Të premten në Gjykatën Themelore në Prizren u mbajt shqyrtimi gjyqësor ndaj deputetes Duda Balje pasi janë vërejtur mospërputhje ndërmjet të ardhurave që ka deklaruar dhe atyre që ka marrë si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Gjykimi vazhdoi me administrimin e provave. Gjykatësi Zejnullah Gashi, pasi bëri leximin e shkresave të lëndës, ftoi të akuzuarën Duda Balje për të marrë deklaratën e saj.
E akuzuara Duda Balje, tha se me rastin e plotësimit të formularit për deklarimin e pasurisë kanë qenë prezentë edhe kolegët e saj nga grupi parlamentar.
Ajo deklaroi para gjykatësit se ka pasur paqartësi sa i përket rubrikës së të ardhurave nga Kuvendi. “Kur kemi ardhur te rubrika e të ardhurave nga Kuvendi, nuk ka pasur kurrfarë informatash shtesë, ka shkruar vetëm rroga e jo edhe shtesat, të ardhurat. Rroga jonë është publike dhe të gjithë deputetët që kemi qenë në tavolinë, jemi marrë vesh që në bazë të asaj që shkruante në rubrikë ta shënojmë rrogën bazë të Kuvendit,” sqaroi Balje.
E akuzuara Duda Balje e pranoi se pos pagës bazë ka pasur edhe të ardhura tjera, sepse tha se ka qenë edhe anëtare e komisioneve për të cilat tregoi se deputetët nuk e dinë asnjëherë sesa të ardhura do të kenë.
Ajo përfundimisht deklaroi se nuk e kishte ditur që në formular duhet të deklarohen edhe të ardhurat shtesë pos pagës bazë. Prokurorja ia bëri me dije të akuzuarës se në pikën 6 të formularit precizohet se duhet të paraqiten të ardhurat një nga një. Ajo e pyeti të akuzuarën se si çka i ka konsideruar ato të ardhura të marra nga komisionet dhe shpenzimet e rrugës.
Përgjigjja e të akuzuarës ishte se pikërisht këtu kishte gabuar, ngase ato të ardhura i ka konsideruar si të ardhura shtesë.
Në fund Duda Balje tha se ndjehet keq dhe nuk ka pasur për qëllim të bëjë keqpërdorime financiare. “Vetë fakti se vetëm njëherë kam gabuar, shkon në dobi të asaj se nuk e kam pasur për qëllim që të bëj ndonjë malverzim financiar”, tha Balje.
Seanca e radhës ku do të jepet fjala përfundimtare e palëve do të mbahet më 28 prill 2015.
Deputetja Balje, akuzohet nga Prokuroria e Shtetit se më 28 mars 2013 në kohë të papërcaktuar në Agjencinë Kundër Korrupsion në Prishtinë në cilësinë e zyrtares së lartë publike në formularin për deklarimin e pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara.
Ajo e ka paraqitur vetëm pagën bazë si deputete në shumën prej 17 mijë e 856 eurove, ndërsa në bazë të të dhënave të Kuvendit të Kosovës është konstatuar se të hyrat vjetore nga Kuvendi për këtë deputete janë 24 mijë e 327 e 19 euro.
Diferenca e mosdeklarimit të pasurisë është 6 mijë e 471 e 19 euro, diferencë të cilën deputetja Balje e merr për pjesëmarrje në seancat dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare. /Kallxo.com/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri