Xiaoqing Yu
Ndjehem thellësisht e shqetësuar nga titujt e mediave që vijnë se fundmi nga Ballkani Perëndimor, të cilët zbulojnë statistika alarmante mbi përhapjen e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave. Përmes këtij shkrimi, do doja të bashkohem me miliona njerëz në mbarë botën që po marrin pjesë në 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, duke mbrojtur këtë çështje jetike.
Dhuna me bazë gjinore është një problem i përhapur që tejkalon kufijtë, duke prekur globalisht, çdo rajon. Mesatarisht, një grua humb jetën për shkak të dhunës me bazë gjinore çdo 10 minuta në botë dhe trendi është përkeqësuar vitet e fundit. Edhe pse Ballkani Perëndimor nuk i tejkalon mesataret globale, ai ende përballet me sfida të rëndësishme. Situata thekson nevojën urgjente për përmirësime gjithëpërfshirëse, pasi dhuna me bazë gjinore nuk është vetëm një çështje e të drejtave të njeriut, por përbën një pengesë madhore për zhvillimin.
Në Ballkanin Perëndimor, dhuna me bazë gjinore pengon arsimin, punësimin dhe mundësitë për të qenë pjesë e lidershipit. Sipas Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Bosnjë dhe Hercegovinë, pothuajse gjysma e grave kanë përjetuar abuzim, ndërsa një përqindje tronditëse prej 84 për qind e këtyre rasteve nuk raportohen. Për ta vendosur në kontekst, tre linjat aktive SOS të vendit kanë marrë pesë mijë thirrje vetëm në nëntë muajt e parë të këtij viti – rreth një thirrje çdo 20 minuta.
Në Kosovë, studimet treguan se pothuajse një e treta e femrave të rritura kanë përjetuar ngacmime seksuale, dhe pothuajse gjysma e tyre e konsiderojnë dhunën në familje si një çështje private që duhet zgjidhur brenda familjes. Në Shqipëri, dy të tretat e grave dhe vajzave kanë përjetuar dhunë në takime për njohje, ndërsa një e treta janë përballur me ngacmime seksuale. Tragjikisht, femicidi është i përhapur në Ballkanin Perëndimor, ku një në dy gra të vrara është viktimë e burrit ose partnerit të saj.
Është inkurajuese të shohim njohjen dhe diskutimin në rritje të dhunës me bazë gjinore. Në mars të vitit 2023, organizatat e shoqërisë civile në vendet e Ballkanit Perëndimor u bashkuan për të ndërmarrë veprime, duke filluar nga monitorimi në gjykata i rasteve të femicidit dhe dhunës me bazë gjinore. Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi nisën përpilimin e një hartë interaktive që dokumenton femicidet që nga viti 2020, e cila rrit ndërgjegjësimin dhe nxit diskutime thelbësore.
Përtej përpjekjeve të shoqërisë civile, ndryshimet politike janë thelbësore për të avancuar barazinë gjinore dhe për të luftuar dhunën me bazë gjinore në rajon.
Së pari, është urgjente të forcohen përpjekjet për parandalim. Dëshmitë sugjerojnë se iniciativa si programet prindërore – të hartuara për të promovuar zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve – dhe fushatat e synuara për ndërgjegjësim publik mund të fuqizojnë gratë ndjeshëm si dhe të sfidojnë normat gjinore të dëmshme. Këto iniciativa ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve gjinore, adresimin e pabarazive të rrënjosura dhe pajisjen e familjeve me aftësi për zgjidhjen e konflikteve dhe komunikimin jodhunues.
Së dyti, një përgjigje efektive ndaj dhunës me bazë gjinore duhet të përqendrohet në nevojat e të mbijetuarve dhe të integrohet në sektorët kyç. Sektori shëndetësor duhet të ofrojë mjedise të sigurta për të mbijetuarit për të patur kujdes mjekësor dhe mbështetje psikologjike. Sektori i arsimit mund të lehtësojë ndërhyrjet e hershme përmes programeve të bazuara në kopshte dhe shkolla që adresojnë dhunën si dhe të zbatojnë ndryshime në kurrikula për të sfiduar normat gjinore të dëmshme. Përmirësimet infrastrukturore, si transporti publik më i sigurt, gjithashtu mund të reduktojnë rreziqet dhe të rrisin lëvizshmërinë për gratë dhe vajzat.
Së treti, forcimi i sistemeve të menaxhimit të informacionit përmes digjitalizimit mund të përmirësojë koordinimin mes ofruesve të shërbimeve, të ndjekë rastet për të parandaluar përsëritjen dhe të përdorë analizat e të dhënave për të informuar politikat dhe strategjitë e parandalimit.
Në Bankën Botërore, ne jemi të përkushtuar për të përshpejtuar barazinë gjinore duke adresuar pengesat strukturore që përjetësojnë dhunën me bazë gjinore. Ne promovojmë mundësi ekonomike gjithëpërfshirëse dhe nxisim zhvillimin e kapitalit njerëzor për të siguruar rritjen e qëndrueshme dhe për të reduktuar varfërinë. Në Ballkanin Perëndimor, ne mbështesim në mënyrë aktive përpjekjet për të luftuar dhunën me bazë gjinore – nga trajnimi i personelit shëndetësor në Kosovë deri te promovimi i regjistrimit të pronave për gratë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi. Qëllimi ynë është të krijojmë një mjedis ku gratë dhe vajzat mund të ndjehen të fuqizuara për të kontribuar në shoqëri gjithëpërfshirëse.
(Autorja është drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët