Dituria – rrugë e sigurt drejtë zhvillimit
Ndërlidhjet analitike ndërmjet aspekteve materiale të jetës me ato fetare e shpirtërore janë elemente që garantojnë zhvillim dhe stabilitet shoqëror, ekonomik e politik të një vendi.
Jemi në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit, pjesën në të cilën ka filluar shpallja e Kur’anit. Sikur që e dini, para më shumë se 1430 vitesh, në shpellën Hira, në Mekë, atje ku Muhamedi (Paqja dhe mëshira qofshin më të!) vetmohej për adhurim, filloi shpallja e fjalëve të para hyjnore: “Lexo me emrin e Zotit tënd!” (El-Alek, 1).
Me këto fjalë filloi kontakti ndërmjet Qiellit dhe Tokës për t’i treguar gjithë njerëzimit, myslimanëve në veçanti, se rruga që duhet ndjekur është ajo e dijes.
Për të dëshmuar këtë shpirt dije dhe shkence të islamit, edhe në mesin tonë, pata nderin që më 31.07.2013 të bëjë edhe promovimin e dy veprave të mia, “Shtatë grupet e lumtura në ditën e gjykimit” dhe “Djaloshi më i bukur në botë”. Përmes këtij promovimi, gjatë një iftari modest, me mysafirë e dashamirë të shumtë u munduam të përçojmë mesazhin se islami është fe e mendjes, arsyes së çiltër dhe diturisë.
Falënderoj shumë të gjithë pjesëmarrësit, e në veçanti anëtarët e panelit, për diskutimet, këshillat dhe sugjerimet e tyre. Ishte një konkludim i përbashkët se rruga jonë drejt zhvillimit, padyshim, është dituria.
Myftiu Naim Tërnava ua përkujtoi besimtarëve dhe gjithë të tjerëve se ky islam, i cili po etiketohet dhe njolloset nga ata që nuk kanë lexuar madje as dy tituj rreth tij, nuk ka të bëjë fare me akuzat që po i vishen. Një fe, që në esencë nënkupton paqe dhe që për fjalë dhe urdhër të parë ka diturinë, nuk ka mundësi të jetë e dhunshme. Kësisoj, islami dhe ekstremizmi janë dy gjëra tërësisht të ndryshme, rrënjësisht të kundërta, absolutisht të papërputhshme.
“Janë të kthyera shpinë për shpinë, pra diametralisht të kundërta, që nuk mund të takohen kurrë”, u shpreh Myftiu Tërnava.
Se islami nuk është ekstrem, se përkundrazi ai ka traditë me rrënjë dhe rrjedhimisht edhe merita të mëdha në zhvillimin tonë kombëtar dhe kulturor, foli edhe akademik Nexhat Daci. Ai tha fjalë të arta, fjalë të ëmbla e të mëdha, të cilat do të doja shumë sikur t’i kishin dëgjuar “të diturit”.
“Kosova mëton Evropën, por kurrë në kurriz të kulturës sonë. Në Evropë mund dhe duhet të shkojmë kështu siç jemi, shqiptarë myslimanë. Rruga jonë nuk është me emra e slogane, por me punë dhe dije”.
E, për dijen dhe rëndësinë që i kushton asaj islami, foli edhe ministri Ferid Agani.
Thjeshtë, që të tre mysafirët e nderuar diturinë e përshkruan si rrugë të vetme drejtë përparimit e avancimit. Ne nuk do të zhvillohemi në mënyrë magjike nëse vetëm hyjmë në Evropë. Nëse, sipas disa analizave, standardi ynë është larg atij evropian për 80 vite, atëherë në vend të llastimeve e deklaratave boshe, ne duhet të punojmë shumë më shumë. Jemi larg aq shumë sa që kërkohet shumë punë e angazhim. Vetëm avancimi shkencor e edukativ dhe dituria e hairit mund të na e shkurtojë këtë rrugë.
Këtë rrugë jam munduar ta përshkruaj pikërisht në këto dy vepra të botuara së fundi. E vërteta është se ato janë kryesisht fetare, por, siç shpjeguan edhe anëtarët e nderuar të panelit, ato përmbajnë mësime të dobishme që ndihmojnë zellshëm në formimin sa më të mirë të myslimanëve, qoftë si individë, por edhe si shoqëri.
Ndërlidhjet analitike ndërmjet aspekteve materiale të jetës me ato fetare e shpirtërore janë elemente që garantojnë zhvillim dhe stabilitet shoqëror, ekonomik e politik të një vendi. Këtë element të rëndësishëm e kishte kuptuar për mrekulli ministri Agani, kur gjatë fjalimi të tij shkoqiti me theks të veçantë ajetin kuranor: “Me të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut ia kanë frikën më se shumti dijetarët!” (Fatir, 28).
Gjatë elaborimit të librave në fjalë, ne nuk u mjaftuam vetëm me analizim të ajeteve të Kuranit, por kemi sjellë edhe shembuj praktik nga historia personaliteteve të ndryshme myslimane. Në fakt, kemi veçuar një libër të tërë për të treguar se si pjekuria shpirtërore është element stabilizues, jo vetëm në jetën individuale të njeriut, por edhe në atë shoqërore. Pra, ky është libri që flet për të Dërguarin e Allahut, Jusufin (alejhi selam) dhe shëmbëlltyrën e tij të pastër. Ai është model për besimtarin si individ, për sprovat dhe problemet me të cilat mund të ballafaqohet njeriu gjatë jetës, sikur që është model për besnikërinë dhe përgjegjësinë që duhet treguar besimtari në detyrat me të cilat është i ngarkuar.
Ky libër sjellë prova historike se si formimi fetar është i pazëvendësueshëm. Ky libër na sjellë në kujtesë se populli ka nevojë imediate të përfitojë nga përjetimet, eksperiencat dhe rrugëdaljet e Jusufit (alejhi selam).
Ne jemi dëshmitarë të korrupsionit, vjedhjeve, vrasjeve dhe shumë e shumë krimeve tjera, por, mjerisht nuk na jepet rasti e as mundësia që t’ua dëshmojmë të gjithëve se kontributi ynë në parandalimin e këtyre dukurive mund të jetë akoma më i madh. Islami është fe që reflekton prosperitet, andaj duhet ndjekur rrugën e tij për të realizuar qëllimet tona. Le të jetë moto dhe mesazh i këtij promovimi se “vetëm me dituri të mirëfilltë ne mund të ecim para e të zhvillohemi”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?