Duhet të dëgjohemi edhe ne
Pas shumë përpjekjeve intelektuale, Kosova më në fund bëhet shteti i cili do të ketë dy universitete publike, atë të Prishtinës dhe të Prizrenit. Ky hap i qeverisë duhet përshëndetur dhe duhet falënderuar. Megjithëse në këtë mes ka edhe gjasë për kritika pozitive.
“Shoqata për hapjen e Universitetit Publik të Prizrenit”, disa vite me radhë ka lobuar për hapjen e Universitetit Publik të Prizrenit si dhe ka zhvilluar aktivitete të shumta me intencë dhe përkrahje të Universitetit Publik të Prizrenit. Në brendësi të saj kanë vepruar biznese të mëdha dhe të mesme, grupe të interesit, të gjitha bashkësitë fetare, personalitete të mëdha intelektuale.
Ndaj si pjesë e këtij organizimi na bie që edhe ne t’i themi disa fjalë të cilat duhet të tingëllojnë si propozime.
Duhet të qartësohen një herë e mirë drejtimet dhe katedrat e Universitetit Publik të Prizrenit, sepse ende hetohet njëfarë konfuziteti rreth drejtimeve që do t’i ketë ky universitet. Megjithëse drejtimet që do t’i ketë Universiteti i Prizrenit janë përcaktuar, kështu së paku thuhet por megjithatë ekziston një lloj hapësire e cila ka të bëjë me këto drejtime, sepse ende mund të dëgjosh fjali të ministrit Hoxhaj të cilat janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Në fillim flitej për fakultete, përkatësisht hapjen e pesë fakulteteve, ndërsa tani flitet për drejtime…
Ne si shoqëri civile themi që Prizrenit duhet t’i vijnë ato drejtime të cilat në Universitetin e Prishtinës janë të tejngarkuara dhe së dyti ato drejtime të cilat i përgjigjen kësaj treve dhe shfaqin nevojë të domosdoshme.
Ajo që na bën të mendojmë është përbërja akademike e Universitetit Publik të Prizrenit. Ne mendojmë që rektori i këtij universiteti s’duhet të jetë “njeri me intencë politike”, madje do të duhet që zgjedhja e rektorit t’i respektonte të gjitha dispozitat ligjore dhe jo t’i neglizhonte ato. Së fundmi ende më mirë do të ishte që rektor i këtij universiteti të emërohej një vendor sepse më së miri nga ai askush nuk do t’i njihte aspektet e ndryshme akademike, intelektuale, kulturore, ekonomike dhe infrastrukturore.
Duhet përshëndetur hapin e qeverisë për zgjedhjen e sekretarit të Universitetit të Prizrenit, Adem Sallaukën. Në këtë mënyrë është zgjedhur një personalitet i cili jeton dhe vepron në Prizren, i cili domosdoshmërisht i përgjigjet më së miri punës së tij.
Pastaj, do të duhej t’i jepej përparësi stafit akademik vendor dhe në veçanti atij lokal dhe regjional. Qyteti i Prizrenit ka shumë mësimdhënës të cilët përmbushin të gjitha kushtet për të qenë profesorë dhe asistentë të këtij universiteti dhe më pas kuadrat që mungojnë të kërkohesh jashtë qytetit. Fundja, do të ishte shumë më e përgjegjshme që kuadrat që mungojnë të kërkoheshin nga jashtë dhe përparësi t’i jepej atyre që janë brenda qytetit të Prizrenit.
Së fundmi mund të themi, që Universiteti i Prizrenit, duhej t’i konkurronte Universitetit të Prishtinës por edhe më gjerë dhe në asnjë mënyrë të ishte një universitet i dytë i cili do të na konotonte vetëm numër.
(Autori është kryetar i Shoqatës për hapjen e Universitetit Publik të Prizrenit)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?