LAJMI I FUNDIT:

Dogana mblodhi mbi 830 milionë euro

Dogana mblodhi mbi 830 milionë euro

Njësit e Doganës së Kosovës gjatë javës të fundit kanë arritur të konfiskojnë sasi të konsiderueshme të aparateve për lojëra të fatit të cilat operonin në tregun Kosovar pa licence adekuate dhe në formë ilegale.

Më saktësisht Dogana ka konfiskuar 98 aparate të lojërave të fatit dhe tri ruletë. Konfiskimi I pajisjeve ka ndodhë për shkak se subjekti ka dështuar në kryerjen e pagesë së akcizës sipas normave të caktuar me vendimin e qeverisë.

Ndërsa aparatet e tjerë të cilët janë konfiskuar gjatë aksioneve të ndryshme në periudhën 2011-2014 i janë nënshtruar procesit të asgjësimit meqenëse janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për asgjësim. Numri total prej 1282 copë i është nënshtruar asgjësimit.


Asgjësimi i fundit ka ndodhur në muajin prill 2014 ku janë asgjësuar mbi 300 aparate, ndërsa ketë herë numri i tyre ishte më i madh.

Në aspektin e mbledhjes së taksës së akcizës trendët aktuale tregojnë qartë viti fiskal do të përmbyllet me rritje në krahasim me vitin e kaluar, gjithmonë fal përkushtimit të oficerëve doganor në mbledhjen e saktë dhe luftimin e kontrabandës. Vetëm nga akciza në lojëra fati gjatë kësaj periudhe janë grumbulluar afërt 12 milionë euro.

Në përgjithësi të hyrat e mbledhura nga Dogana e Kosovës deri në fund të vitit do të jenë të hyrat rekord që nga themelimi i Doganës. Deri tani dogana ka mbledhur 833 milionë euro 4% ose 35 milionë euro më shumë se viti i kaluar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Kalo në kategori