mbi interesat grupore duke shfaqur performancë të shtetndërtimit dhe jetës institucionale.

4. Në fund

Për të gjitha këto, konkluzioni i vetëm racional, del se EPOKA THAÇI vetëm sa ka nisur. Rrugëtimi i tij për tu ngjitur në majë ishte tepër sfidues, por tepër i sigurt dhe i fuqishëm. Ai tashmë ka dëshmuar se është lider i pakontestueshëm i Kosovës, sepse posedon gjithçka, që i duhet një lideri për të garantuar jetëgjatësinë në qeverisjen e Kosovës. Krahasimi në këtë rast të tillë nuk mund të gjendet, sepse askush nuk mund t’i konkurrojë biografisë politike, intelektuale e Kombëtare të Hashim Thaçit. E gjatë do të jetë epoka e tij e qeverisjes, sepse Kosova e meriton këtë. E gjatë do të jetë epoka e qeverisjes së Hashim Thaçit, sepse kjo është rruga e vetme e sigurt aspiruese e Kosovës. Këtë tashmë e din Kosova dhe populli i saj.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Magazina
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Kalo në kategori