Dy botëkuptime politike
Jo për të mbajtur ligjëratë politike, por djathtistët dhe majtistët përfaqësojnë dy botëkuptime të ndryshme politike. Ata kanë qëllime të njëjta, por mënyra e realizimit të tyre është e ndryshme. Derisa djathtistët kanë biznesin në qendër, majtistët kanë qytetarin në qendër. Të dyja palët flasin për shkollim, shëndetësi, rrymë, rrugë, zhvillim ekonomik, paga dhe të tjera. Pra, të dyja palët kanë qëllime të njëjta por dallojnë në mënyrën e realizimit.
Botëkuptimi djathtist i realizon këto qëllime përmes investimit në biznes, pra, përmes biznesmenëve. Përmes tenderëve, por edhe jo përmes tyre, botëkuptimi politik djathtistë gjen njerëz (kompani, firma e ndërmarrje) ose edhe i shpikë ata vetëm e vetëm t’u jap para për të ndërtuar rrugë, shkolla, spitale, industri, etj. E tash, këto biznese parashihet të kujdesen për qytetarin. Pra, ata caktojnë sigurimin shëndetësor (nëse ka), sigurimin social (nëse ka), nivelin e rrogave (nëse ka). Me një fjalë, është biznesi ai që cakton standardin jetësor të qytetarit, pra, mirëqenien e përgjithshme shoqërore. Në botëkuptimin djathtistë, gjithçka është biznes.
Në anën tjetër, botëkuptimi majtist thotë që gjithçka shkon përmes qytetarit, pra, nis dhe mbaron tek ai. Botëkuptimi politik majtistë e angazhon qytetarin për ndërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve, industrisë, rrogave dhe të tjerave. Këtu nuk ka ndërmjetës mes qeverisë dhe qytetarëve, nuk ka as biznes e as tenderë qeveritar nga taksapaguesit qytetarë. Majtistët e bëjnë qytetarin pjesë të zhvillimit të tërësishëm shoqëror, pra, e angazhojnë atë prej fillimit e deri në fund, gjatë tërë kohës, pa ndërprerë.
Kosova dhe dy botëkuptimet politike
Në Kosovë duket se ekziston një pështjellimi në lidhje me këto dy botëkuptime politike. A është ky pështjellim me qëllim ose i rastësishëm, kjo për tash nuk ka rëndësi. Vazhdimisht dëgjohen thirrje për pjesëmarrje qytetare në jetën aktive politike, ka pasur shumë diskutime mediale për Dokumentin e Ahtisarit, në të vërtet ka pasur shumë diskutime për pavarësinë e Kosovës. Ka pasur dhe vazhdimisht ka diskutime për korrupsionin dhe luftimin e korrupsionit, diskutime për rrogat e ulëta, për bujqësinë, për rrugët, ujin, shkollat, spitalet, rrymën, etj., etj. Pra, diskutime të vazhdueshme që kanë në cak ose në qendër mirëqenien e qytetarit të Kosovës.
Gjatë tërë kësaj kohe (ende vazhdon), ende askush, as nga spektri politik, as nga spektri ekonomik e as nga spektri i shoqërisë civile, nuk doli me një plan, ose së paku me një ide, se si të dilet nga kriza ekonomike, sociale e politike që ka kapluar vendin tonë tash e sa dekada. Ndërkohë, ka shumë arsyetime se vendi nuk është zhvilluar për shkak të Serbisë, UNMIK-ut, e së shpejti edhe EULEX-it.
Ajo çfarë më tej e bënë krejt këtë situatë edhe më interesante është përcaktimi politik i qytetarëve të Kosovës në marrëdhënie me jashtë. Gjatë zgjedhjeve në SHBA, shumica e kosovarëve anonin kah Barak Obama, pra, me djathtistët. Gjatë zgjedhjeve në Shqipëri, shumica e kosovarëve ishin me Sali Berishën, pra, me djathtistët. Tek e fundit, qytetarët e Kosovës kryesisht anonin kah pikëpamjet politike të Ibrahim Rugovës që ishin djathtiste.
Ndërkohë, në Kosovë zhurma më e madhe që bëhet për moszhvillimin e vendit dhe për korrupsionin vjen nga qytetarët e Kosovës. Ata duan ujë, duan bukë, duan rroga, duan shkolla, duan rrugë, duan vende pune, e çfarë nuk duan. Kërkesat e tyre gjithsesi që janë legjitime, por nëse kosovarët kanë përcaktim politik djathtistë atëherë nuk u takon e gjithë kjo zhurmë. Botëkuptimi politik djathtistë përkujdeset për biznesin e jo për qytetarin. E biznesi për qytetarin, por fillimisht ai biznes duhet të ngopet në mënyrë që pastaj t’i jep diçka edhe qytetarit (nëse jetë diçka dhe nëse ngopet ndonjëherë).
Dua të them, modeli qeverisës me ndërmjetës, pra, me dikë në mes të qeverisë dhe qytetarit (djathtistët), gjithmonë ka sjell lakminë, pra, korrupsionin. E shohim që edhe me Qeverinë Thaçi kostoja për ndërtimin e rrugëve dhe shkollave dhe të tjerave lëre më që s’u ul por ajo shkoj dhe u katërfishua. Vet kam kritikuar qeveritë e kaluara se si shkollat në fshatrat e largëta të Kosovës po kushtojnë me qindra mijëra euro. Sot, ato po kushtojnë me miliona euro. Por, por e përsërisë, nëse qytetarët e Kosovës kanë përcaktim politik djathtistë atëherë nuk u takon e gjithë kjo zhurmë pro mirëqenies së tyre dhe kundër korrupsionit.
Ndërkohë, dikush mund të ndërlidhë djathtistët me sistemin politik të quajtur demokraci dhe majtistët me sistemin politik të quajtur komunizëm, por kjo është gabim. Për këtë në ndonjë rast tjetër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës