LAJMI I FUNDIT:

Dyshimet e Sokrat Shanit për tradhti çuan në vrasjen e Jonidës?

Dyshimet e Sokrat Shanit për tradhti çuan në vrasjen e Jonidës?

Xhelozia e Sokrat Shanit ndaj vajzës 29- vjeçare, me të cilën kishte lidhje prej më se tri vitesh, dyshohet se ka qenë shkak i krimit të dyfishtë të ndodhur tri ditë më parë në Golem dhe në Lushnjë.

“Panorama” shkruan sot se biznesmeni 65-vjeçar, siç kanë dëshmuar personat që e njihnin, javët e fundit shfaqej i acaruar dhe i mërzitur, teksa tregonte se kishte një shqetësim. Një shqetësim, të cilin, me sa duket qartazi, nuk ia kishte shprehur askujt, por që kishte nisur ta ndante me partneren e tij, Jonida Çanaku.

Dhe bërja prezent e dyshimeve që 65-vjeçari kishte për të dashurën 36 vjet më të re, kishte sjellë, me sa duket, edhe acarimin e marrëdhënieve në çift deri në krim. Biznesmeni i farërave bujqësore, Sokrat Shani, 65 vjeç, mbyti të dashurën e tij, Jonida Çanaku, 29 vjeçe, tri ditë më parë.


Krimi ndodhi pasi biznesmeni dhe e dashura u takuan e qëndruan së bashku në shtëpinë që motra e Sokrat Shanit kishte në Golem të Kavajës. Aty biznesmeni mbyti të dashurën, ndërsa të nesërmen, më 15 gusht, në orët e mëngjesit, vrau veten në banesën e tij, në fshatin Krutje, në Lushnjë.

Duke qenë se dy protagonistët e lidhjes kanë vdekur, versioni i ngjarjes është mësuar nga dëshmitarët. Disa foto të publikuara dje nga Policia tregojnë Jonida Çanakun në shtratin ku u gjet e vdekur. Ajo është e zhveshur, ndërsa autori duket se e ka torturuar, pasi viktima ka shenja dhune në gjoks dhe në grykë, si dhe në shpatullën e majtë.

Dëshmitë për motivin

Burime nga Prokuroria e Lushnjës kanë thënë dje për gazetën “Panorama” se familjarët e viktimës Sokrat Shani kanë shpjeguar se kanë qenë në banesë në katin e parë kur kanë dëgjuar një krismë arme, rreth orës 06:00-06:30 dhe kur kanë shkuar në dhomën ku banonte Sokrati, kanë konstatuar se ishte i shtrirë dhe gjakosur në fytyrë.

Sipas Prokurorisë së Lushnjës, të afërmit shpjeguan se Sokrat Shani prej disa vitesh ka pasur lidhje dhe ka bashkëjetuar me shtetasen Jonida Çanaku, lidhje kjo e njohur prej familjarëve të të dyja palëve.

“Prej disa kohësh, kur viktima, Sokrati, fliste në telefon, ata thonë se kanë dëgjuar që debatonte me Jonidën, duke u shprehur ‘pse më tradhton etj.’”, kanë thënë burimet e hetimit.

Sipas tyre, hetimi është duke vazhduar me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa deri tani, duket se nuk ka pasur dhe nuk ka ndonjë fakt konkret në lidhje me 29-vjeçaren Jonida Çanaku.

Hetuesit dyshojnë se 65-vjeçari mund të jetë fiksuar te ndonjë tradhti hipotetike nga e dashura 36 vjet më e re, për shkak të diferencës së moshës.

Burimet e hetimit bëjnë me dije se deri tani nuk ka dalë në dritë ndonjë fakt apo provë konkrete që ta mbështesë këtë pretendim të shfaqur nga të afërmit e Sokrat Shanit apo edhe nga vetë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Lajme
Kalo në kategori