Drithërat integrale mund të ndihmojnë për jetë të gjatë dhe të shëndetshme?

Një pjatë e vogël drithëra çdo ditë mund të jetë çelësi për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, pasi që zbuluan se drithërat e zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.
Edhe pse qysh në studimin e parë e kuptuan se drithërat integrale janë të dobishme për shëndetin tonë, edhe në këtë studim ata e shqyrtuan ndikimin e tyre afatgjatë në jetëgjatësinë tonë.
Hulumtuesit i vëzhguan më shumë se 100.000 njerëz gjatë një periudhe 14- vjeçare, e përcollën dietën e tyre dhe gjendjet shëndetësore. Të gjithë ata që ishin të përfshirë në studim ishin të shëndetshëm në vitin 1984, kur u regjistruan, por në vitin 2010 më shumë se 26.000 të anketuar vdiqën. Megjithatë, ata që kishin konsumuar më së shumti drithëra integrale, si tërshëra, orizi ngjyrë kafe, misri dhe quinoa, kishin mbetur të mbrojtur nga shumë sëmundje, veçanërisht sëmundjet e zemrës.
Tërshëra është tashmë zgjedhja e parë për mëngjes tek shumë atletë dhe njerëz në dietë, ku niveli i lartë i fibrave ofron energji. Por shkencëtarët kanë zbuluar se 28 gramë të drithërave integrale në ditë (ekuivalente me një pjatë të vogël) e zvogëlon rrezikun nga të gjitha vdekjet për pesë për qind, ndërsa vdekjet e lidhura me sëmundjet e zemrës për nëntë për qind.
"Këto rezultate i mbështesin udhëzimet aktuale për dietë të cilat rekomandojnë konsum të më shumë drithërave integrale," tha udhëheqësi i studimit Honhyu Wu. "Ato gjithashtu ofrojnë dëshmi premtuese që sugjerojnë se një dietë e pasur me drithëra integrale e zgjatë jetën."
Konkluzionet e studimit kanë mbetur të njëjta, madje edhe kur janë llogaritur mosha, pirja e duhanit, indeksi i masës trupore, dhe aktivitetet fizike. Drithërat integrale, në të cilat futen edhe krundet dhe farat, përmbajnë 25 për qind më shumë proteina sesa drithërat e rafinuara, si mielli i bardhë, makaronat dhe orizi i bardhë. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se drithërat integrale mund ta rrisin densitetin mineral të eshtrave, ta ulin presionin e gjakut, t’i nxisin bakteret e shëndetshme të zorrëve dhe ta zvogëlojnë rrezikun nga diabeti.
Drithërat integrale gjithashtu rekomandohen edhe në shumë udhëzime dietale, meqë përmbajnë nivele të larta të ushqyesve si zinku, bakri, mangani, hekuri. Besohet se ato e përmirësojnë nivelin e antioksidantëve që luftojnë me radikalet e lira.
Ky studim, i cili u botua në "JAMA: Internal Medicine", tregon se në qoftë se më shumë njerëz zbatojnë konsumimin e rregullt të drithërave integrale, mijëra jetë mund të shpëtohen çdo vit, transmeton Koha.net. Sëmundjet koronare të zemrës, për shembull, janë vrasësi më i madh në Britaninë e Madhe. Ato janë përgjegjëse për mbi 70.000 të vdekur në Britani të Madhe çdo vit.
"Ky është një hulumtim interesant i cili i përforcon rekomandimet ekzistuese dietale të cilat thonë se duhet konsumuar më shumë ushqime të pasura me fibra", tha Victoria Taylor, dietiste e lartë në British Heart Foundation. "Personat me konsum më të lartë të drithërave integrale janë edhe më të prirë ndaj një mënyre më të shëndetshme jetese dhe dietale, kështu që nuk janë vetëm drithërat integrale përgjegjëse për uljen e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare. Vendimi më i mirë është që të kaloni në bukë me miell integral, drithëra, makarona në grurë integral dhe oriz të kafenjtë", përfundon Taylor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Metoda e famshme e “lundrimit”, si ta kuptoni nëse vezët janë prishur

Medikamente në vlerë rreth 550 mijë euro për trajtimin e diabetit TIP 2- Aksioni për nëna dhe fëmijë dhe Americares mbështesin personat me diabet TIP 2 në Klinikën e Endokrinologjisë

Fibrat zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundja e mishit të dhëmbëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe