LAJMI I FUNDIT:

Drejtësia duhet të kthehet në Maqedoni

Drejtësia duhet të kthehet në Maqedoni

Prokuroria Speciale Publike po bën hapat themelor në kthimin e drejtësisë në vend, pasi që Maqedonia është larg sundimit të së drejtës, thotë Malinka Ristevska Jordanova, drejtoresha e Institutit për Politika Evropiane, njofton Tv21. Sipas saj, ky institucion hetimor duhet të ketë përkrahje të gjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është e qartë se me nevojën e formimit të një trupi të veçantë që është aktual, siç është Prokuroria Speciale, ne tregojmë se jemi në hapat e parë të ndjekjes së drejtësisë. Ne patjetër duhet të bisedojmë për drejtësi në Maqedoni edhe atëherë kur nuk e kemi sepse duhet të luftojmë që të ketë. Kjo është një ndër mënyrat që shumë shtete e kanë shfrytëzuar që të arrijnë deri te kthimi i drejtësisë në rrugën e duhur’’, u shpreh Malinka Ristevska Jordanova, Drejtoreshë e IPE.

Sipas saj, probleme kyçe në sistemin e drejtësisë është involvimi i politikës dhe mungesa e pavarësisë në gjyqësor, të cilat duhet evituar.


Eksperti i së drejtës kushtetuese, Osman Kadriu thotë se Prokuroria Publike Speciale me ngritjen e dy aktakuzave me plotë përgjegjësi po dëshmon se është e përkushtuar në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive që ka.

“Prokuroria Speciale edhe këtë radhë fiton një besim të theksuar tek qytetarët dhe me plotë përgjegjësi konstatoj në kuadër të të gjithë organeve të jurisprudencës më së shumti besim të plotë ka vetëm Prokuroria Speciale në krahasim me gjyqësorin tek i cili siç është e njohur besimi ka ra gati në zero’’, tha Osman Kadriu, Ekspert i së Drejtës Kushtetuese.

Funksionimi normal i PPS është nënvizuar edhe në aneksin e Marrëveshjes së Përzhinës të 20 korrikut. Në dokumentin e nënshkruar nga partitë thuhet se duhet të ruhen efikasiteti dhe fokusi i punës së kësaj prokurorie. Për mosbllokimin e saj janë shprehur edhe ambasadorët e SHBA dhe BE në Shkup, që ishin në rolin e lehtësuesve gjatë arritjes së marrëveshjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori