Dogma e evolucionit!?
Si ndodhi që libri dhe teoria që synonin të zhduknin dogmat fetare të krishtera në lidhje me natyrën dhe prejardhjen e njeriut të shndërrohet vetë në një dogmë të evolucionistëve, në mungesë të fakteve shkencore – që nga koha e publikimit të saj? Dhe, si ndodhi që ky libër dhe kjo teori të jenë një uverturë për tragjeditë dhe kasaphanat e shekullit të XX-të?
Kur Charles Darwin u nis në udhëtimin e tij me anijen “Beagle” për ekspeditën shkencore në fillim të viteve 1830, ndoshta edhe nuk ishte i vetëdijshëm për impaktin që do të kenë rezultatet e kësaj ekspedite për njerëzimin. Ndikimi që pati libri “Origjina e llojeve” dhe teoria e evolucionit të qenieve të gjalla që derivonte nga ky libër ishte i jashtëzakonshëm. Opinioni publik, i kontrolluar rreptësishtë nga kisha, përnjëherë pësoi ndryshime substanciale sa i përket vetëdijes kolektive dhe perceptimeve njerëzore në lidhje me natyrën dhe ligjet e saj, si dhe me prejardhjen e njeriut.
Euforia e qarqeve të asaj kohe ishte e madhe, sepse përfundimisht ishte gjetur një rrugë alternative e të kuptuarit të natyrës dhe njeriut duke u çliruar nga ngulfatja që po i shkaktonte kisha mënyrës të të menduarit dhe të jetuarit të asaj kohe, duke imponuar besimin në përcaktimin e rendit hyjnor nga Zoti. Euforia ishte aq e madhe sa që shumë pak njerëz mendonin për vërtetësinë e fakteve shkencore të ofruar nga Darwini si dhe në pikat e dobëta të kësaj teorie. Fakti që niveli i njohurive nga biologjia në atë kohë ishte shumë i ulët, ku për qelizën dihej shumë pak e për organelet e saj nuk dihej fare – e aq më pak dihej për aparatin reproduktiv të qelizës që në fakt fsheh të gjitha sekretet e qenieve të gjalla në lidhje ne të kaluarën dhe të tashmen e tyre – tregon mjaft për jo vërtetësinë dhe themelet jashtëzakonisht volatile të kësaj teorie. Prandaj, çdo teori e plasuar në atë kohë bazohej më shumë në studimin dhe krahasimin e makrostrukturave, sepse për mikrostrukturat ende dihej fare pak ose nuk dihej fare.
Në mbështetje të kësaj flet edhe fakti se nga parimet të cilat patën më së shumti ndikim në dizajnimin e “Origjinës së llojeve” ishte parimi i homologjive. Ky parim mund të shpjegohet me këtë shembull: p.sh. dora e njeriut që shërben për kapje, ajo e urithit për gërmim, këmba e kalit si dhe krahu i lakuriqit, të gjitha janë të konstruktuara në mënyrën e njëjtë dhe formohen nga kocka të njëjta të cilat edhe gjenden në pozita të njëjta, gjë që jep shenja se të gjitha këto lloje janë të zhvilluar nga paraardhës të përbashkët . Ky pra është parimi i homologjive apo homologjisë strukturore. Libri i Darwinit ofronte dëshmi se popullatat kanë evoluar me kalimin e gjeneratave nëpërmjet procesit të seleksionimit natyror. Ai po ashtu mendonte se kishte gjetur dëshmi se diversiteti i jetës kishte rezultuar nga një prejardhje e përbashkët nëpërmjet një forme degëzuese.
Teoritë që kishin ndikim të madh te Darwini ishin ajo e transmutacionit, uniformitarizmit dhe katastrofizmit, kurse ndikim të jashtëzakonshëm pati libri i Thomas Malthusit “Ese në lidhje me principet e popullatës”, ku Malthus në këtë libër potencon faktin se speciet e gjalla shumohen përtej mundësive të tyre për burime ushqimore. Prandaj, nga ky fakt rrjedh fakti i luftës për ekzistencë si dhe mbijetesa e më të fortit dhe zhdukja e më të dobëtit. Por. a nuk është fakt se dinozaurët e fortë, të mëdhenj e të fuqishëm u zhdukën, kurse mbijetuan specie shumë më të dobëta nga zvarranikët e lloje të tjera. A thua kush mund të konkurronte me dinozaurët në mbizotërimin e burimeve ushqimore? Por, përkundër kësaj ata sot janë një specie e zhdukur.
Euforia e opinionit publik të asaj kohe bëri edhe që të gjitha teoritë shoqërore, si kapitalizmi, komunizmi i egër dhe nacionalsocializmi i Hitlerit (shembuj të darvinizmit social) të pinë ujë nga i njëjti burim, gjë që kjo e bëri këtë teori sikur librin e shenjtë të shoqërive moderne e cilat tani po e konsideronin veten si laike, ateiste, sekulare, liberale dhe e ndarë nga çdo ndikim dhe shpjegim fetar ku si përcaktues i rendit natyror, krijues i llojeve dhe raporteve ndërmjet tyre, krijues i natyrës dhe ligjeve të saj është Zoti i Plotfuqishëm. Pra, kjo teori përfundimisht përjashtonte Zotin nga jeta e njerëzve, gjë që bëri që njerëzit të braktisin besimet fetare dhe të orientohen nga shpjegimet ateiste mbi natyrën dhe origjinën e llojeve. Shumica e tyre janë distancuar nga besimet fetare, ashtu siç janë edhe sot pjesa më e madhe e njerëzve, e me këtë të deklasohet edhe sistemi i vlerave që rridhte nga doktrinat fetare. Teoria e evolucionit e shndërroi shoqërinë njerëzore dhe ambientin ku ajo jeton në një arenë lufte të pamëshirshme ku mbizotëron forca e instinktit, lakmisë, ambicia e sëmurë për pushtet e pasuri dhe shfrytëzim të resurseve dhe e tëra kjo në emër të mbijetesës së më të fortit dhe zhdukjes së më të dobëtit. Këtë e dëshmoi edhe shekulli i kaluar, që ishte më i përgjakshmi në historinë e njerëzimit me miliona njerëz të vrarë.
Por, a është e vërtetë se me të vërtetë ne jemi vetëm se një produkt i një procesi evolutiv apo një “superkafshë intelegjente” produkt i seleksionimit natyror dhe se në asnjë mënyrë nuk jemi të krijuar nga Zoti. Pas leximit deri në fund të këtij artikulli, secili lexues të mendojë edhe njëherë për këtë, të marrë frymë thellë dhe të vendosë se cilën bindje ta ndjekë: bindjen se jemi produkt i një procesi transmutativ miliona vjeçar, apo të krijuar nga një fuqi inteligjente e mbinatyrshme që i kontrollon natyrën dhe ligjet e saj, si dhe krijesat dhe raportet mes tyre.
Do ta bëj një hedhje të shkurtër syri në pikat më të dobëta të teorisë së evolucionit, e që në fakt të gjitha këto pika janë shtyllat themelore dhe të vetme mbi të cilat qëndron e tërë teoria e evolucionit, e që pa to edhe jo teori nuk ka kurrfarë kuptimi. Do të flas për transmutacionin, trashëgimin e karakteristikave të fituara dhe për llojet e ndërmjetme.
I pari që plasoi idenë e transmutacionit qëlloi të ishte mu gjyshi i Charles Darwinit, Erasmus Darwin. Ai plasoi teorinë sipas të cilave gjenerimi spontan formonte forma të thjeshta të organizmave të cilat më vonë progresivisht zhvillonin një kompleksitet dhe kalonin në lloje më të larta, duke iu adaptuar ambientit, duke trashëguar ndryshimet të cilat shkaktoheshin nga përdorimi apo mospërdorimi i organeve ose pjesëve të caktuara trupore. Këtë teori më vonë e përpunoi Jean Baptiste Lamarck dhe për shkak të tij kjo u quajt lamarkizëm. Kjo do të thoshte se tërësia e përmbajtjes gjenetike nuk ishte konstante dhe e fiksuar dhe se kjo tërësi mund të ndryshonte me kalimin e gjeneratave, dhe si pasojë vinin në shprehje edhe ndryshimet fenotipike (pra në karakteristika trupore) të llojeve. D.m.th organizmat primordialë njëqelizorë pësonin ndryshime gjenotipike dhe kalonin në organizma shumëqelizorë e kështu vazhdonte progredimi i llojeve gjithnjë në lloje më të larta e më komplekse, më të organizuara, me inde e organe me funksion të caktuar. E tëra kjo, sipas Lamarckut, e udhëhequr nga tendenca e trashëgueshme e llojeve për të progreduar drejt një kompleksiteti më të madh. Në përkthim të thjeshtë kjo do të thotë se llojet mund të shndërrohen nga njëra në tjetrën me kalimin e kohës. P.sh sipas kësaj logjike me kalimin e miliona gjeneratave nga miu do të krijohet elefanti si rezultat i proceseve transmutative.
Por, a mund të ndodhin proceset transmutative me të vërtetë?
Përgjigja është jo! Aparati mjaft i ndërlikuar gjenetik i qelizës nuk lejon një gjë të tillë. Funksionimi si në orkestër i reprodukimit qelizor të lë pa fjalë dhe përjashton çdo mundësi për transmutacion. Në qeliza mund të ndodhin mutacione dhe të tilla ndodhin vazhdimisht, por këto mutacione menjëherë korrigjohen nga enzime që kontrollojnë ndarjen qelizore, si p.sh. endonukleazat të cilat menjëherë korrigjojnë gabimet ne radhitjen e bazave nukleotide dhe mënjanojnë mutacionet.
Ato qeliza të cilat nuk mund të korrigjojnë mutacionet ose thjesht vdesin (duke iu nënshtruar procesit të apoptozës apo vdekjes së programuar) ose degjenerojnë në qeliza abnormale nga të cilat rrjedhin tumoret e ndryshëm. Për të pasur mundësi për të kaluar nga lloji në lloj duhet të ndodhin të ashtuquajturat “mutacione inteligjente” të cilat që nga fillimi janë të destinuara për të krijuar një lloj të organizuar dhe normal, si dhe të pranueshme nga sistemi korrektues i ndryshimeve në gjene, pra një krijesë të re. Dhe, mundësitë për një mutacion të tillë janë pothuaj joekzistente. Dhe mundësitë që ne të jemi produkt i një transmutacioni janë edhe më të vogla, apo teoritikisht dhe praktikisht zero.
Teoria e evolucionit nuk ka asnjë kuptim nëse nuk ka mundësi të trashëgohen karakteristikat e fituara. Kjo në interpretim të thjeshtë do të thoshte: nëse ju jeni një maratonist i zoti apo një programer i mirë i programeve kompjuterike dhe jeni bërë i tillë pas një pune të gjatë dhe intensive, atëherë edhe fëmija juaj do të trashëgonte këto karakteristika tuaja që i keni fituar me kalimin e kohës. Edhe vetë Darwini thoshte se ligjet që kontrollojnë trashëgiminë janë të panjohura (për atë kohë, jo për kohën e sotme), por besonte në mënyrë të verbër në trashëgimin e karakteristikave të fituara, duke shpresuar se në të ardhmen do të bëhen zbulime që të vërtetonin teorinë e tij. Por, kjo kurrë nuk ndodhi. Në fakt ndodhën zbulime të cilat që në fillim i hidhnin poshtë pretendimet e Darwinit.
I tillë ishte edhe zbulimi i Mendelit, babait të gjenetikës moderne, i cili me eksperimentin e tij në mënyrë të qartë kishte dëshmuar se karakteristikat e fituara nuk mund të kalojnë nga gjenerata në gjeneratë. Dhe kjo ishte arsyeja pse Stalini (që ishte një evolucionist radikal) e kishte ndaluar mësimin e parimeve gjenetike të Mendelit në Bashkimin Sovjetik komunist. Pra, nëse një specie imagjinare pëson ndryshime në fenotip (karakteristika trupore) si pasojë e ndikimit të ambientit apo si pasojë e punës, ato do të shihen te ajo specie, por a mund ato edhe të trashëgohen? Pra, nëse paraardhësi i njeriut është mësuar t’i përdorë gjymtyrët e përparme dhe t’i shfrytëzojë ato për punë të planifikuar dhe si pasojë kanë ardhur edhe ndryshimet morfologjike ku nga gjymtyrët e përparme kanë rezultuar duart, a ekziston mundësia që këto ndryshime morfologjike të trashëgohen dhe edhe pasardhësit të posedojnë këto ndryshime morfologjike? Përgjigja normalisht se është jo!
Këtë e vërtetoi edhe Mendeli me eksperimentin e tij me bizele duke mos pasur as ai njohuri për aparatin gjenetik dhe karakteristikat e tij, e lërë më të besojmë ne sot me gjithë ato informata për gjenetikën e llojeve që i posedojmë se karakteristikat morfologjike të fituara mund të trashëgohen. E nëse këto karakteristika nuk mund të trashëgohen, pse të besojmë se evolucioni i tillë progresiv ka ndodhur dhe se ne jemi produkt i tij?
Nëse ne besojmë se llojet mund të kalojnë nga njëra në tjetrën dhe mund të zhvillohen në qenie më komplekse, atëherë me siguri edhe nëse kjo ka ndodhur nuk mund të ketë ndodhur brenda natës, por duhet të ketë qenë proces i gjatë. Pra, nëse ne besojmë se kemi prejardhjen nga një paraardhës i njëjtë me majmunët, atëherë edhe nëse kjo ka ndodhur nuk mund të ketë ndodhur shpejt. Nuk ka logjikë që një nënë me karakteristika të majmunit dhe njeriut ashtu thjeshtë të ketë lindur njëherë njeriun e pastaj majmunin. Por, kjo edhe nëse ka ndodhur, ka ndodhur në periudha të gjata kohore. Dhe nëse ka ndodhur në periudha të gjata kohore, atëherë duhet të besojmë se kanë ekzistuar lloje të ndërmjetme të cilat kanë qenë në mes të paraardhësve tanë dhe neve.
Edhe Darwini e kishte të qartë këtë dhe pranonte se duhet të kenë ekzistuar llojet e ndërmjetme, dhe nëse ato nuk kanë ekzistuar atëherë edhe teoria e tij nuk ka kuptim. Por, ai me vendosmëri besonte se këto lloje do të zbulohen në të ardhmen. Por, a u zbuluan me të vërtetë? Jo, kurrë! Historia tregon edhe për disa çmenduri të disa të ashtuquajturve shkencëtarë evolucionistë, të cilët duke dashur të përforcojnë dogmën e tyre të evolucionit nuk kishin hezituar edhe të falsifikonin gjetjen e fosileve. Rasti i njeriut të Piltdaunit ishte një rast ku disa evolucionistë kinse kishin gjetur një kafkë që i takonte një lloji të ndërmjetme ndërmjet njeriut dhe majmunit. Përkundër publicitetit i cili iu dha kësaj gjetjeje dhe lavdeve të shumta të cilat iu bënë shkencëtarëve që e bënë këtë “zbulim”, më vonë u kuptua se ky kishte qenë në fakt një falsifikim, me ç’rast me qëllim te manipulimit të opinionit shkencor dhe publik ishte bashkuar një nofull orangutangu më mbetjet e një kafke njeriu e cila në fakt nuk ishte më e vjetër se disa qindra vite dhe ishte krijuar një kafkë e rrejshme e cila paraqitej si fosil dhe dëshmi e ekzistimit të llojeve të ndërmjetme ndërmjet majmunit dhe njeriut.
Edhe më i dhimbshëm është rasti i një pigmeu nga Afrika, i quajtur Ota Benga. Ky njeri ishte kidnapuar nga shtëpia e tij në Afrikë dhe ishte sjellë nga disa evolucionistë në Amerikë, të cilët pretendonin se kishin gjetur një mostër të gjallë ndërmjet njeriut dhe majmunit. Ota Benga ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Ai ishte mbyllur në një kafaz dhe iu ekspozohej publikut si një argument shkencor i specieve të ndërmjetme. Një njeri normal si të gjithë të tjerët po trajtohej si kafshë për të manipuluar me shkencën dhe opinionin publik. Më vonë Ota Benga kryen vetëvrasje, duke mos mundur të duroj gjendjen e tij. Dhe, këto nuk ishin rastet e vetme. Kishte edhe shumë të tilla që bëheshim vetëm e vetëm të mbahej opinioni shkencor dhe ai publik i manipuluar.
Si përfundim duhet të themi se llojet gjithmonë kanë qenë fikse dhe asnjëherë nuk ka pasur mundësi të kalojnë nga njëra në tjetrën. Njeriu që nga fillimi ka qenë njeri dhe nuk është produkt i asnjë evolucioni; lopa që nga fillimi ka qenë lopë; miu ka qenë mi; elefanti elefant; majmuni gjithmonë majmun e kështu me radhë.
Shumëkush pyet veten se nëse shkenca moderne mohon çfarëdo mundësie për evolucion të qenieve të gjalla, duke përmendur argumentet e mësipërme, atëherë pse teoria e evolucionit përfundimisht nuk hidhet poshtë dhe pse në të gjitha shkollat dhe universitetet apo në qarqet akademike të tjera nuk thuhet përfundimisht dhe decidivisht se evolucioni nuk ka ndodhur dhe se ne nuk jemi produkt i tij? Kjo sepse mbi këtë teori mbështeten të gjitha shoqëritë ateiste, laike dhe sekulariste e liberale të cilat nuk dëshirojnë të influencohen nga besimet fetare, e të tilla janë të gjitha shoqëritë perëndimore. Nëse njerëzve të këtyre shoqërive u thuhet në shkolla në universitete se ne nuk kemi evoluar, atëherë njerëzit me të drejtë do të pyetnin po a thua kah erdhëm ne, si u krijuam, si u zhvilluam dhe kjo domosdo do të kthente njerëzit nga besimet fetare dhe do të transformonte në tërësi shoqëritë në tërë globin dhe do të shkaktonte ndryshime të mëdha shoqërore dhe në vetëdijen kolektive – së pari në shoqëritë e zhvilluara e pastaj në tërë globin.
Sistemi i tashëm i vlerave do të humbte në ndikim dhe njerëzit do të fillonin të mendonin dhe të silleshin ndryshe. Dhe mu për shkak të këtyre ndryshimeve të mundshme shoqërore teoria e evolucionit sot është shndërruar në dogmë. Në një dogmë për ata që duan t’ua imponojnë mënyrën e tyre të menduarit të tjerëve, të mbajnë pushtetin në duart e tyre duke detyruar njerëzit të mendojnë ashtu siç dëshirojnë propaganduesit e evolucionit, ateizmit, laicizmit dhe sekularizmit, të cilët duke gënjyer për të vërtetën biologjike, synojnë të mbajnë në kontroll mendjen dhe trupin e njerëzve dhe të mbajnë njeriun sa më larg origjinës së vërtetë të tij.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/QNR-zgjedhjet-lokale-2021-foto-Ridvan-Slivova-21-780x439-1.jpg)
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJEEEJA.jpg)
Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës "Pishman" të Adrit dhe Ilirianës
![Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476206721_10161362451642759_2030955817722221211_n-e1739385570238-780x439.jpg)
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind
![Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka
![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re