LAJMI I FUNDIT:

Dogana gjermane fut EUR1 për Kosovën

Dogana gjermane fut EUR1 për Kosovën

Pavarësisht hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asocimit (MSA), që ka hyrë në fuqi me 1 prill të këtij vit, Gjermania ende nuk i kishte hequr barrierat për importuesit kosovarë.

Në ueb-faqen e doganës së Gjermanisë deri me sot, Kosova kishte trajtim preferencial të një anshëm.

Por siç duket pas pyetjeve që redaksia e “KosovaPress”, i dërgoj të martën ambasadës gjermane në Prishtinë, dogana gjermane ka intervenuar dhe sot, në po të njëjtën ueb-faqe është ndryshuar trajtimi për Kosovën ashtu siç është për Shqipërinë dhe vendet e rajonit që kanë nënshkruar me herët MSA-në.
Më poshtë janë ndryshimet preferenciale që ka ndryshuar shteti gjerman.


Me këtë ndryshim hiqen barrierat doganore për importuesit kosovarë dhe bizneset kosovare mund të importojnë sipas ndryshimeve të reja doganore.

PrintScrn (E fotografuar) nga faqja e Doganave në Gjermani, ditën e djeshme: