Teatri Kombëtar i Kosovës të premten ka shënuar tri ngjarje. Është festuar Dita Botërore e Teatrit, është kujtuar primadona e këtij institucioni në dhjetëvjetorin e vdekjes, Melihate Ajeti, dhe është ndarë çmimi për vepër jetësore, shkruan sot Koha Ditore. Me këtë çmim është nderuar regjisorja Melihate Qena. E për katër çmime tjera nuk ka pasur fitues.
Juria s’ka mundur të gjente shfaqjen më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin ose aktoren më të mirë dhe shfaqjen më të mirë për përfaqësim ndërkombëtar. E kjo dëshmon krizën e skenës teatrore në vend.
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së TKK-së, Lumnie Sopi, ka thënë se Dita Botërore e Tetarit i kushtohet një institucioni që është dhuratë e veçantë që njerëzimi i ka bërë vetes, të shkuarës, të tashmes e të ardhmes.
“Kjo ditë është aq e veçantë, sepse na bën të kujtojmë rëndësinë që ka teatri për t’i bashkuar njerëzit për të komunikuar e për t’i përcjellë tutje si kasnecët në antikë emocionet, përmbajtje e vlera shumë të rëndësishme për njerëzimin”, ka thënë Sopi. Sipas saj, kjo ditë na bën të kujtojmë emrat e mëdhenj të skenës së TKK-së që krijuan historinë teatrore dhe identitetin teatror të Kosovës.
Ka përmendur Katarina Josipin, Abdurrahman Shalën, Istref Begollin, Muharrem Qenën, Melihate Ajetin, Avdush Hasanin, Ragip Loxhën, Shani Pallaskën, Nuredin Loxhën, Faruk Begollin, Ahmet Spahiun, Ali Ahmetin, Hazir Miftarin e Naxhie Devën, duke thënë se ka edhe shumë të tjerë.
“Si për koincidencë, pikërisht dje një ditë para këtij evenimenti mbushen plot dhjetë vjet qysh kur u nda nga jeta zonja e madhe e teatrit, diva e Teatrit Kombëtar, zonja Melihate Ajeti”, ka thënë Sopi. Të enjten, në dhjetëvjetorin e vdekjes së saj, siç raportoi gazeta, Ajeti nuk u kujtua nga institucionet. E një ditë më vonë, në TKK kolegët e kanë nderuar me një duartrokitje të gjatë. Është kujtuar edhe gjenerata e parë e aktorëve të diplomuar të këtij institucioni në 45- vjetorin e diplomimit të tyre.
“Dita Botërore e Teatrit e gjen TKK-në me shumë probleme e shumë sfida, por gjithashtu edhe me shumë optimizëm për ditë më të mira. Kemi marrë konfirmim nga MKRS-ja se projektet tona do të mbështeten plotësisht”, ka thënë Sopi.
E për vendimin e jurisë që pos për vepër jetësore të mos ndahen çmimet tjera për 2014-n, aktori Bislim Muçaj, anëtar jurie, bashkë me Agim Selimin, Musa Ramadanin, Besim Rexhajn e Naser Shatrollin, ka thënë se këtë edicion prurjet teatrore ishin shumë të pakta.
“Kanë aplikuar gjithsej tri shtëpi private teatrore me katër shfaqje. Shumica e shfaqjeve janë projeksione teatrore të vitit 2013, posaçërisht ato që janë të nominuara për përfaqësim ndërkombëtar. Fatkeqësisht duhet theksuar një absurditet të llojit të vet. Sivjet nuk kemi nominim nga TKK-ja, nga teatri ‘Dodona’, e as nga teatrot e qyteteve”, ka thënë ai.
Ka thënë se si juri ishin të vetëdijshëm për vlerat e shfaqjeve, por me vetëm katër nominime për katër çmime, nuk është ndarë asnjë çmim tjetër pos atij për vepër jetësore, ceremonia e të cilit parashihet të organizohet javën e ardhshme.
E laureatja Melihate Qena ka thënë se edhe dy herë ka qenë e nominuar, por nuk e ka fituar çmimin.
“Nuk e di si është të marrësh çmime. Më besoni që më me lehtësi i kam pranuar dënimet. Në jetën time që nuk mund të lavdërohem që kam pasur fat të madh, megjithatë e kam pasur një fije që me ka mbajtur në jetë e ai ka qenë teatri i kukullave”, ka thënë Qena. Ka thënë se këtë punë e ka bërë e vazhdon ta bëjë me sinqeritetin dhe dashurinë më të madhe.
Aktori Bislim Muçaj ka lexuar edhe mesazhin e Ditës Botërore të Teatrit që këtë vit është shkruar nga regjisori polak Krzysztof Warlikowski.
“Mjeshtërit e vërtetë të teatrit, më lehtë se kudo, gjenden larg skenës. Dhe përgjithësisht, ata nuk kanë interes për teatrin si një makinë që replikon konvencione e riprodhon klishe. Ata kërkojnë burimin pulsues, rrëketë e gjalla që synojnë të tejkalojnë sallat e shfaqjeve apo mizoritë e njerëzve të kërrusur mbi kopjimin e një bote, apo një tjetre”, shkruan në mesazh.
Ndër të tjera ai ka shkuar se gjeneratat e tashme nuk janë të zotët të ngrenë kulla, dhe muret që me kokëfortësi ngrenë, nuk mbrojnë prej asgjëje përkundrazi, ato vetë kërkojnë mbrojtje dhe përkujdesje që konsumon energjinë tonë jetësore. Në mesazh është cituar Kafka kur ka përshkruar legjendën e Prometeut.
“Jam i bindur se të njëjtat fjalë duhet të përshkruajnë teatrin. Dhe ky është lloji i teatrit, që i bazuar tek e vërteta dhe që gjen fundin e vet tek e pashpjegueshmja, uroj për gjithë punëtorët e tij, ata në skenë e ata në publik, dhe e uroj këtë me gjithë zemër”, shkruan krejt në fund të këtij mesazhi.
Por nja 50 kilometra më larg, kolegët e aktorëve të TKK-së s’kanë gjetur asnjë arsye për të festuar. Aktorët e Teatrit të Gjilanit nëpërmjet një komunikate kanë përkujtuar se janë “pa kontrata të punës, pa buxhet të ndarë për këtë vit, pa staf teknik, të lënë anash dhe të injoruar, përkundër dëshirës, pasionit, vullnetit, gatishmërisë dhe angazhimit të vazhdueshëm deri më tash”. /koha.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Orson Wellesi përçmues: Laurence Olivier ishte "budalla", Spencer Tracy "i urryer", Charlie Chaplin "arrogant" ...

ASNJË

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa