Është bërë krejt e zakonshme që në Kosovë të mbahen vetëm zgjedhje të jashtëzakonshme. E zakonshme është ndër ne që qeveritë të vetërrëzohen, Parlamenti të mos funksionojë, pjesë të territorit të administrohen nga shtetet fqinje, e në kufij fshatarët që prenë pyllin ilegalisht të luftojnë me xhandarmërinë armike. Pra, shteti nuk e ruan malin! E jashtëzakonshmja është bërë e zakonshme.
Nëse vjen deri te edhe një palë zgjedhje të jashtëzakonshme, lufta më e madhe do të jetë se kush do të e ketë në radhët e veta deputetin më të vjetër. Se si e pamë nga këto zgjedhjet e fundit, deputeti më I vjetër e bënë ligjin. Është mbi Parlamentin. Pra, lufta do të bëhet për Dudijën!
Për Dudijën po flitet me të madhe në qarqet konspirative. Me kë të shkojë Dudija, ai e formon Qeverinë! Nëse pyesni për moshën e saj, ajo vjet ka boll, sa as vet nuk e mban mend sa i ka! Dudija si gjyshe që është, është edhe e mbuluar. Poshtë edhe lartë! Kjo don të thotë se nuk e kombinon “miniqin” me shami! E, kjo sjell vota plus! Pra, ajo nuk vesh fund të shkurtër, ajo vesh dimi.
Dimitë janë veshje tradicionale, të femrave të cilat qepen me 12 metra stof dhe që krejt ajo masë stofi palë-palë mbështillet rreth trupit të femrës! Rren është se nënat tona nuk kishin celulit! Apo është vetëm spekulim? Kush e di!
Pra, dimitë janë rrobë e mbyllur, gati, hermetikisht. Tradicionalistët besojnë se dimitë janë meritore për shtimin e kombit nëpër shekujt! Sipas tyre, ato mbronin nga çdo ftohje organet reprodukuese të kombit! Eh, gjyshet tona që tregonin përralla. Edhe Dudija di shumë përralla! Me siguri se do të jetë tepër atraktive në parlament.
Ah, se u ngutëm me parashiku ngjarjet e së ardhmes… e ngjarja kurrkund! S’ka ngjarje njerëz! Flora e ka blloku procesin. Ajo nuk po e thërret seancën konstituive të Parlamentit. Tash nuk po e bën as për ceremoni! Është e prekur thellë nga sjellja në seancën e kaluar. Nuk ka seancë! S’ka as bojkotim votimi!
Tash e tutje, me verdiktin e Kushtetueses, të interpretuar nga një deputet i shumicës në Parlament, pra opozitës, deputetët as në tualet nuk shkojnë dot pa leje! Nuk e them unë, Kushtetuesja tha se shumica janë opozitë! Pastaj, edhe kryeministri i cili mori një të tretat e votave, ka premtuar se nuk lejon të shkelet vullneti i qytetarëve. Se qytetarët, një e treta e elektoratit ka votuar për kryeministrin! Të tjerët janë katundarë! E, Kushtetuta nuk e njeh këtë kategori!
Rrugës së kombit po lëshohesha gati me rënie të lire, drejt bregdetit dhe duke rrotulluar butonin, refreni krejtësisht apolitik i një kënge popullore më kujtoi situatën politike në vend. Më frymëzoi për këtë shkrim! Jetoj në një vend i cili nuk arrin me e konstitu Parlamentin as me votat e dy të tretave të deputetëve, veç sepse një deputete deri atëherë krejt pasive e ka kuptuar tepër seriozisht rolin e saj ceremonial. Aq seriozisht e ka marrë rolin, sa, sipas instruksioneve, ajo nuk e lëshonte as për një sekondë karrigen e kryesueses për të cilën me durim po priste deputetja më e re në Kuvend.
Kështu e kërkon procedura, që seanceën konstituive ta udhëheq deputeti më i moshuar dhe deputeti më i ri me moshë! Ndërkohë, Qeveria në ikje, pa vizion, krejt shpresat për të ardhmen i kishte mbështetur te kjo normë. Opozita më kot mbante shpresë tek rinia, se ajo nuk arriti as të ulej në karrigen e kryesueses. Nuk i bën punë as dy të tretat e votave!
“Jelekun me vija, e ka vesh Dudija”, po këndonte plot sevda këngëtari popullor dhe me ngjyra të dhezta më pikturoi para sysh radhën ceremoniale të nuseve neper dasmat tona kosovare. Fill pas kësaj se si u konektu drejtpërdrejtë në program edhe salla e Parlamentit te Kosovës, organit më të lartë të pushtetit në vend. Kuptohet, Parlamenti është organi më i lartë, menjëherë pas Gjykatës Kushtetuese dhe personalisht kryetarit të saj i cili, meqë ra fjala, i rrëzoi dy presidentë, një kryetar kuvendi dhe… tjerët kanë ra vetë! Ai, nuk merret me të vegjël. Kushtetuesja vendos se çka dhe si duhet të votojnë deputetët. Gati-gati edhe për kë!
E çka ka të bëjë kjo me politikë, do të pyeste lexuesi kureshtar duke ditur për dobësinë time ndaj folklorit tonë politik, sidomos atij qeveritar!
Dudija jonë, natyrisht nuk ka të bëjë asgjë me udhëheqjen ceremoniale të Kuvendit të Kosovës, e cila falë intrigave të ekspertëve konstitucional të Qeverisë në ikje, u shndërrua në një situatë sa tragjikomike. Dudija nuk ka faj se roli i më të vjetrës në Parlament, përndryshe krejtësisht ceremonial, i dha Florës fuqi me e pru vendin në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, sërish të parakohshme.
Dudija nuk ka faj, sepse askush nuk e kandidoi për deputete deri tani! Dudija i ka mbi 90 vjet dhe është analfabete, por a nuk kanë thënë se një gjysmë analfabet është shumëfish më i rrezikshëm se sa një analfabet. Të tillë ka edhe në Parlament dhe në shtet sa të duash. Pastaj, ajo do të ishte atraktive edhe për disa veçori të tjera. Ajo jo vetëm se është e mbuluar me shami, por edhe me dimi. Kështu, lavdin e deputetes së parë me shami do ta ndante me atë të koalicionit qeverisës, ndërkohë që padyshim do të ishte deputetja e parë me dimi në Parlament. Me kaq, emancipimi i femrës në institucionet tona do të përmbyllej!
Nëse krejt kjo “lojë” përfundon sërish me zgjedhje të parakohshme, atëherë lidhja asociative mes këngës, Florës, Dudijës dhe jelekut të saj ceremonial do të bëhet realitet
Por, po flitet se as “blloku” nuk është pa strategji. Ajo tani për tani po mbahet top secret dhe kjo pritet të jetë befasia për të cilën oligarkia nuk po i kursen as milionat veç me e kuptu. Por… jo! Çile gur gojën.
Ndërkohë, Flora Ceremoniale, si duket do t’i bëjë jo vetëm të presin, por edhe të lusin shumicën a pafat parlamentare. Ajo po flitet se nuk do ta thërras mbledhjen konstituive, derisa të gjithë të mos pajtohen me të dhe rolin e saj historik.
Konstitucionalistët e partisë të cilët nuk e kanë shumicën në Parlament, por në Kushtetuese e kanë, po përflasin skenarë, qysh me e ba normë kushtetuese që ata me qeverisë! I patën apo nuk i patën numrat?
Më nuk them se e kanë kot! Kam thënë disa herë dhe…!
“Jelekun me vija…” ! Dudija është… çelësi!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet