LAJMI I FUNDIT:

Djali turpëron të dashurën: Publikon fjalët që ajo thoshte në gjumë

Djali turpëron të dashurën: Publikon fjalët që ajo thoshte në gjumë

Ky djalë është vërtetë një komik i madh. Një i dashur është bërë sensacion i momentit në rrjetet sociale teksa ka bërë publike ditarin e tij të veçantë ku shkruante frazat që ka thënë e dashura e tij në gjumë.

I njohur si Soggybrick, ai ka shkruar në Facebook disa nga këto fjalë vërtetë qesharake.

Djali i djallëzuar e ka turpëruar të dashurën e tij ku ka bërë publike fjalët pakuptim të thëna nga ajo në mënyrë të pavetëdijshme.

Ja disa nga shprehjet:


“Dua pak argjilë, gjërat janë shpërndarë gjithandej”

“Nuk mund të bëj asgjë tani, jam në mes të filxhaneve”

“Nuk mund të bëjmë të tjera, nuk kemi makinën e madhe”

“Disa persona të çuditshëm po më testojnë”

“Më duhen më shumë këmbë”

“Nuk e ke fituar besimin tim”

“Ndjej se tastiera ka ngecur tek unë”

“Sa ka ngelur deri sa harta të mbarojë”

“Nuk e mbaj mend përse ti po shkëmbeje mollët”

“Me jep gjërat shijuese”

“Nuk mund të fle, se do futem në telashe. Shtrat, shtrat, shtrat”

“Djathi nuk mund të jetë kështu”