LAJMI I FUNDIT:

Do të jem zëri juaj!

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit të këtij viti po mbahen për shkak të mungesës se vizonit, koordinimit, profesionalizimit dhe kalkulimeve personale politike të koalicionit qeverisë PDK-LDK. Ky koalicion nuk ishte në gjendje ta përfundoj mandatin e tij qeverisë sepse nuk shikuan interesin qytetar, por gjithnjë shikuan interesin personal. E gjithë kjo filloj nga “Zanzi Bar”, konstatimi se ish presidenti i vendit e kishte shkelur kushtetutën, pastaj largimi i ministrave të LDK-së nga Qeveria dhe votimi i mocionit të mosbesimit të “qeverisë Thaçi”, e cila do të mbahet në mend shumë gjatë me veprimin që kishte marr, një veprim kontroversë, atë të rrëzimit të vetvetes, praktikë kjo që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë në një vend demokratik.

Nga e gjitha kjo shtrohet domosdoshmërisht pyetja, se ish koalicioni qeverisës, i cili e kishte gojën plotë perspektivë, dhe se ishin bashkuar për të mirën e vendit, a punoi për interesa të qytetarëve të Kosovës apo interesa të ngushta klanore e partiake?. Ish-koalicioni qeverisës dëshmoi që ishte i lidhur ngushtë pas karrigeve, pas interesave personale, pas nepotizmit, korrupsionit dhe dukurive tjera negative të cilat na sollën si mos më keq. Ku është rinia e Kosovës e cila vazhdimit është anashkaluar me politikën të cilët qeverisën me mentalitetin e vjetër. Ky koalicion e kishte gojën plotë fraza për rininë, se rinia është e ardhmja e këtij vendit, por nuk pamë diçka konkrete në këtë drejtim. Rinisë sonë i mungon perspektiva për të ardhëm, i mungon arsimi cilësor, i mungojnë kushtet për një jetë në të mirë dhe te dinjitetshme.

Kjo rini e shëndoshë e cila ka vullnet për të punuar është dhe duhet të jetë pjesë e institucioneve të vendit në të gjitha fushat të cilat janë me interes vital për një shoqëri të shëndosh dhe me vlera properëndimore. E nderuara rini, ka ardhur koha dhe momenti që më 12 dhjetor të këtij viti t’i ndëshkojmë se bashku ata të cilët punuan kundër interesave tona, kundër shtetit, kundër zhvillimit ekonomik dhe integritetit territorial. Ata të cilët ishin në pushtet deri dje çdo gjë e privatizuan. E privatizuan shtetin, i privatizuan institucionet, ia lanë meritat vetes për çdo gjë që ishte meritë e të gjithëve. Ata realisht më shumë i bënë dëm këtij vendi se sa dobi.


Zgjedhjet tashme po ofrojnë, të dashur qytetarë mendoni së ku do të shkoj vota juaj, ndëshkoni ata të cilët iu gënjyen, ata të cilët premtuan rrymë e ujë 24 orë, shërbime shëndetësore efikase, arsim cilësor, profesionalizim në administratë, shtrirje të sovranitetit në terr territorin e Kosovës, etj. Ata nuk ditën ta bëjnë këtë gjë prandaj mos hezitoni t’i ndëshkoni. Zgjidhni ata që kanë IDE, KREATIVITET, GUXIM DHE VULLNET POLITIK PËR NDRYSHIM! Si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovë nga radhët e LDD-së, është hera e parë që sprovohem në këtë garë dhe nëse do të kem besimin tuaj, do të jem zëri i rinisë, për kushte me të mira për një jetë më të dinjitetshme, për arsim cilësor dhe për një perspektivë evropiane.

(Autorja është kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDD-së)

Në trend

Më shumë
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë

Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë

Magazina
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari

Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari

Magazina
Kalo në kategori