LAJMI I FUNDIT:

Droga e kapur në Leçe me 760 kg marihuanë

Droga e kapur në Leçe me 760 kg marihuanë

Një ditë pas një sasie të konsiderueshme me drogë ne brigjet e Otrantos, mediat italiane duke iu referuar Guardia di Financa, japin detaje të reja.

Sipas tyre, raportohet se ngarkesa e kapur dje në bregdetin e Adriatikut arrin në 760 kg marihuanë.

Droga e paketuar në 40 pako të mbështjella me letër celofon u sekuestrua mëngjesin e 1 janarit 2017. Ajo ishte braktisur në bregdet dhe ishte tentuar te fshihej mes rërës në zonën Torre Specchia Ruggeri, territor i komunës Vernole.


Policia e shtetit shqiptar deklaroi dje se gomonia ishte vënë në ndjekje që prej ditës së djeshme në zonën e Orikumit, në Vlorë, por kishte mundur të largohej pas disa orë ndjekje.

Duke pasur frikë nga prania e policisë në bregdet, mundet që skafistët kanë zbritur drogën nga gomonia dhe kanë tentuar ta fshehin, por dyshohet se plani u ka dështuar dhe janë larguar duke dëmtuar mjetin dhe braktisur lëndën narkotike.

Më herët u tha se gomonja ishte nisur nga Shqipëria dhe se policia e Shqipërisë bashkëpunoi me ate italiane. Por mediat në vendin fqinj thonë se patën marrë një telefonatë se një gomone me një sasi droge të konsiderueshme po i afrohej brigjeve në Leçe.