LAJMI I FUNDIT:

Dyqanet evropiane mbeten pa PS3?

Dyqanet evropiane mbeten pa PS3?

Kompanitë Sony dhe LG kanë filluar një luftë të vërtetë në lidhje me licencën, pasi që doganierëve u është urdhëruar të konfiskojnë disa mijëra kopje të Sony PlayStation 3.

Doganierëve evropianë u është urdhëruar që të konfiskojnë të gjitha kopjet e Sony PlayStation 3, pas ankesës së kompanisë LG që thotë se aparatura e lojës së famshme përmban teknologjinë e tyre Blu-Ray.

Ndërprerja e shpërndarjes së PS3 do të zgjasë dhjetë ditë, ndërsa mund të zgjatet nëse Sony nuk e shfuqizon urdhrin që e ka siguruar me gjyq kompania LG në Gjykatën civile në Hagë.

Kompania japoneze Sony nëpër pikat shitëse ka aq PS3 të cilat mund të shiten në tri javët e ardhshme në Evropë. Nëse LG kërkon vazhdimin e ndalesës, atëherë Sony PlayStation 3 “do të zhduket” tërësisht nga tregu evropian për një kohë.


Sipas LG, Sony shfrytëzon Blu-Ray teknologjinë, përmes të cilës konsola PlayStation 3 i ‘lexon’ disqet Blu-Ray.

Sipas Daily Mail, nëse Sony e humb rastin në gjykatë, atëherë do të duhet t’i paguajë LG-së përqindje për çdo kopje të shitur, që do të thoshte humbje disamilionëshe. /Telegrafi/