LAJMI I FUNDIT:

Droni e pësoi keq nga dashi (Video)

Droni e pësoi keq nga dashi (Video)

Në Zelandën e Re, një dash e ka sulmuar dronin, që bënte xhiro nëpër territorin e tij prej 100 metrash katrorë.

Dashi i quajtur Rambro, i njohur për agresivitetin e tij për kafshët rivale dhe njerëz të panjohur, e ka sulmuar dronin, teksa po lëvizte afër tij, transmeton Telegrafi.

Në regjistrimin e bërë nga droni, dëgjohet dashi i inatosur, i cili sërish e godet fluturaken me telekomandë pasi do ta ketë rrëzuar atë në tokë. /Telegrafi/