Propozoj që Dyzi të shpallet kryeqytet. Edhe ashtu qeverisja po ka telashe me kryeqytetin. Nuk kalojnë disa muaj pa e bërë ndonjë sherr këta lokalët në Prishtinë.
Përgjithësisht, kohëve të fundit, vëmendja publike ishte e drejtuar nga lokalët. Ata ishin delja që turbullonte ujërat. Ujërat (ndër)kombëtare. Opozita dhe shoqëria civile thuajse nuk ekzistojnë. Krejt kërkesat politike të tyre në fund u artikuluan në një performancë me gurë, në lojën kush është më patriot.
E, komunat po merren me ekskursione! Njëra palë e shëtisin Ismail Qemalin e tjetra Isë Boletinin. Qeveria ecën në majë të gishtave! Pra, Dyzi është zgjidhje!
Pastaj, krejt Qeveria mundet me u shpërngulë atje. As nuk i pengon kush, as nuk e pengojnë askënd. Komunat nuk munden me e rrëzua “ndërtesën e Qeverisë” në Dyz, se është ndërtuar me leje ndërkombëtare. Pastaj, edhe nëse hetohet mungesa e tyre, mos keni frikë: KQZ nuk shpall zgjedhje të reja. Derisa të shpallen fajtorët, në shkallën e 15-të! Paramendojini ministrat në burg, e Isa nuk i ndërron! Nuk kanë vendim të plotfuqishëm, do të thotë. Derisa të kalojë të gjitha shkallët.
Në fakt, askush nuk e di sa shkallë i ka drejtësia kosovare. Me vendore e me ndërkombëtare, mbase edhe bëhen 15! Por, ju mos më kapni për fjale! Nuk e njoh edhe aq matematikën. As vendoren e as ndërkombëtaren.
E, Dyzi ka ambiente piktoreske! Por, ka edhe përparësi të tjera. Sipas shembullit të komunave edhe me e lëshua Zoti dikë me e marrë në përgjegjësi ndonjë qeveritar, ministër apo më lart, ai nuk hetohet. S’ka nevojë as me mbajt zgjedhje apo emërime të reja edhe nëse krejt Qeveria vendoset nëpër dhoma veç e veç. Po e dini!
Një nga fenomenet më të çuditshme të kësaj kohe, në Kosovë, është ai i papërgjegjësisë morale dhe qytetare të zyrtarëve të cilët përkundër dyshimeve serioze për krime të rënda, si korrupsion, keqpërdorime fondesh apo edhe krime lufte, kapen aq fort për karrige dhe e bëjnë kiametin për të mos i lëvizur nga aty, ndërkohë që në vende demokratike, edhe për dyshimet më të vogla publike zyrtarët tërhiqen vetë nga postet për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë. Kështu i bie që pjesë të pushtetit luftojnë njëra-tjetrën! Nuk gjykohet individi, por bashkë me të edhe institucioni. Gjykohet kryetari! Gjykohet komuna!
Kështu kemi kryetarë komunash që kanë ikur jashtë, kemi kryetarë komunash të cilët shkojnë në gjykata dhe dënohen nga gjykatat, por vazhdojnë të jenë kryetarë dhe të shkojnë të papenguar në punë, apo më saktë – në zyrat e veta. Në fakt, kemi edhe kryetarë komunash që janë nëpër burgje, por kjo natyrisht nuk paraqet asnjë pengesë që ata të jenë edhe më tutje heronj, shembull për komunat e tjera. Për zgjedhje të reja as që bëhet fjalë! E pse?
Këto ditë, për shembull, u bë publik një vendim i KQZ-së. KQZ, te ne si e dini, është një organ i cili pavarësisht pisllëqeve të politikës, në fund ia vë kapakun… po e dini, qysh! Qysh e do rendi pra! Ky vendim i gëzoi pa masë të madh e të vogël në dy qytetet tona qendrore, kryeqytetet joformale të vendit, e besa e gëzoi krejt vendin! Kryetarët e këtyre dy komunave janë dënuar gjithsesi gabimisht, për krime lufte. Gjykata e nivelit të parë gjithsesi i ka keqkuptuar gjërat, prandaj deputetë dhe zyrtarë të tjerë po deklarojnë herë pas here në media se kjo do të korrigjohet në shkallën e dytë. Sepse, siç e dini edhe ju, drejtësia jonë është me shkallë. Shumë shkallë!
Shyqyr nuk do të ketë zgjedhje prapë, se na lodhën, thonë edhe qytetarët. Veç po ngjallen kot shpresat për ndryshime! Pra, ndryshime nuk ka! E pse me pasë? Kujt nuk i duket mirë, ja ku është… Hungaria! Ky vend ka… padron!
E, kryetarja e famshme e KQZ-së është e njohur për vendimet të cilat i pëlqen masa. E njohur për zgjidhjet e tipit: “Mishi të piqet e helli të mos digjet” apo “ujku ta hajë delen edhe delja të mos bëjë beee…”, pra të jetë gjithsesi e kënaqu… apo si ishte ajo thënia e moçme?! Le bre, po ku janë marrë të moçmit me zgjedhje, e me KQZ, e me EULEX-a?! Krejt u përzie… Përzereni!
Po de, edhe Përzereni! Mirë që e kujtuat! Edhe atje kishte rrezik të zgjidhej tjetërkush. Kryetari zhagitej nëpër gjykata, me muaj, e besa u bënë edhe vjet, ndërkohë që shteti lokal funksiononte pa telashe. Asnjë problem, veç opozita “kokoriste” kot milionat që mungojnë! Opozita numëron milionat në xhepat e qeveritarëve, e gjykatat thonë se nuk bën ashtu. Derisa të kalojë krejt puna nëpër 15 shkallët e drejtësisë! Kështu pak a shumë është puna. Por, në Prizren ka respekt, edhe pse jo aq dashuri për të parin e qytetit. Për veti nuk i ka marrë, ka pasë thënë ai! Nuk tregoi për kë. Motivet gjithsesi kanë qenë patriotike!
Pra, në dy komunat tona, qendrore, nuk ka nevojë për zgjedhje të reja deri në zgjedhjet e rregullta. Edhe ashtu të njëjtit do të zgjidhen, qofshin në burg apo jashtë tij! Do të kandidohen dhe do të zgjidhen. Kaq thjesht është puna.
Unë apeloj që kryetarët e komunave të kandidojnë për zgjedhje nacionale. Do të zgjidhen! Pastaj, edhe kryeqyteti mund të ndërrohet më lehtë. Një vendim qeverie është! E, Parlamenti? Parlamenti i ka numrat! Për gjithçka i ka! Kështu, s’ka punë për drejtësinë këtu. Por, edhe 100 shkallë me i pasë, se nuk i hyjnë në punë!
Por, përpara se me u shpallë Dyzi kryeqytet, duhet veç edhe një votim. Një, por… special. Numrat janë… edhe nuk janë. Duhen veç garancione, se edhe prej Dyzi vendin ka me e qeverisë… Qeveria!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës