LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa: Kosova më lidh me Ritën, por krahasohem me dikë tjetër

Dua Lipa: Kosova më lidh me Ritën, por krahasohem me dikë tjetër

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa në një intervistë për të përditshmen zvicerane 20min.ch ka folur për ngritjen e saj si këngëtare dhe lidhjen e saj me Kosovën.

Ajo është e ftuar speciale në “Swiss Music Awards (SMA)” që do të mbahet të premten në Zurich, për çka është shprehur shumë e kënaqur që do të jetë pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme në Zvicër.

“Nuk mund t’ju përshkruaj se sa e emocionuar jam. Asnjëherë nuk kam qenë më parë në Zvicër, dhe një vizitë e tillë që lidhet me punën është diçka shumë e mirë”, është shprehur ajo.


Kur është pyetur nëse i pëlqejnë këto ngjarje të ndarjes së çmimeve Dua ka thënë: “Më pëlqen energjia që sjellin këto ngjarje, janë spektakolare. SMA është e ngjashme me Brit Awards në Britani të Madhe, dhe kjo paksa më frikëson”.

Ngjarjet e tilla paraprihen me një ecje në tepihun e kuq, që për Dua Lipan është përvoja e parë që e bën një gjë të tillë.

“Të premten, do të qëndroj për herë të parë në tepihun e kuq. Prandaj nuk mund t’ju them se si do të reagoj, dua ta befasoj veten”, ka thënë Dua.

Dua Lipa më pas ka treguar se kur ishte fëmijë në fillim nuk ka mundur të arrijë notat e larta, por mësuesi i saj i parë i kishte thënë që të merrej me muzikë, transmeton Koha.net.

“Po, më kishte thënë që merresha me muzikë. Problemi ishte nuk mund të arrija notat e larta. Sikur të mos ishte ai me siguri nuk do të bëja karrierë në muzikë”, ëhtë shprehur këngëtarja kosovare.

Por, kur ishte regjistruar në shkollën “Sylvia Young Theatre School” në Londër ajo tregon se e kishte kuptuar se mund të jetë një këngëtare e mirë.

Kur është pyetur se nga i kishte lindur dëshira të merrej me muzikë ajo ka thënë: “Babai im ishte muzikant për një rok grup të njohur në Kosovë, që quhet ‘Oda’. Si fëmijë gjithmonë kam qenë i rrethuar me muzikë”.

Zhanrin e saj të muzikës e quan “Dark Pop” e ndikuar shumë nga hip-hopi. Kurse këngëtaret nga të cilat inspirohet ka bërë të ditur se janë: Pink dhe Nelly Furtado.

“Zhanri im është Dark Pop, i ndikuar fuqishëm nga hip-hopi. Ndërsa këngëtaret tek të cilat shikoj janë Pink dhe Nelly Furtado. Çdo gjë që këndoj e mendoj në atë formë, këngët e mia duhet të ju bëjnë të lumtur, por nëse i dëgjoni pak më me vëmendje e vëreni se tekstet e mia janë më të thella. Ndodhë që jo gjithçka në jetë është e mrekullueshme”, është shprehur Dua.

Ajo më tutje ka folur edhe për Rita Orën, me të cilën kanë prejardhje të njëjtë.

“Çdokush që vjen nga Kosova më bën krenar. Kjo na lidh ne të dyjave. Fatkeqësisht, ende nuk jam takuar me Ritën. Zakonisht nuk më krahasojnë me të. Më së shumti më krahasojnë me Lana Del Rey. Por, kjo më së shumti bëhet për shkak se kemi menaxherin e njëjtë”, ka përfunduar ajo.

Dua Lipa të premten do të jetë pjesë e gala mbrëmjes në SMA, në të cilën do të marrin pjesë edhe Bombay Street, Dodo, Robin Schulz, Seven dhe Sido.

Në trend Magazina

Më shumë
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë

Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë

Magazina
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë

Magazina
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania

Igli largohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania

“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania

Magazina
“Fitove duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme, 40-vjeçar i papjekur” - shpërthen një debat virtual mes Ronaldos dhe Luizit

“Fitove duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme, 40-vjeçar i papjekur” - shpërthen një debat virtual mes Ronaldos dhe Luizit

Magazina
Nuk është akoma në dijeni - Xheneta në lot pasi lëshohet një nga këngët e Gjestit në BBVK

Nuk është akoma në dijeni - Xheneta në lot pasi lëshohet një nga këngët e Gjestit në BBVK

Magazina
Kalo në kategori