LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump e fillon turneun aziatik

Donald Trump e fillon turneun aziatik
epaselect epa06300134 US President Donald J. Trump attends a meeting on tax policy with business leaders in the Roosevelt Room at the White House in Washington, DC, USA, 31 October 2017. EPA-EFE/MICHAEL REYNOLDS

Presidenti amerikan, Donald Trump, e fillon turneun e tij aziatik në periudhën e përshkallëzimit të tensioneve lidhur me programet atomike dhe të raketave balistike të Koresë Veriore.

Trump sot niset nga Uashingtoni dhe pritet që gjatë turneut 11 ditësh, ta vizitoj Japoninë, Korenë Jugore, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.

Së pari, ai ndalet në Havai, për një vizitë të shkurtër të forcave ushtarake amerikane në Paqësor dhe Perl Harbor, ndërsa pasnesër arrin në Japoni.


Vizita e tij në Japoni, Korenë Jugore dhe Kinë, me gjasë do të dominohet nga bisedimet për programet raketore dhe të armatimit atomik të Koresë Veriore.

Gjatë muajve të fundit, Koreja Veriore i ka testuar disa raketa ndërkontinentale balistike dhe e ka kryer eksplodimin e 6-të atomik.

Kjo ka ndikuar, që presidenti Trump pat tërhequr vërejtjen se do të ketë “zjarr dhe ashpërsi” në përgjigje të lëvizjeve nga Koreja Veriore.

Gjatë vizitës në Vietnam, ai do të jetë pjesëmarrës në samitin e Bashkëpunimit ekonomik Azi – Paqësor, i njohur si APEC.

Meqë në këtë samit pritet edhe pjesëmarrja e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sot nuk e ka përjashtuar mundësinë e takimit të dy presidentëve.

“Ne nuk e përjashtojmë mundësinë e takimit të tillë. Me të vërtetë po diskutohet tash. Atëherë kur të gjitha detajet të bëhen të qarta, si rezultat i koordinimit tonë reciprok, ne do të informojmë”, u tha gazetarëve Dmitry Peskov në Moskë. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Botë
Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Rumania
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Botë
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Kalo në kategori