LAJMI I FUNDIT:

Dy “knockout” për LDK-në, Sejdiu e më pas Mustafa

Koalicioni i formuar tri vjet me parë nuk ka dëshmuar qëllimin e mirë të krijimit të një qeverie të suksesit, dhe kjo na bën të mendojmë mirë për një koalicion të koordinuar mirë në të ardhmen, e jo inatesh e më qëllime këmbëngulëse vetëm e vetëm për të qenë në qeveri. Koalicioni paraprak pati fatin e disa zhvillimeve jetike për Kosovën dhe që ne krye të saj të jenë dy partitë më të mëdha në Kosovë, përkundër mungesës së një opozite të mirëfilltë. Edhe pse nga përvoja e diplomacisë se avancuar thuhet se “ku nuk ka opozitë nuk ka as pozitë”, në këtë rast Kosova rrezikoi me pretendimin se qëllimet madhore arriheshin vetëm më me qeverisjen e këtyre dy partive. Fillimisht u tha që është bashkëqeverisje për qëllime madhore, mirëpo, doli e kundërta që shkurt e shqip do të quhej, “qeveri për qëllime madhore individuale”. Përfundimi i mandatit qeveritar para kohe, fare nuk kishte të bënte me suksesin dhe mossuksesin e njërës apo palës tjetër përkundër deklarimeve që u bënë pas prishjes së planit të tyre.

Duke pasur parasysh që shkelja e kushtetutës se shtetit tonë është shkelur nga institucionet, s’ka rendësi se kush më shumë, e kush me pak, barra bie plotësisht në institucione e jo vetëm në parti të koalicionit, sepse edhe nëse ti nuk je ai që e ke shkelë, por ke vërejtur që dikush e ka shkelur, atëherë përgjegjësia bie njëjtë, që kjo i bie se fshehja e një veprimi të tillë është bashkëpërgjegjësi dhe bashkëveprim i trupit udhëheqës të Kosovës. Veprimi dhe mosveprimi janë gjithashtu përgjegjësi të pajustifikueshme.

Deri vonë dukej se po shkonte për mrekulli, dukej sikur janë të një partie politike, por gradualisht interesat e të dy palëve filluan të konfrontonin shumë njëra tjetrën duke krijuar shkëndija për një kohe dhe flakë me pastaj. Kritikat që vinin nga disa individë të LDK-së nuk merreshin shume parasysh sepse ashtu i konvente Presidentit Sejdiu, apo nuk kishte zgjidhje tjetër për të mbajtur mandatin e tij deri në fund.


Gjykata Kushtetuese nuk doli të kishte në qejf ndikimet që vinin për të fshehur ilegalitetin e pozitës së presidentit, presionet që nëse presidenti jep dorëheqje do të rritnin kredibilitetin e LDK-se, mbeti të dëshmohej me vonë. Kështu se paku theksonin ata që nuk kishin mundësi të “performonin” në qeveri, ngase ishte kusht i kreut të PDK-së, që asnjë ish ministër nuk mund të qeverisë në këtë koalicion qeveritar, edhe pse kishte një përjashtim, e ai ishte Lutfiu (Haziri). Këtu nuk dihet arsyeja e dorëzimit të Hashimit.

Para dorëheqjes dukej që Presidenti Sejdiu të kishte një plan taktik, të tërhiqej nga posti i Presidentit të Republikës për të mbajtur atë të LDK-së. Dikush në LDK priste me padurim që ai të qëndronte në postin e Presidentit, sepse ai përfundonte pas një viti, kurse ai i LDK-se zgjidhej me gjatë dhe konsiderohej post me i rëndësishëm për oponentët e tij brenda LDK-së. Dukej se sytë i kishin hapur shumë të tjerë si nga fraksionet brenda LDK-së po ashtu edhe të porsa aderuarit, më mirë me thënë “braktisësit e dikurshëm të kësaj partie”. Dukej që në letër presidentit t’i dilte mirë llogaria, por në praktikë dukej të kishte ndryshuar drejtim.

Për të mbajtur postin e kryetarit të LDK-së ai dha dorëheqje dhe synonte postin ta përtërinte duke mbajtur një fushatë parazgjedhore e cila rezultoi që pa dashje të ishte për Isa Mustafën, personin që llogaritej si kthyes i kredibilitetit të LDK-së. Zgjedhjet e LDK-së u mbajtën, Isa morri udhëheqjen e LDK-së dhe synonte Kryeministrin derisa Fatmiri relaksoi vetën me një vizitë në Amerikë, e bëri këtë sepse nuk i “dhezi” planimetria e asnjërit post.

Isa, njeriu shpresëdhënës që konsiderohej i vetmi dëbues i Hashim Thaçit nga Kryeministria, ishte dështaku i dytë i LDK-së, duke mos përfshirë këtu edhe ata që formuan lista ndarëse të LDK-së. Dështimi i tretë do të ishte përsëri Isa, sepse të gjithë e kemi dëgjuar duke premtuar se nëse partia e tij nuk do tí fitonin zgjedhjet do të jepte dorëheqje. Të nderuar, kjo nuk ndodhi sepse ai ndryshe paska menduar e ndryshe na paska premtuar, apo neve s’kemi ditur të marrim vesh një fjali të thjeshtë të thënë në gjuhën shqipe.

Pra, ai paska thënë nëse nuk e rrisë elektoratin do të jap dorëheqje. Megjithatë ai po bëhet luftarak që të mos i hajë fjalët e veta, dhe kërkon të përsëritën zgjedhjet me pretekst se paska pasur keqpërdorime. Mirëpo, me sa po duket, as ajo nuk do t’i ndihmojë të arsyetohet, sepse zgjedhjet sigurisht që do të përsëriten në disa vende, por nuk ka gjë prej asaj pune për Isën, sepse në ato vende qytetarët duket të votojnë në disfavor të Isës, por edhe në favor të dorëheqjes së tij nga posti i LDK-së. Qytetarët presin mbajtjen e fjalës së dhënë përndryshe do të rrezikojë LDK-në me të në krye edhe në zgjedhjet tjera pas disa vitesh.

Këto zgjedhjet e fundit do e ndihmojnë pak Fatmir Sejdiut të arsyetojë pafajësinë para vetës për humbjen e LDK-së. Mirëpo, një gjë ka fituar LDK më Isën, e ajo është opozita që kurrë më parë kjo parti se ka pasur. Megjithatë kjo punë e ka kështu, që i bie “përshëndeti shokët kah të ngjitësh lartë së do tí takosh ata duke zbritur poshtë”.

Në trend

Më shumë
“Ti nuk ke gjak shqiptari” - Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia

“Ti nuk ke gjak shqiptari” - Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia

Magazina
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

Magazina
‘Skandali’ i Jozit me Gjestin, Yllka Gashi: Nëse e toleroni edhe këtë term, Big Brother nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës

‘Skandali’ i Jozit me Gjestin, Yllka Gashi: Nëse e toleroni edhe këtë term, Big Brother nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës

Magazina
Valbona Mhilli qan me dënesë pas daljes së Jozit nga Big Brother

Valbona Mhilli qan me dënesë pas daljes së Jozit nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori