Ministri në detyrë i Financave, Besim Beqaj e ka vlerësuar sot lartë përformancën e Doganës së Kosovës, dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë me përpikëri që t’i realizojnë obligimet e tyre ligjore.
Gjatë vizitës që i bëri Doganës së Kosovës, në ndërtesën e re ku më parë ishte Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministri Beqaj ka theksuar se që nga themelimi i Doganës së Kosovës ka pasur zhvillim shumë të rëndësishëm si në fushën e mbledhjes së detyrimeve doganore për buxhet të shtetit, po ashtu edhe në fushën e sundimit të ligjit dhe aftësimin e oficerëve doganor që me sukses t’i realizojnë obligimet e veta ligjore.
Deri më sot Doganat kanë inkasuar 757 milionë euro, përkundër faktit se qarkullimi është më i vogël për 6 për qind. Krahasuar me vitin e kaluar të hyrat janë më të larta 4.42 për qind, apo 24 milionë euro.
Ministri Beqaj ka thënë se është investuar shumë në stafin e Doganës për ta pasur një administratë doganore të gatshme për tu përballur me çdo sfidë, me të cilën hasen për t’i realizuar objektivat e veta.
Ai theksoi se reforma domethënëse në Doganë ka për qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve në raport me bizneset dhe të punësuarit janë duke dhënë rezultate të rëndësishme konkrete.
Luftimi i ekonomisë joformale është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Financave, respektivisht Qeverisë së Republikës së Kosovës tha Ministri Beqaj dhe shtoi se duke u mbështetur në dokumentet strategjike të Qeverisë për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare, në hartimin e të cilave ishin të inkuadruar edhe përfaqësuesit e biznesit, shoqërisë civile dhe institucionet relevante shtetërore, synohet një rritje e qëndrueshme ekonomike ku sektori privat ka rolin udhëheqës në ekonomi. Në këtë drejtim rol të pazëvendësueshëm ka edhe Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Me këtë rast Ministri Besim Beqaj theksoi se është duke u përgatitur një nismë e re – krijimi i ekipeve të specializuara doganore dhe tatimore të cilat do të merret me parandalimin e kontrabandës jashtë pikave doganore.
Kjo do të jetë një lloj policie doganore, e cila do të ketë synimin jo vetëm të kontrollimit të pikave kufitare por edhe kontrollimin dhe eliminimin e kontrabandimit jashtë pikave kufitare. Do të jenë fillimisht afër 60 zyrtarë, 30 prej tyre do të jenë zyrtarë doganorë, ndërsa 30 prej tyre do të jenë zyrtarë nga Administrata Tatimore. Ata do të jenë mobil për të luftuar qarkullimin e mallrave të kontrabanduara jashtë pikave kufitare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri