LAJMI I FUNDIT:

Dy të vrarë në qendër të Ulqinit

Dy të vrarë në qendër të Ulqinit

Si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në qendër të Ulqinit, kanë humbur jetën ulqinaku Halil Adovic dhe shtetasi gjerman A.T. (45-vjeç).

Gjysmë ore pas incidentit, policia e ka arrestuar Rade Aleksic nga Ulqini, i dyshuar për vrasjet, i cili ishte fshehur në kishës, si edhe bashkëqytetarin e tij , M.T., si i dyshuar t’i ketë ndihmuar për të ikur.

Në një kumtesë të policisë thuhet se i dyshuari kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të H.A. me më shumë plumba, të cilët e kanë goditur edhe H.A. edhe A.T., i cili rastësisht kishte kaluar në largësi prej 50 metrash nga vendi ku është zhvilluar ngjarja.

A.T. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa identiteti i tij është bërë i ditur kur policia e ka gjetur letërnjoftimin, ndërsa A.T. është transportuar në spital ku ka ndërruar jetë. /Telegrafi/