Disiplina partiake – ç’ka është kjo?
Disiplina partiake është e drejtë legjitime e liderëve partiakë, të cilët mund t’i kushtëzojnë deputetët e partisë së tyre për të mos e shkelur vijën e partisë. Një praktikë e tillë funksionon pa shumë telashe në demokracitë liberale properëndimore.
Votimi i presidentit të ri dhe të Qeverisë Thaçi 2 ka nxitur reagime jo vetëm mes grupimeve opozitare politike, por edhe në mesin e shoqërisë civile e medieve të caktuara. Reagimi më interesant dhe më kontraverz, megjithatë, ka qenë ai i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, zotit Jakup Krasniqit, meqë si zyrtar i lartë i PDK-së subjektin e tij partiak ku vetë është pjesë e lidershipit, si dhe liderin e saj zotin Hashim Thaçi i ka akuzuar për totalitarizëm. Një kualifikim i tillë është pritur me entuziazëm nga opozita dhe disa medie, të cilat nuk janë marrë me kontekstin kuptimor të fjalës totalitarizëm.
Duke mos dashur që ta kontestoj diversitetin e mendimeve si një nga fondamentet e demokracisë, do të doja të merresha vetëm me konotacionet që ngërthen fjala totalitarizëm që lexuesi i këtyre rreshtave ta ketë të qartë se sa do t’i shkonte përshtati një epitet i tillë liderit të një partie politike, në këtë rast atij të PDK-së.
Totalitarizmi definohet si sistem politik ku shteti nën kontrollin e individit, fraksionit ose klasës politike nuk njeh limite me qëllim të ushtrimit të autoritetit mbi çdo aspekt të jetës publike e private. Pra, totalitarizmi në koncept është e kundërta e demokracisë. Për më tepër, është forma më e vrazhdët e antidemokracisë e cila pothuajse identifikohet me fashizmin! Si term, fjala totalitarizëm është përdorur së pari më 1926 nga italiani Giovanni Amendola, i cili duke përshkruar fashizmin italian si sistem fondamnetalisht të ndryshëm nga diktatorshipet konvencionale, totalitarizmin e cilësoi si shoqëri në të cilën ideologjia e shtetit kishte influencë mbi shumicën e qytetarëve duke politizuar madje çdo gjë shpirtërore dhe humane. Mirëpo, totalitarizmi i referohet regjimit shtetëror dhe jo strukturave partiake dhe lidershipit të tyre. Sepse, pluralizmi politik është pjesë e demokracisë e kurrsesi e totalitarizmit, si antipod i demokracisë.
Një formë më e butë se totalitarizmi është autoritarizmi që nënkupton koncentrimin dhe centralizimin e pushtetit përmes represionit politik dhe eliminimit të sfiduesve potencialë. Kjo nënkupton përdorimin e partive politike dhe mas organizatave për ta mobilizuar popullin rreth synimeve të shtetit. Pra, nga sa shihet, as ky nocion nuk përshkruan veprimet e një kryetari të partisë politike, meqë autoritarizmi është kategori e nivelit pushtetar e jo partiak. Një nocion tjetër i përafërt që hipotetikisht do të mund t’i atribuohej një situate të tillë do të ishte autokracia. Mirëpo, edhe autokracia i referohet formës së qeverisjes ku një person posedon pushtet të pakufizuar. Pra, as ky term nuk përfshin autoritetin e një personi në një parti politike, por si në dy rastet tjera, ai ka të bëjë me kategoritë pushtetare. Të tri kategoritë e lartpërmendura: totalitarizmi, autoritarizmi dhe autokracia janë inkompatibile me demokracinë dhe mendësitë e tilla eventualisht të pranishme, janë të destinuara të mbesin të izoluara dhe të dështojnë si çdo inkompatibilitet tjetër.
Ajo çka bëri lidershipi i PDK-së në Kuvend, duke kërkuar një pauzë ku, siç thuhet, u ushtrua presion mbi deputetet e PDK-së për ta votuar për president kandidatin e koalicionit të PDK – AKR, z.Behgjet Pacollin, nuk ka të bëjë as me totalitarizmin, as me autoritarizmin e as me autokracinë. Kjo ka të bëjë me një praktikë të njohur demokratike që në botën e civilizuar njihet si disiplina partiake. Çka është disiplina partiake? Në demokraci, disiplina partiake është mundësia që ka grupi parlamentar i partisë politike t’i kushtëzojë anëtarët e vet për t’i mbështetur politikat e lidershipit të tyre partiak. Në demokracitë liberale, disiplina partiake zakonisht i referohet kontrollit që liderët partiakë kanë mbi legjislaturën.
Disiplina partiake ndahet në disiplinë të tipit të fortë dhe atë të tipit të butë. Disiplina partiake jashtëzakonisht e fortë është në sistemet properëndimore sikurse Anglia, Kanadaja, Australia, Zelanda e re dhe India. Në këto shtete vota e legjislaturës kundër qeverisë është kuptuar si një mjet që mund të shkaktojë kollabimin e qeverisë e që bazohet në parimin e votës së fshehtë. Në situata të këtilla, është skajshmërisht e parëndomtë që një anëtar të votojë kundër dëshirave të partisë së vet. Liderët partiakë në qeveritë e tilla shpesh kanë autoritet të përjashtojnë anëtarët e partisë të cilët shkelin vijat partiake.
Disiplina e butë partiake është e pranishme në sistemet kongresiste, si në SHBA, ku deputetet mund të votojnë sipas vullnetit të tyre që nuk është gjithnjë në harmoni me dëshirat e partisë. Kjo ndodh kryesisht me rastet kur deputetet zgjedhin të përfaqësojnë interesat e regjionit nga vijnë ose te ndjekin grupimet brenda partisë së tyre. Pra, jo në çfarëdo situate!
Në rastin e seancës së Kuvendit të Kosovës kemi të bëjmë me fenomenin e disiplinës partiake që manifestuan të gjitha partitë, pra edhe ato opozitare. Këto të dytat në fakt e filluan këtë marifet duke u pamundësuar votimin anëtarëve të vet me tërheqjen e tyre para se të fillonte votimi nga frika se disa deputetë të opozitës mund ta votonin kandidatin për president dhe qeverinë Thaçi 2. PDK e zënë ngushtë me numrin e kufizuar të deputetëve që mezi bënin numrat e domosdoshëm në Kuvend për ta votuar për president njeriun për të cilin ishte arritur marrëveshja mes palëve në koalicion, u detyrua që ta përdorë disiplinën partiake për ta legjitimuar marrëveshjen. Sikur kjo të mos arrihej vendi duhej të shkonte përsëri në zgjedhje e që nuk do të ishte në interesin e shtetëror të Kosovës. Ky ishte edhe konteksti pozitiv i reagimit të politikës amerikane për ta ndihmuar Kosovën në përballimin e një krize potenciale të institucioneve të Kosovës. Ambasadori Dell nuk gaboi!
Si përfundim, disiplina partiake mund të përdoret në demokraci qoftë edhe duke kërcënuar deputetët se më nuk do të jenë pjesë e listave për deputetë. Kurse, termi totalitarizëm nuk mund të identifikohet kurrsesi me disiplinën partiake që siç u pa është e lejuar në demokraci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës