LAJMI I FUNDIT:

Duke dashur të pastroi fytin, e përpiu shpargullën tridhjetë centimetra

Duke dashur të pastroi fytin, e përpiu shpargullën tridhjetë centimetra

Një grua 31-vjeçare, gati vdiq, pasi futi për të pastruar fytin, bishtin e shpargullës së gjatë tridhjetë centimetra.

Guan Hsuing ishte duke përgatitur një recetë të re, kur erëzat dhe barishtet ekzotike, i shkaktuan reaksion alergjik, transmeton Telegrafi.

Gruaja kishte filluar të kruajë fytin me gishta, por më pas e ka parë që i nevojitet diçka më e gjatë dhe ka marrë shpargullën e kuzhinës.

Atë ka filluar të zë paniku dhe nga lëvizjet e shpejta, metali është lakuar.


Ndihma e shpejtë e ka marrë dhe e ka dërguar në spitalin e Guangdong të Kinës, ku i është nënshtruar operimit.

Mjekët fillimisht i kanë nxjerrë njëzet centimetrat e parë të bishtit, e më pas edhe pjesën e mbetur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori