E djathta mirë, e majta keq?!
(Kritikë e reagimit të PNDSH-së ndaj profilizimit të PDK-së, e publikuar më 29 janar 2013)
Marr shkas të shkruaj, pas publikimit nëpër media, të një reagimi të së ashtuquajturës “Partia Nacionale Demokratike Shqiptare” e cila ka performuar dobët në lidhje me korrupsionin e mafiozitetin në Kosovë, për gjithë këto procese të tmerrshme nëpër të cilat po kalon vendi ynë i kapur nga mafia. Reagim “i ashpër” e fort serioz na vjen për siç po thuhet “profilizimin e PDK-së si parti e djathtë”. Me kaq vrull, e kaq ashpërsi shkon deklarata e tyre: “Për ne kjo vlerë” – e kanë fjalën për “djathtizmin” siç e quajnë ata – “është e shenjtë të cilën e kemi ruajtur me xhelozi dhe për të cilën jemi flijuar pandalshëm nëpër shumë vite”. Do të doja të dija cilët “ne”? Cilët dëshmorë u flijuan për “djathtizmin”? Në cilën periudhë?
Vazhdon pastaj me diçka krejt të pavërtetë e goxha dhe mediokre: “Gjithashtu PNDSH si parti e djathtë me traditë shtatë deceniesh, konsideron se më shumë djathtizëm në Kosovë është më mirë për demokracinë e shtetit tonë, më mirë për integrimet shqiptare, më mirë për bashkimin e Kosovës më Shqipërinë dhe është më mirë për integrimet tona në Bashkimin Evropian”.
Së pari, më shumë “djathtizëm” nuk ka lidhje me demokracinë. Më shumë “djathtizëm” do me thënë fashizëm, apo nuk është fashizmi më e shumta e së djathtës? E fashizëm nuk do me thënë demokraci, por e kundërta – totalitarizëm.
Së dyti, më shumë “djathtizëm” nuk ka lidhje me afrimin e Kosovës me Shqipërinë, përkundrazi, më shumë “djathtizëm” do me thënë më shumë konkurrencë mes kapitalit të Kosovës dhe Shqipërisë, rrjedhimisht rritje e thellësisë që na ndan, assesi afrim te bashkimi.
Dhe, së treti, më shumë “djathtizëm” mund të na çojë në Bashkimin Evropian si provincë e perandorisë, kurrsesi si vend i denjë, i barabartë me anëtarët e tjerë.
Vazhdon trajtimi i së majtës dhe së djathtës në nivel spekulimi: “Kur një parti politike në Kosovë sikundër është Partia Demokratike e Kosovës me trashëgimi të majtë, riprofilizohet në formë si e djathtë, e bënë këtë jo pse është vërtetë e djathë, jo pse vërtet ka ndryshuar kursin përmbajtësisht, por e bën këtë sepse janë qytetarët e Kosovës ata të cilët kanë shtyrë këtë dhe partitë e tjera si kjo, ta kuptojnë se majtizmi në Kosovë nuk ka gjasa, se majtizëm në Kosovë do të thotë më pak integrime mbarëshqiptare, majtizëm në Kosovë do të thotë më larg Shqipëri nga Kosova dhe gjithsesi më larg nga integrimet në BE”.
Si fillim, populli i Kosovës nuk di të ketë bërë ndonjëherë ndonjëfar proteste a ndonjëfar peticioni me të cilin t’i ketë kërkuar ndonjë subjekti politik sqarim a ndryshim të ndonjë artikulimi ideologjik. Tani, kur flitet për “majtizmin” dhe se ç’do me thënë trajtimi nga perspektiva e së majtës të çështjeve si Bashkimi Kombëtar apo Integrimi në Bashkimin Evropian, po marr përgjegjësi që sa më thjeshtë të jap pikëpamjet e mija si një i majtë për çështjet në fjalë. Për mua dhe për të majtët, bashkimi kombëtar nuk është vullnet i trashëguar romantik, as njëfarë rrëqethje me idetë e mbisundimit ndaj kombeve të tjera, as ndonjëfar kënaqje e komplekseve psikologjike që manifestohen me dëshirën për mbisundim e superioritet ndaj të tjerëve. Për mua bashkimi kombëtar fillimisht do me thënë siguri, pra siguri për ekzistencë e që lidhet me barazinë e kombit shqiptar me të tjerët në rajonin tonë, e nisur nga vështrimi i thjeshtë i historisë së Ballkanit. Pastaj mirëqenie, mundësi më e madhe ekonomiko-sociale, politike e kulturore. Pra, bashkimi kombëtar në pamjen time për të, është shumë i lidhur me konceptet e majta. Për neve të majtëve, për dallim prej juve që dërdëllitni kotësira, kombi nuk është pikësynimi, por është vetëm rruga nëpër të cilën do të shkojmë drejt botës internacionale, pa kombe, në paqe të përhershme përmes revolucionit permanent.
E drejta kombëtare dhe universalizimi i saj na çon drejt barazisë së kombeve, e barazia e kombeve drejt zhdukjes së nevojës për to, si njerëzim i drejtuar drejt emancipimit. Parimisht, ne të majtët besojmë në bashkim, jo vetëm të popullit shqiptar, por të të gjithë popujve, ama vetëm si të barabartë. Bashkimi Evropian nuk është bashkim i të barabartëve. Ai dominohet prej atyre që janë më të fortë ekonomikisht. Nëse më ftoni si skllav nën shërbimin e perandorisë, unë ju çoj shumë të fala dhe ju them të më lini të qetë në luftën time e të shoqeve e shokëve të mi kundër skllavërisë e kundër perandorive.
Ajo pjesë me të cilën pajtohem deri diku me ju është aty ku ju bëni thirrje që “ PDK-së dhe simotrave të tjera, që pretendojnë djathtizmin vetëm tani, pas shumë e shumë historive majtiste, ju mbetet shumë punë për të dëshmuar përmbajtësisht atë që e thanë vetëm formalisht ditë më parë”. Unë pajtohem që ajo se si deklarohemi ka shumë pak rëndësi nëse përmbajtja dhe veprimet janë ndryshe, por në vërejtjen që bëni ndaj PDK-së ju keni një kontradiktë të thellë! Ju kërkoni që ata përmbajtësisht të dëshmohen si të djathtë! E çka doni ju më tepër sesa privatizimin e krejt pasurive publike? Çka më shumë sesa sjelljet fashiste e mafioze të zyrtarëve të regjimit?
Mendoj se nuk ka fare rëndësi si është deklaruar PDK, e majtë apo e djathtë. Rëndësi ka që ajo është një organizatë parapolitike, mafioze, që ka kapur shtetin dhe e cila duhet përmbysur me forcë. Fundja, organizatat si PDK, kanë vetëm një ideologji – mafiozitetin.
Të besosh në “djathtizëm” dhe të thirresh në “vlerat e tij” (të munguara kurdoherë), tani kur bota po i vuan pasojat e krizave të njëpasnjëshme të këtij sistemi monstruoz që ka zhdukur njerëzillëkun, që e ka bërë botën arenë lufte mes individësh, pastaj mes popujsh, pastaj mes blloqeve të interesave, të gjithë me synim fitimin dhe ngadhënjimin që sjell dominim, tash kur bota i ngjason një kopshti zoologjik me plotë kafshë dhe krejt pak njerëz, sigurisht se për të besuar në këtë sistem ose të duhet të jesh i mosdijshëm e i moslexuar ose që shtyn përpara ndonjë interes personal a grupor.
Dhe, në fund, mendoni edhe njëherë para se të na drejtoheni publikisht, mendoni a ka rëndësi për shoqërinë ajo që do të thoni sepse koha është e vlefshme dhe marrja me dërdëllitjet tuaja në këto momente të vështira për vendin është luks i madh që s’mund ta kemi shpesh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij