LAJMI I FUNDIT:

Disa nga detajet e Ford Taurusit të ri (Foto)

Disa nga detajet e Ford Taurusit të ri (Foto)

Fordi ka shpalosur modelin ‘Taurus 2016’ në një eveniment special në Shangai, pak para debutimit zyrtar në ‘Shanghai Motor Show’.

Vetura e re e kompanisë amerikane do të prodhohet në një fabrikë në Kinë.

Sa i përket dizajnit, Taurusi i ri ngjason me modelin e fundit Mondeo/Fusion, njofton koha.net. Ndryshimet vërehen te dritat dhe te rrotat 19-inç.


Makina ka motor 2.7 litër EcoBoost V6, por Fordi akoma nuk ka publikuar të gjitha karakteristikat e tij.

Kompania amerikane thotë se vetura vjen në “paketë të mençur dhe të fortë”.

‘Ford Taurus 2016’ do të prodhohet në degën e porsahapur të Fordit në Hangzhou që për një vit ka kapacitetin e prodhimit të 250 mijë veturave. /Telegrafi/

taur1 taur2 taur3 taur4 taur5 taur6