LAJMI I FUNDIT:

Djalit të Bin Ladenit i refuzohet hyrja në Egjipt, deportohet në Turqi

Djalit të Bin Ladenit i refuzohet hyrja në Egjipt, deportohet në Turqi

Zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Kajros kanë thënë se Omar bin Ladenit, djalit të ish-udhëheqësit të Al Qaedas, Osama bin Laden, i është ndaluar hyrja në Egjipt dhe më pas ai është deportuar për në Turqi.

Omar, 34 vjeçar, dhe bashkëshortja e tij britanike, Zaina al Sabah, kanë arritur në Katar më 17 dhjetor, njoftojnë zyrtarët duke shtuar se ata janë lejuar të largohen nga Turqia sipas dëshirës së vet çiftit, transmeton REL.

Zyrtarët, që kanë folur në kushte anonimiteti, nuk kanë dhënë ndonjë arsye pse emri i djalit të Bin Ladenit është në mesin e personave që nuk duhet lejuar të futen në Egjipt.


Omari, djali i katërt i Bin Ladenit, është ndarë nga i ati në vitin 2001, pasi kishte jetuar në Afganistan nga viti 1996.

Në një intervistë dhënë Reutersit në vitin 2010, Omar ka thënë se fëmijët e Bin Ladenit po bëjnë përpjekje që të jenë “qytetarë të mirë të botës”, porse ata po stigmatizohen pasi janë fëmijët e liderit të Al Qaedas. Në atëkohë, ai ka thënë se asnjë nga fëmijët e Bin Ladenit nuk janë pjesë e Al Qaedas.

Osama bin Laden është vrarë gjatë një operacioni amerikan në vitin 2011, në një sulm që është konsideruar si goditje e madhe për rrjetin terrorist i cili ndër të tjera e ka kryer sulmin terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori