Është vërtetë qesharake, por edhe ironike tek sheh disa media tona tek reklamojnë një grup të rinjsh tanë, të ashtuquajtur të rinjtë (lexo: të manipuluar) e PDK-ës tek dogjën disa pankarta kinse simbolikë e flamurit të (keq)përdorur nga ISIS.
Vërtetë kur pashë aty dëshminë e islamit – shehadetin – të cilit edhe vetë të rinjtë i besojnë, më përshkoi një shqetësim dhe thash me vete: a thua vallë a e kuptojnë këta bijë dhe bija se çfarë po bëjnë, apo thjesht i ka manipuluar dikush, pa bërë asnjëfarë analize a logjikimi?! Athua vallë kjo është hallka tjetër e zinxhirit të provokimeve që disa shkurt-pamës e urrejtje-nxitës kanë ndërmarrë kohëve të fundit kundër muslimanëve në vendin tonë?
Ashtu i shqetësuar shikoja sesi digjej emri i Allahut dhe emri i Pejgamberit Muhamed alejhi selam pa fije mëshire dhe pa asnjë konsideratë, ani pse vetë djelmoshat besojnë në shenjtërinë e këtyre dy emrave. I thash vetes se nuk besoj dhe nuk dua të besoj se këta të rinj e kanë kuptuar se çka shkruan aty se përndryshe nuk do ta digjnin një fjali të atillë?
Jam i vetëdijshëm se politikisht ai ‘flamur’ tingëllon keq, pasi që disa të papërgjegjshëm, injorantë e jokompetentë po keqpërdorin simbolet e islamit në themelimin e një shteti të fantazuar islam, e kur shikojmë veprimet e tyre na dalin se ata po ndërtojnë një ‘shtet’ gjakderdhës për vet banorët e vetë, shtet me të cilin po qeshë tërë bota.
Mirëpo, nga ana tjetër, shehadeti është simbol ekskluziv i islamit e jo i ISIS-it. Ai flamur nuk është zyrtar; atë shtet të vetëshpallur nuk e njeh askush dhe e kanë dënuar të gjithë dijetarët myslimanë pa dallim, përfshirë edhe neve.
Mirëpo, a nuk tingëllon po ashtu e keqe edhe lëndimi i ndjenjave fetare, nxitja e urrejtjes dhe provokimi. Djegia dhe shkatërrimi a janë mjete ISIS-iane apo demokratike. Deri kur disa nga ne do të bëhen aq të palogjikshëm sa të mundohen të shprehin kundërshtinë e tyre ndaj grupeve të ndryshme terroriste me po të njëjtat mjete dhe metoda të vet atyre. Pjesëtarët e ISIS-it kohë më parë, në mënyrë primitive, digjnin pasaportat dhe dokumentet e Kosovës dhe tash dalin të rinjtë e PDK-së me të njëjtin mentalitet djegin atë që e quajnë ‘flamur’ të ISIS-it. Çfarë ironie!
Ky artikull nuk synon të përkrah të vetëquajturin ‘Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit – ISIS’, siç do të mundohen ta keqpërdorin këtë artikull disa portale torollake, por artikulli synon të vë në spikamë se askush nuk ka të drejtë t’i përvetësojë simbolet bazë të islamit, sikur që është shehadeti – dëshmia e të qenit mysliman – sepse ky është parimi i parë i besimit islam. Nuk ka dyshim se ISIS nuk i solli asgjë të mirë botës myslimane, në veçanti Lindjes se Mesme, përveç trazirave, djegieve, dhunës, gjakderdhjes dhe të qenit në shërbim të të huajve.
Mirëpo, përderisa askush nuk ka të drejtë t’i përvetësojë e t’i keqpërdorë simbolet islame, sikur shehadeti në këtë rast, gjithashtu askush nuk ka të drejtë të djegë shehadetin-dëshminë pasi që kjo fjali LA ILAHE IL-ALLAH MUHAMED RESULULLAH (nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Tij), në fakt, është fjalia më e ëmbël dhe më e shtrenjtë. Fjali kjo për të cilën është krijuar toka dhe qiejt, pa të cilën nuk do kishte jetë në këtë gjithësi. Fjali kjo pa të cilën nuk mund të konsiderohej mysliman askush, pa të cilën nuk hapen dyert e Xhenetit. Fjali kjo e cila flenë në zemër të çdo myslimani, pavarësisht keqpërdorimeve të saj.
Në fjalorin tonë fetar nuk ka fjali më të shtrenjtë dhe më të shenjët sesa La ilahe il-Allah, ndaj edhe nuk ka diçka që i provokon myslimanët më shumë sesa tallja, nënçmimi, nëpërkëmbja dhe përbuzja e kësaj fjalie. Me pohimin dhe besimin e kësaj fjalie njeriu hyn në fe dhe me mosbesimin dhe mohimin e saj njeriu del prej feje/Islamit.
Nuk arrijmë ta kuptojmë dot ‘irritimin’ kaq të madh të rinisë së PDK-ës në lidhje me veprimet e ISIS-it, kur dihet se veprimet e tyre i kanë dënuar të gjithë shqiptarët e të gjithë myslimanët. Madje të gjitha autoritetet fetare në Kosovë, Ballkan e më gjerë, kanë dhënë qëndrimin e tyre në lidhje me veprimet e atij grupi njerëzish, duke mbajtur qëndrim kundër ISIS-it dhe duke u distancuar nga çdo veprim i tyre që e bëjnë padrejtësisht në emër të Islamit.
Për fund, nëse dikush dëshiron të kundërshtojë veprimet e dhunshme të dikujt të mos përdorë mjete dhune dhe urrejtje-nxitëse. Djegia e fjalës La ilahe il-Allah nuk nënkupton kundërshtim i ISIS-t sepse shehadeti është simbol i islamit e jo i ISIS-t. Ai padrejtësisht po keqpërdoret nga ISIS-i. Rinia e PDK-ës ka qindra e mijëra metoda tjera për ta kundërshtuar ISIS-in, sikurse shpërndarja e ndonjë ligjërate, fletushke apo libri në të cilin paraqitet realiteti i atij grupi, qëndrimet e dijetarëve myslimanë dhe jomyslimanë karshi atij grupi. Pastaj, qëndrimi i islamit ndaj shenjtërisë së gjakut të njeriut, tolerancës së Islamit e të ngjashme.
Andaj të rinjtë tanë të mos bien viktimë e disa udhëheqësve të padenjë politikë, të cilësdo parti qofshin, e të mundohen të behën ‘më katolikë se Papa’, kinse ata po i prijnë punëve të hairit në shërbim të Atdheut. Jo të nderuar, nuk shërbehet Atdheu e shoqëria duke provokuar shumicën e banorëve të vendit, dhe vetveten në këtë rast, pasi që edhe ata djem e vajza vet janë myslimanë. Ekzistojnë forma tjera më të mira, më të mençura, më demokratike dhe më të ndershme për t’i shërbyer atdheut. Djegia është rrënim, mjet i dhunës e jo shërbim e as simbol i paqes.
Lus Zotin fuqiplotë që ky gjest i indoktrinuar politik të mos përsëritët më dhe ata djem e vajza të pendohen për mëkatin që kanë bërë, madje nëse e kanë ditur se çka shkruan në atë flamur dhe e kanë bërë me paramendim kjo i vë në pikëpyetje dhe besim dhe fenë e tyre, e nuk ia vlen barra qiranë.
Edhe pse disa portale torollaqe vazhdojnë të deformojnë çdo reagim që erdhi kundër kësaj djegieje të panevojshme, megjithatë, falë Zotit, reagimet ishin të shpejta nga shumë njerëz të mençur e të ndershëm, duke filluar nga kryesia e BIK-ut e deri tek intelektualë dhe politikan të ndryshëm. Madje, e konsideroj akt të mirë takimin e disa djelmoshave të atij grupi nga të rinjtë e PDK-së me myftiun e Kosovës, Naim Ternava, ku në një farë mënyre pranuan se ganë gabuar. E kush nuk është gabimtar në këtë botë!? Por, gabimtari më i mirë është ai që pendohet apo largohet nga gabimi. Ata djem u tërhoqën dhe bënë mirë, por lus dhe u kërkojë të gjithëve mos ti përsërisim veprimet e këtilla, sepse ato më së paku i shërbejnë vendit dhe shoqërisë sonë.
Zoti na drejtoftë e na udhëzoftë të gjithëve. I madhi Zot e ruajt këtë popull e këtë vend nga çdo mendim dhe veprim i lig që bëjnë njerëzit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?