Arsyet se pse partitë politike nuk lidhin koalicione në bazë të orientimeve ideologjike, sipas analistëve kosovarë kanë të bëjnë me atë se shumica prej tyre si synim e kanë të jenë pjesë e pushtetit. Madje, ata theksojnë se shumica e subjekteve politike në Kosovë e quajnë veten “të djathtë”, vetëm për t’i hyrë në qejf qytetarëve.
Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë për Telegrafin se partitë politike kur vije puna te koalicionet, nuk i respektojnë parimet ideologjike.
Sipas tij, përveç Lëvizjes Vetëvendosje (VV), asnjëra nga subjektet politike nuk e ka refuzuar subjektin tjetër për bashkëpunim, nëse e ka vërejtur se iu përputhen interesat.
Më tutje, Korenica ka theksuar se tri partitë që kanë qenë pjesë e Qeverive të deritanishme (Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë lëvizur nga orientimi i tyre ideologjik.
“Mendoj që ata ende nuk e kanë të qartë – në aspektin praktik – çfarë do të thotë të jesh i djathtë ose i majtë. Në këtë rast, pasi shumica e partive në Kosovë deklarohen të djathta, ato janë profilizuar si të djathta për ta fituar simpatinë e qytetarëve e jo sepse e kanë shumë të qartë se çka do të thotë të jesh i djathtë”, ka thënë Korenica për Telegrafin.
Selatin Kllokoqi nga Instituti D4D, ka thënë për Telegrafin se profilizime i partive politike në Kosovë është më tepër teorik sesa real. Sipas tij, në njërën anë partitë deklarojnë se janë të djathta e në anën tjetër aplikojnë politika të majta.
Ai ka theksuar se përveç Lëvizjes Vetëvendosje, partitë tjera politike janë mishmash i ideologjive, duke shtuar se profilizimi i qartë i partive do t’i orientonte më lehtë qytetarë se për kë të votojnë.
“Kosova është vend i vogël dhe ka probleme me aplikimin e mirëfilltë të demokracisë. Andaj, duhet të kalojë edhe një kohë derisa partitë politike mund të bashkoheshin dhe të ndaheshin në bazë të orientimit ideologjik”, ka thënë Kllokoqi për Telegrafin.
Ndryshe, kryeministri në largim, Hashim Thaçi, në një takim me studentët ka deklaruar se partia të cilën e drejton ai është e interesuar që të bëjë koalicion me partitë e qendrës së djathtë. Preferencat që të lidhin koalicion me partitë e qendrës së djathtë i kanë shprehur edhe i pari i LDK-së, Isa Musata, dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës