LAJMI I FUNDIT:

Dy muaj nga arratisja e Gruevskit, akoma e paqartë nëse dikush e ka ndihmuar

Dy muaj nga arratisja e Gruevskit, akoma e paqartë nëse dikush e ka ndihmuar

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, azilanti më i njohur në Hungari – për të dytin muaj me radhë ndodhet në arrati. Korrieri gjyqësor para dy muajve, saktësisht më 9 nëntor 2018 tre herë tentoi, por nuk arrit që t’ia dorëzon aktin udhëzues, pas çka Gruevski duhej të shkonte në burg.

Në web-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, 48-vjeçari Nikolla Gruevski është i fundit për të cilin shteti ka lëshuar flet-arrest ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për të dytin muaj qytetarët akoma nuk e dinë saktë se si dhe kur Gruevski e lëshoi Maqedoninë. Ministri i Punëve të Brendshme Nikolla Gruevski, më herët deklaroi se është ditur vetëm se Gruevski në mënyrë joligjore e ka lëshuar vendin.


Të njëjtën e ka përsëritur edhe kryeprokurori Ljubomir Joveski. Ndërsa prokurorja Villma Ruskovska, ka deklaruar se nga procedura parahetimeore është konfirmuar se ka pasur lëshime të paqëllimshme të institucioneve, në lidhje me arratinë e ish-kryeministrit.

Postimi i fundit i Gruevskit në “Facebook” është më 20 nëntor, kur edhe konfirmoi se i është pranuar kërkesa për azil në Hungari.

Ndërsa më pas nga gazetarët hungarez disa herë është fotografuar nëpër restorante. Gruevski në Hungari ka pranuar edhe vizita nga Maqedonia. Aleksandar Trajkovski është ai që e ka vizituar Gruevskin në Budapest.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale ka kërkuar që në të gjitha lëndët ku i akuzuar është Gruevski t’i shqiptohet masa e paraburgimit. Ndërsa Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesë për ekstradimin e tij nga Hungaria, por deri tani nuk ka informacion kthyes nga autoritetet hungareze./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori